Rreziku i infeksionit me coronavirus është më i madh në ambiente të mbyllura, por mund të zvogëlohet duke aplikuar të gjitha masat në dispozicion për të kontrolluar infeksionin.

El Pais publikoi një përmbledhje interesante të gjasave të infektimit në tre skenarë të përditshëm bazuar në zbatimin e masave të sigurisë dhe gjatësinë e ekspozimit ndaj infeksionit.

Shembulli 1 – Gjashtë njerëz mblidhen në një shtëpi dhe njëri prej tyre është i infektuar. Rreth 31 për qind e infeksioneve të coronavirusit të raportuara në Spanjë janë shkaktuar nga ky lloj grumbullimi.

Edhe nëse mbajnë një distancë të sigurt, pesë në gjashtë persona do të infektohen pas 4 orësh shoqërimi. Është e qartë, njerëzit në këtë skenar nuk kanë veshur maskë dhe flasin me zë të lartë, dhe nuk ka ajrosje në dhomë, transmeton Telegrafi.

Nëse mbajnë maska për fytyrën, katër persona rrezikojnë të infektohen. Sidoqoftë, maskat nuk do të parandalojnë infeksionin nëse zgjatet ekspozimi ndaj virusit.

Rreziku i infeksionit minimizohet kur grupi përdor maska, përgjysmon kohën e mbledhjes dhe ajros hapësirën.

Coronavirus përhapet përmes ajrit, veçanërisht në ambiente të mbyllura. Megjithëse virusi nuk është aq ngjitës sa, për shembull, fruthi, shkencëtarët tani po flasin për rolin e rëndësishëm që ka luajtur transmetimi i aerosolit – grimca të vogla që një person i infektuar nxjerr jashtë dhe më pas qëndron në ajër.

Si funksionon transferimi i aerosolit dhe si ta ndalojmë atë?

Ekspertët aktualisht kanë njohuri për tri mënyrat me të cilat transmetohet coronavirusi. Këto janë: pikat e vogla që dalin kur flasin ose kolliten (ato mund të përfundojnë në sy, gojë ose hundë të njerëzve që qëndrojnë afër), sipërfaqe të ndotura dhe aerosole.

Sa i përket transmetimit përmes sipërfaqeve të ndotura, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se është mënyra më pak e mundshme e infeksionit dhe Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) thotë se asnjë rast i sëmundjes nuk është vërejtur.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>