Robert Lewandowski: Dua të fitoj trofe te Barcelona, dy palët janë ndarë të kënaqura

Qendërsulmuesi Robert Lewandowski ka zbuluar arsyet për kalimin te Barcelona nga Bayern Munich, duke shtuar se dëshiron të fitojë trofe me klubin e ri.

Polaku kompletoi kalimin te gjiganti katalunas pasi Barcelona dhe Bayern Munich mbyllën marrëveshjen, që vlen rreth 50 milionë euro pas afro një muaj negociatash.

Duke qenë një ndër lojtarët më të mirë në Evropë, Lewandowski para disa muajve kishte konfirmuar se dëshiron të largohet, derisa tani ka shpjeguar edhe arsyet.

Doja të luaj në një ligë tjetër se Bundesliga, e kisha marrë këtë vendim që një kohë të gjatë. Por, duhet ta pranoj: Ishte vendimi im më i vështirë në jetë“.

Doja të jetoja diku tjetër, të zbuloj diçka të re për familjen time. Vajza ime Klara do të nis shkollën vitin tjetër, duhet të bënim një vendim dhe ai vendim ishte që të bëjmë diçka të re. Nëse nuk do ishte bërë tani, më gjasë nuk do të ndodhte asnjëherë më. Ishte një herë në jetë mundësi“.

Barcelona kishte probleme muajin e kaluar, por klubi ka potencial të pabesueshëm dhe ka bërë transferime të mira tani. Mendoj se klubi është në rrugën e duhur, sërish në krye. Qëllimi im është i qartë që të rikthehem me Barcelonën dhe të fitoj trofe“.

I pyetur për largimin nga Bayern Munich, polaku nënvizon se të gjitha palët kanë marrë atë çfarë kërkuan.

Thashë që të dyja palët kanë bërë gjëra të panevojshme, por ndoshta disa gjëra duhej të ndodheshin për një ndryshim që të ishte i mundur në fund. Mendoj se të dy palët janë të lumtura tani. Bayern mori shumë para dhe unë mund të shkoja te Barcelona“.

Ka qenë një rrugë e gjatë, e vështirë, por në fund mendoj se mund ta shohim të gjithë njëri-tjetrin në fytyrë“.

Lewandowski është vetëm transferimi i katërt i Barcelonën nën urdhrat e Xavi Hernandez, pas Franck Kessie, Andreas Christensen, Rafinha dhe tani polaku, nëse nuk e përfshijmë edhe rinovimin e kontratës së Ousmane Dembele.

Përpos kësaj, Barcelona vazhdon të punojë edhe në disa marrëveshje si Jules Kounde nga Sevilla dhe Cesar Azpilicueta edhe Marcos Alonso nga Chelsea.

Ndërkohë, sa i përket 33-vjeçarit – ai nënshkroi kontratë për tre vitet e ardhshme me opsion për një të katërt, ku pas dy viteve do të ketë zbritje page, derisa edhe ekziston një mundësi e ndërprerjes së kontratës nëse paguhet një klauzolë e caktuar.