Publikohet fytyra e hajnit që vodhi paratë e xhamisë!

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në xhaminë në Drenas, ku një person akoma i paidentifikuar ka thyer arkën dhe ka vjedhur një shumë të të hollave.

Kjo u bë e ditur nga imami i xhamisë, Osman Musliu.

Ai ka publikuar pamje, ku shihet një person duke marrë paratë që janë mbledhur për mirëmbajtjen e xhamisë.

Imami ka thënë se rasti është paraqitur edhe në Polici.

Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici. Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera. Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr denimin e merituar!”