Rama: Dje ishte një ditë krejt e veçantë për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga dita e djeshme në Asamblenë e Përgjithshme në Këshillin e Evropës.

Gjatë së mërkurës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka mbajtur një fjalim ku ka kërkuar që të shfuqizohet Rezoluta e Raportit të Dick Martyt.

Një ditë më pas, Rama ka publikuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, duke thënë se dita e djeshme ishte e veçantë për tërë shqiptarët.

Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë🙏