Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike, për të diskutuar lidhur me procesin e dialogut me Serbinë dhe për takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Uashington.

Hoti një ditë më parë ka thënë se qëllimi i takimit me liderët e partive politike është bashkërendimi i qëndrimeve të spektrit politik të vendit për procesin e dialogut me Serbinë.

Takimi është caktuar të mbahet në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit, ndërsa Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se do ta bojkotojnë.

Partia Demokratike e Kosovës thotë se qasja e Hotit, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze.

Sipas tyre, kjo është vazhdimësi e ish Qeverisë Kurti.

“Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm”, thotë kjo parti.

Më tej PDK konsideron se Hotit i mungon koordinimi i veprimeve për çështjet nacionale, për të cilën thotë se po e dëmton frymën e dialogut.

“Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është Dialogu. Urojmë që ky Kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz”.

Në fund PDK thotë se aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë edhe Kosova.

Ndërkaq ftesën e Hotit e ka refuzuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“LVV e thërret atë, jo ai të na thërrasë neve. Nuk kemi pse i shkojmë në zyrë. Para se ai të na presë në zyrën e tij, e presim në Kuvend”, ka thënë shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi. /Telegrafi/

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>