Më në fund, rikthehet edhe liga më interesante e futbollit evropian, Premier League.

Pas një pezullimi më shumë se tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, sot në Angli luhen dy ndeshjet e para në Premier League.

Spektakli anglez, rikthehet me ndeshjen Aston Villa – Sheffield Utd, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 19:00 ndërsa nga ora 21:15 zhvillohet super-ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Në Etihad Arsenali ka plot 3 vite që largohet me kokën ulur, fitorja e fundit në kampionat daton në janar të 2015-ës.

Në kampionat në ndeshjet si mysafirë topçinjtë e Londrës e kanë harruar shijen e fitores, 5 barazime dhe vetëm 1 fitore ndaj West Ham-it.

Ndërkohë “Citizens” në ndeshjet në shtëpi i kanë si një armë më tepër me 4 fitore në kampionat, 1 barazi dhe 1 humbje.

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>