Rita Ora merr vëmendje me format e tonifikuara teksa largohet nga palestra në Londër





Rita Ora dukej në formë të mrekullueshme teksa u pa me veshje sportive nga marka e saj e re.
Këngëtarja, 31 vjeçe ka shfaqur figurën e saj të lakmueshme me dollakë të zeza dhe një bluzë të shkurtër nga linja e saj “Human Beings” ndërsa po largohej nga palestra në Londër.

Ajo gjithashtu hyri në Instagram për të dokumentuar stërvitjen e saj rraskapitëse në palestër.
Teksa po dilte nga palestra, Rita dukej e mahnitshme ndërsa shfaqi format e tonifikuara në veshjen sportive, të cilin e bashkoi me një xhaketë të zezë.

Ajo e përshtati pamjen edhe me një palë atlete nga marka “Raf Simons” dhe një çantë “Gucci”.
Krijuesja e hitit “Poison” tregoi bukurinë e saj natyrale dhe përshtati dukjen me një sërë vathësh argjendi dhe syze dielli.

Rita së fundmi ka lansuar markën me modele shumëngjyrëshe veshjesh sportive.
Këngëtarja pozoi bashkë me disa modele për të promovuar koleksionin.

Marka e re e Ritës është quajtur Humans Being dhe koleksioni i parë i markës përmban veshje komode.
Aktorja projektoi veshjet aktive të ndërgjegjshme për mjedisin dhe luksin, duke punuar ngushtë me teknikë në modë dhe qëndrueshmëri.

Ajo do të jetë drejtoresha kreative për markën, si dhe themeluese e saj.
Përvec kësaj, pak ditë më parë u zbulua se Rita dhe partneri i saj Taika Waitit do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”.