Shikon vajza të tjera teksa është me ju?! Para se të debatoni me partnerin tuaj duhet të dini diçka!





Shkencëtarët kanë ofruar një zgjidhje për çiftet që përballen me një prej momenteve më të pakëndshme që mund të ndodhi.

Mund t’ju ketë ndodhur kur partneri t’i ketë hedhur sytë ndonjë vajze të bukur, mund të hidhëroheni, por nuk duhet t’i kundërvini pasi ky veprim pason debatin.

Duke hulumtuar këtë sjellje, shkencëtarët thonë se burrat nuk janë fajtorë, se shikojnë gra të tjera, por kjo ndodh sepse në trurin e tyre udhëheqin hormonet.

Këshilluesi për lidhjet, Barry Van Rensburg konstaton që sjellja e tillë është e natyrshme dhe vërtet nuk do të duhet të jetë shkas për grindje.

“Vajzat janë të krijuara që djemtë t t’i shikojnë, dhe me këtë shikim kënaqen. Shikimi nuk është e thënë që patjetër të përfundojë me prekje. Lejoni këtë partnerit tuaj dhe nuk do të ketë problem”, thotë ai.

Nga ana tjetër, psikologia Margaret Woods dënon sjelljen e tillë.

“Sado që të jetë e bukur, secila femër do të lëndohej nga një sjellje e tillë e partnerit. Çështja është se a do të reagojë apo do të heshtë, mirëpo me siguri do të jetë e lënduar”, thotë Woods.

Sipas studimit, sulmi i testosteroneve i shtyn që instinktivisht të shikojnë edhe vajza të tjera