Publikohen pagat mesatare, Presheva dhe Bujanoci në fund të tabelës!





Paga mesatare (bruto) në Serbi e llogaritur për muajin shtator të këtij viti ka qenë 103.476 dinarë, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ka qenë 74.981 dinarë, njofton Instituti Republikan i Statistikave.

Komunat me shumicë shqiptare, Presheva dhe Bujanoci vazhdojnë të mbesin në mesin e komunave me pagat më të ulëta në Serbi, raporton Spektri.

Nga gjitshej 204 vende ku matet indeksi i pagës mesatare, Presheva gjendet në vendin e parafundit me pagë mesatare prej 50,598 dinarë, duke u renditur vetëm para Bojnikut.

Bujanoci gjindet pesë vende më lart, me pagën mesatare prej 52,557 dinarë.
Medvegja vazhdon të qëndorj shumë lart në tabelë në krahasim me dy komunat me shumicë shqiptare, edhe ate me pagën mesatare prej 62,189 dinarë.

Në rrethin e Pçinjës pagën mesatare më të lart e ka komuna e Vlladiçin Hanit me 60,215 dinarë, ndërsa në nivel të shtetit, komuna e Vraçarit ka pagën mesatare më të lart me 129,978 dinarë.

Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, fitimet mesatare bruto dhe neto për muajin shtator 2022 janë nominalisht më të larta me 15 për qind, dhe në terma realë me 0,9 për qind./Spektri