Serbi-Vranjë: Konkurs për pranim në Polici

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë ka shpallur konkurs për trajnimin e 780 policëve të rinjë, ndërsa 57 vende prej tyre i dedikohen Drejtorisë Policore në Vranjë.

Drejtoria Policore e Vranjës mbulon edhe stacionet policore në Bujanoc dhe Preshevë.

Në Regjionin e Vranjës hapen këto pozicione:

15 pjesëmarrës për pozitën e punonjësit të policisë,
12 kursantë për pozicionin e policit rrugor dhe
30 pjesëmarrës për pozicionin e policit kufitar.

Për kushtet më të detajuara mund të klikoni KËTU.