Sot shtabi i krizave: A do të kemi organizim të dasmave?

Mbledhja e ardhshme e shtabit të krizave është caktuar për sot në ora 15:30, ndërsa nga numri i infektimeve të ditëve të fundit dhe numri i të vaksinuarëve, mund të pritet lehtësimi shtes i masave, raportojn mediat nga Beogradi, transmeton spektri.

Jozyrtarish flitet se në këtë mbledhja do të diskutohet për organizimin e dasmave, maturë, koncerteve si dhe organizimeve tjera. Kur dhe me çfarë masa do të organizohen këto, pritet të diskutohet sot.

Dr Kon ka thënë se Serbia është në rrugën e mirë që të dale nga kjo situatë për shkak të imonizim.

“Sjella e popullatës dhe mbajtja e maskës është diçka që gjatë mësohet, dhe ne do të vimë në situatë që shumë shpejt të fillojn dasmat, matura, dhe nuk mund të ndalet”ka thënë Kon.

Ndërsa epidemiologu tjetër Branislav tiodoroviq ka shtuar se pas qershorit mund të presim edhe festime deri në 200 persona.

“Për të u mbajtur manifestimet e mëdha patjetër duhet që të pltësohen kushtet e sigurimit të rrezikut. Shembull, jemi duke pregatitur aksionin e përbashkët për të rinjët të cilët kanë plan festivalin Exit. Fushata e madhe fillon më 15 maj për vaksinimin e sa më shumë të rinjëve” ka thë Tiodoroviq.

Ai ka shtuar se “nuk do të propozohet që dasmat të bvëhet me 50 veta pasi askush nuk do ta respektojë këtë mas, apo të përcaktohet për punë vetëm një pjesë e restoranit, më mirë do të jetë që me këtë tempo të imonuzimit që kemi, nën kujdesin e masave të lejohen dasmat deri në 200 persona”, ka përfunduar Tiodoroviq./Spektri