Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një videoje u ka premtuar ndihmë ekonomike dhe paga bizneseve dhe familjeve me ndihmë sociale.

Rama përballjen me coronavirusin e ka konsideruar si “periudhë të luftës”, shkruan Telegrafi.

“Disbursimi për mbështetjen financiare mujore për periudhën e luftës. Të punësuar apo të vetëpunësuar në një biznes të vogël, familje me ndihmë ekonomike dhe të papunë apo të rimbursuar nga shteti”.

I pari i qeverisë ka thënë se paga do të përfitojnë edhe gratë e atyre kryefamiljarëve që janë deklaruar si të vetëpunësuar.

“Nuk mund të mjaftohemi me aritmetikën e numrit të vetë punësuarit ne do të shkojmë përtej këtij numri. Po ajo që ne mund të bëjmë për to, ne do i japim dhe gruas se atij kryefamiljari pagën minimale të luftës dhe shumë 710 milion lekë të reja e pagave të deklaruara do të bëhet 1.57 miliardë do të dyfishohet kjo shumë në mënyrë që të vijmë në ndihmë të të gjithëve që tashmë e kanë mbyllur biznesin. Po kështu shuma që shteti shqiptar në kohë paqeje paguan për ndihmën ekonomike është 340 mln lekë të reja në muaj por ne e dimë se ato familje në nevojë gjatë kohës së paqes bën dhe një punë në të zezë, prandaj që të jemi në rregull me ligjin dhe zakonin ne do të shpërndajmë për këto familje dyfishin e shumës që ne shpërndajmë në kushte paqeje”.

Rama, në këtë kohë krize, poashtu  ka premtuar dyfishimin e ndihmës edhe për të papunët.

“Kështu e do zakoni i një familje për një hall që i ka rënë në kokë familjes së madhe shqiptare, gjithashtu dyfish do të bëjmë dhe pagesën për të papunës. Motoja “ti nuk do të jesh kurrë vetëm” nuk është vetëm një slogan por është vija e profilit që unë drejtoj. Sot unë nuk dua që ai që është një hall brenda hallit që ka rënë të mos ndihet vetëm dhe të jemi pranë të gjithë atyre që janë”, tha ndër të tjera Edi Rama.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>