Një rrahje masive ka ndodhur të Enjtën e kaluar në ambientet e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, konkretisht në palestrën sportive të këtij institucioni arsimor.

Siç merr vesh Televizioni Spektri, kjo rrahje është zhvilluar gjatë turnirit humanitar që ishte duke u zhvilluar për mbledhjen e fondeve për maturantët e sivjetëm. Mirëpo pikërisht këta të fundit edhe e kanë filluar përleshjen që më pas kishte eskaluar duke u përfshirë rreth 50 nxënës. Nga kjo rrahje nuk janë lënë anash edhe disa profesorë të cilët në përpjekje për të qetësuar situatën e krijuar janë goditur nga nxënësit e pavëmendshëm.

Turniri në fjalë kishte karakter humanitar, por dukej se që në fillim kishte mungesë dicipline. Televizioni Spektri merr vesh se të hënën kishin ndodhur dy rrahje mes nxënësve, njëra në ambientet e shkollës e tjetra jashtë saj të cilat kishin lidhje me këtë turnir. Por kjo e ditës së enjte duket se ka qenë e jashtëzakonshme, duke detyruar organizatorët që të ndërprejnë vijim e turnirit.

Sipas informacioneve tona, kjo rrahje ka imponuar edhe forcat e rendit që të mirren me këtë rast./Spektri

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>