Rryma do të shtrenjtohet!

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës në Serbi, Zorana Mihajloviq, ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike duhet të rritet dhe se ky është qëndrimi i ministrisë që ajo drejton, por edhe e Këshillit Fiskal.

Mihajloviq ka thënë se nuk ka asnjë diskutim apo marrëveshje për shumën e rritjes së çmimit, por se Ministria e konsideron të nevojshme.

“Ne kemi përgatitur një rregullore për konsumatorët e cenueshëm nga energjia, për të siguruar ato familje që nuk mund të paguajnë energjinë elektrike. Sado që duam të mos ndikojmë në inflacion duke ruajtur çmimet e energjisë elektrike, në këtë mënyrë po rrëzojmë drejtpërdrejt EPS-në”, tha ministri.

Sipas ministresë dhe mendimit të Këshillit Fiskal, rryma duhet të rritet nga 15 deri në 20 për qind./spektri