Shqipëri, 16 viktima dhe 602 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria vazhdon të regjistrojë një numër të lartë të viktimave si pasojë e sëmundjes infektuese coronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë konfirmuar 16 të vdekur.

Po gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 602 raste të reja nga 3077 teste të kryera dhe 761 të shëruar, përderisa janë kryer 1080 vaksinime antiCOVID ose 22.693 që nga fillimi i vaksinimit.

Statistika (11 Mars 2021)
Raste të reja ditore 602
Të shëruar në 24 orë 761
Të shtruar në spitale 620
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 3077

Testime totale 501,153
Raste pozitive 115,442
Raste të shëruara 78,259
Raste Aktive 35,181
Humbje jete 2002

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23511
Fier 2540
Vlorë 1659
Durrës 1662
Shkodër 1327
Gjirokastër 1219
Korçë 879
Elbasan 624
Lezhë 694
Berat 420
Dibër 340
Kukës 306.