Serbia do ta paguajë shtrenjtë naftën për shkak të bllokadës kroate





Paketa e re e sanksioneve, e votuar dje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshin kufizimin e çmimit të naftës që Rusia eksporton në vendet e treta, jashtë BE-së.
Me insistimin e Kroacisë, paketa e tetë e sanksioneve përfshinte edhe Serbinë, e cila nuk do të mund të importojë naftë ruse përmes tubacionit të Adriatikut.
JANAF transportoi naftë nga Omishal në Krk në rafineritë në Novi Sad dhe Pançevë.

“Pavarësisht se propozimi i Komisionit Evropian parashikonte një përjashtim nga i cili mund të përfitonte Serbia, por edhe për gazsjellësin e Adriatikut, Kroacia dhe disa shtete të tjera anëtare u siguruan që një pjesë e propozimit të mos kalonte sepse ishte konstatuar se atje nuk ishte justifikim për këtë”, sipas mediave kroate.

Vetëm gjysma e gazit të depozituar është në pronësi të Austrisë

Për shkak të kësaj, Serbia do të duhet t’i drejtohet mënyrave të tjera të furnizimit me naftë, gjë që sigurisht do të ndikojë në rritjen e çmimeve dhe kjo do të thotë se Serbia do të duhet të paguajë për naftën e shtrenjtë për shkak të lëvizjes së Kroacisë./Spektri