Regjistruesit e popullsisë do të paguhen mesatarisht rreth 60 mijë dinarë!

Enti i Statistikave Republikane (RZS) ka njoftuar sot se paga mesatare e regjistruesve, të cilët do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë nga 1 deri më 31 tetor, do të jetë 60.000 dinarë.

Thuhet se në regjistrimin e popullsisë kanë mundësi të aplikojnë për punë të gjithë qytetarët madhorë, studentë, pensionistë, të papunë dhe të punësuar.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta bëjnë këtë duhet të plotësojnë dhe dërgojnë një aplikim elektronik deri më 5 gusht në orën 20:00, i cili është i disponueshëm në lidhjen në faqen e internetit të Censusit (popis.stat.gov.rs).

Është planifikuar të punësohen rreth 15 mijë qytetarë që të punojnë në Census si regjistrues.
Regjistruesit do të kenë një pagë mesatare prej rreth 60.000 dinarë neto (në varësi të territorit të caktuar për punë), me rimbursim të shpenzimeve të nevojshme për kryerjen e punës, si dhe taksa shoqëruese, kontribute dhe sigurim shëndetësor gjatë periudhës së angazhimit.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Serbisë do të bëhet në periudhën prej 1 deri më 31 tetor 2022 dhe financohet bashkërisht nga BE-ja dhe Qeveria e Republikës së Serbisë./spektri