Adelina Ismaili është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të talentuara të skenës shqiptare.

Pavarësisht këtij fakti, artistja u shkëput për një periudhë shumë të gjatë nga muzika, duke mos zbuluar se cila arsye fshihej pas këtij vendimi. E ftuar në emisionin ‘Ndrrimi i natës’, Adelina pohoi se nuk mund të kthehej në skenë, pasi sytë e nënës nuk e shoqëronin më.

 ‘Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kem dy sytë e mamit që më shohin.

Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja’,- ka pohuar Adelina.

Kujtojmë se artistja u kthye në skenë vitin e kaluar dhe për këtë vendim ka ndikuar dhe ardhja në jetë e fëmijës së saj të parë. /Express

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>