Në mbledhjen e shtabit të krizave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga corona virusi është analizuar edhe situata momentale pandemike dhe zvogëlimi i masave sipas situatës së sotme.

Gjatë kësaj mbledhje është marrë edhe vendimi për të i propozuar Qeverisë së Serbisë që duke filluar nga 22 maji – e premte, për të hyrë në Republikën e Serbisë nuk do të jetë i nevojshëm testi negativ, e as ndonjë leje e posaçme. E njejta do të vlej edhe për shtetasit e huaj, raporton Spektri.

Të gjithë personave që do të hyjn në territorin e Republikës së Serbisë do t’i dorzohen paralajmërimet shëndetësore në të cilat thuhet se ata po hyjnë në territorin ku virusi ende po qarkullon, si dhe mënyrat për të parandaluar infeksionin, është thënë në Shtabin e Krizave.

Ky propozim, siç thuhet, duhet të konfirmohet të enjtën në mbledhjen e Qeverisë. Shtabi i krizave ka dhënë propozimin edhe për hapjen e kufirit “administrativë” me Kosovën.

Sipas shtabit të krizave, testi për corona virus do të bëhet vetëm me kërkesë të udhëtarëve, ndërsa do të kushtoj gjashtë mijë dinarë në gjithë terrritorin e shtetit, ndërsa për studentët dhe fëmijët edhe më tej testimi do të jetë falas.

Të gjithë anëtarët e shtabit të krizave edhe njëherë kanë apeluar tek qytetarët që të sillen me përgjegjësi ndaj vetës dhe të tjerëve, pasi pandemia edhe më tej nuk ka përfunduar.

Aktiviteti i virusit është dobësuar, por është e rëndësishme që të gjithë bashkarisht edhe më tej të i mbajm masat bazë të pandemisë, siç është distanca, maskat dhe dezinfektimi i rregullt i duarëve./Spektri

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>