Spektri sjell emrat dhe renditjen e plotë të 10 kandidatëve të “Koalicionit Shqiptar”, listë e miratuar nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Sipas dokumentit të listës zgjedhore që ka siguruar Spektri, i pari është Shaip Kamberi, jurist i diplomuar nga Bujanoci, i ndjekur nga Visar Mehmeti, jurist i diplomuar nga Presheva, dhe Bajram Mustafa, inxhinier i bujqësisë nga Tupalla e Medvegjës.
Lista përbëhet nga pesë gra dhe pesë burra. Katër kandidatë kanë vendbanim në komunën e Bujanocit, katër në komunën e Preshevës, një në Medvegjë dhe një në Pazarin e Ri.
Renditja e plotë e kandidatëve është:
- Shaip Kamberi – jurist i diplomuar, Bujanoc.
- Visar Mehmeti – jurist i diplomuar, Preshevë.
- Bajram Mustafa – inxhinier i bujqësisë, Tupallë, Medvegjë.
- Magbule Arifi – profesoreshë e edukatës fizike, Bujanoc.
- Mimoza Kadriji – profesoreshë e historisë dhe gjeografisë, Bilaç, Bujanoc.
- Rrezarta Shabani – juriste e diplomuar, Preshevë.
- Arjanita Dalipi – profesoreshë e gjuhës serbe, Preshevë.
- Amina Nuroviq – ekonomiste e diplomuar, Mur, Pazari i Ri.
- Dashnim Saqipi – magjistër i edukatës fizike, Rahovicë, Preshevë.
- Naim Salihi – arsimtar i gjuhës serbe, Bujanoc.
RIK-u e miratoi “Koalicionin Shqiptar” në mbledhjen e 5 tetorit, duke i njohur edhe statusin e listës zgjedhore të pakicës kombëtare shqiptare./Spektri