Serbët në Bujanoc bëhen bashk për ta ruajtur bashkësinë lokale!

Krerët e të gjitha partive serbe në komunën e Bujanocit janë bërë bashk për zgjedhjet lokale në bashkësinë lokale të Bujanocit, të cilat do të mbahen më 6 Qershor.

Siç raporton portali lokal “Bujanovacke”, të mërkurën në mbrëmje janë takuar krerët e partive serbe në Bujanoc ku kanë arritur marrëveshjen që të ndihmohen në mes veti për në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fillim të muajit të ardhshëm.

Njëri nga krerët e partive politike deklaroi se janë dakorduar që të gjithë kandidatët serbë për anëtarë të këshillave të bashkësive lokale të ndihmohen për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, në mënyrë që të mos ketë ndarje në parti apo përkatësi partiake.

Bashkësitë lokale edhe pse nuk kanë ndonjë kompetencë të madhe vendimarrëse, gara në qytetin e Bujanocit pritet të jetë interesante.

Kujtojmë se nga publikimi zyrtar i popullsisë ka rezultuar se në Bujanoc tre etnit kanë popullësi pothuajse të ngjashme. Zyrtarisht në qytetin e Bujanocit jetojnë 10.402 banorë, prej tyre 3.902 shqiptarë, 3.446 romë, 2.933 serbë dhe 121 të tjerë.

Nataliteti dhe shpërngulja e shqiptarëve nga fshati në qytet, për herë të parë në histori i ka zyrtarizuar si etniteti më i banuar në qytetin e Bujanocit./Spektri