Reagon Berisha pas humbjes historike në Shkodër!

Tashmë është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Shkodrës, ku sipas të dhënave ka dalë fitues kandidati socialist, Benet Beci.

Pas numërimit të votave të fundit, Beci arriti të fitojë me mbi 10 mijë vota diferencë përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut aktual të qytetit, Bardh Spahiu.

Pas humbjes së këtij bastioni ka reaguar Sali Berisha, i cili ka thënë se nuk do të tërhiqet para siç ka thënë ai “bandave të krimit shtetëror”.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.

Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.
Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror.

Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjja ime për ju.”-tha Berisha.