Rritet ndjeshëm çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri





Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet në Shqipëri.

Duke nisur nga kjo e premte, çmimi i naftës do të jetë 245 lekë për litër, ose 22 lekë më shumë se çmimi aktual prej 223 lekë për litër.
Ndërkohë benzina do të shitet 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit.

Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.