Sh.M. “Sezai Surroi”: Drejtori i ri fillon punën, bëhet pranim-dorëzimi i detyrës!

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Drejtori i deritanishëm Zejni Fejzullahu ka dorëzuar detyrën për ushtruesin e detyrës së drejtorit Admir Nazifit.

Ky është edhe postimi zyrtarë në faqene facebook-ut të shkollës:

Sut u bë pranim dorëzimi i detyrës së drejtorit të shkollës së mesme
Pas përfundimit të mandatit Zejni Fejzullahu, drejtor i shkollës, në prezencë të komisionit sot ia dorëzoi detyrën ushtruesit të detyrës së drejtorit Admir Nazifit, i emëriar nga Ministri i Arsimit B. Ruzhiq.
U.d drejtorit të posaemëruar i dëshirojmë gjithë të mirat dhe punë të suksesshme në mandatin e tij.
Nga shërbimi profesional!