Rriten për mbi 40 për qind eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës

nstituti i Statistikave i Shqipërisë njofton se gjatë vitit të kaluar eksportet me Kosovën kanë shënuar rritje.

Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe janë Italia me 26.1 për qind, Kosova me 43.6 për qind dhe Spanja me 42 për qind.

Nga grupi i mallrave, eksportet drejt Kosovës janë rritur në ushqim, pije duhan, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, produkte kimike dhe plastike, lëkurë dhe artikuj prej lëkure, prodhime druri dhe letre, tekstile dhe këpucë, materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Ndërsa, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Ukraina me 14.7 për qind dhe Rusia me 49.3 për qind.

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë, për vitin 2021, me vendet e BE-së zënë 60 për qind të gjithë tregtisë.

Nga raportet e publikuara mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72.2 për qind të vlerës dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54.4 për qind.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia me 29.9 për qind, Turqia me 7.8 për qind, Greqia me 7.3 për qind dhe Gjermania me 6.4 për qind.

Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 27.9 për qind dhe Turqia me 48.6 për qind.