Serbi: Brenda 24 orëve 4.232 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë testuar 12.442 persona , ndërsa prej tyre 4.232 raste kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Këta janë të dhënat e fundit të publikuara nga shtabi i krizave kundër coronavirusit.

Gjatë 24 orëve gjithashtu janë regjistruan edhe 34 raste të vdekjes, ndërsa 235 persona janë në respiratorë./Spektri