Produktet industriale u rritën për 15.3% në muajin shtator





Çmimet e produkteve industriale në shtator të këtij viti janë rritur për 15,3 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, ka njoftuar sot Enti i Statistikave.

Çmimet u rritën më së shumti në prodhimin e e derivateve të naftës me 63,5%, pasuar nga prodhimi i letrës dhe produkteve të letrës, ku u shënua rritje prej 35,9% dhe përpunimi i drurit dhe produkteve të drurit, tapës, kashtës dhe thurjes, me përjashtim të mobilieve, me rritje çmimi prej 28.7 për qind.

Çmimet e ushqimeve në botë kanë rënë për të gjashtin muaj radhazi

Rritje të çmimeve prej më shumë se 20 për qind është shënuar edhe në shfrytëzimin e naftës bruto dhe gazit natyror – 23,7 për qind, prodhimit të energjisë – 23,6 për qind, por edhe në prodhimin e produkteve ushqimore – 20,2 për qind.