Serbët dalin me traktorë në rrugë, kjo është arsyeja

Fermerët serbë kanë dalë në protestë pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ua ka plotësuar kërkesat.

Sipas mediave serbe, kërkesat e tyre ishin subvencionimi prej 300 eurove për hektar, largimin e akcizës së naftës dhe TVSH-së, si dhe subvencionim për lopë, përcjell Gazeta Insajderi.

Kësisoj, ata kanë dalë me traktorë duke bllokuar rrugët kryesore në Novi Sad, Suboticë e Kragujevc. Fermerët kanë paralajmëruar protesta edhe gjatë ditës së nersërme.

Ata kanë refuzuar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke qenë të bindur se s’do t’ua plotësojë kërkesat.