Pritet të nis së shpejti, Big Brother Vip Kosova mirëpret banorët e parë në shtëpi!





“Big Brother VIP Kosova” pritet të fillojë shumë shpejt. Ndërkohë, moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka zbuluar përmes një postimi në Instastory se banorët e parë janë ngujuar në shtëpi.

Ajo shfaqet krah drejtorit të përgjithshëm, Adriatik Kelmendi, moderatorit Alaudin Hamiti dhe pjesë nga stafi drejtues i Klan Kosova që po punon për këtë projekt.

Kujtojmë që deri tani është zbuluar se moderatorë të spektaklit do jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti ndërsa opinionist Olti Curri.