“Superushqimi” për të cilin ndoshta nuk keni dëgjuar

Një “superushqim” për të cilin mund të mos keni dërgjuar ndonjëherë, ju jep përfitime të mëdha shëndetësore.

Ky ushqim adhurohet nga fanatikët e ushqimit të shëndetshëm, ndonëse mund të mos dinë shumë për të, raporton “The Sun”.

Spirulina – një formë e algës që teknikisht është “llum pellgjesh” – reklamohet nga fantatikët e ushqimit si ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, si një zëvendësues fantastik i proteinave që mund të zëvendësojnë mishin e vezët.

Spirulina mendohet të jetë një prej formave më të vjetra të jetës në planetin tonë.

Është një formë e mikroalgave që lulëzojnë në ujë, dhe që zakonisht shitet si pluhur apo si tableta suplement. Ajo mund të përzihet në pije apo shtohet në ushqim.

Ushqimi dikur konsumohejnga aztekët gjatë shekullit të 13-të për të trajtuar sëmundje të ndryshme dhe për të mbajtur vrapimet e tyre të maratonave. Tash është bërë i njohur edhe si përbërës i smoothive.

Astronautët e NASA-s thonë se janë konsumues të mëdhenj të spirulinës, pasi studimet kanë identifikuar këtë ushqim ssi shumë të shëndetshëm.

Një antioksidant i fuqishëm

Njerëzit gjithmojnë kërkojnë ushqime që kanë efekte antioksiduese siç janë boronicat, avokadot e salmoni. Kësaj liste mund t’ia shtoni edhe spirulinën.

“Antioksidantët kanë këtë aftësi të mrekullueshme për t’i mposhtur radikalet e lira, të cilat në thelb janë helme me të cilat ne biem në kontakt në jetën e përditshme”, thotë dietologia Beth Czerwony.

Substancat po ashtu mund të reduktojnë inflamacionin në trup, që mund të zvogëlojë edhe gjasat për zhvillimin e sëmundjeve të shumta, thotë Beth.

Inflamacionin kronik më herët është lidhur me sëmundjet si Alzheimeri, astma, sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Pretendohet se zvogëlon tumoret

Një studim, i publikuar në vitin 1995, ka zbuluar se spirulina ka zvogëluar tumoret te njerëzit që jetojnë me kancer oral.

Ekspertët kanë zbuluar se vetëm një gram spirulinë në ditë për një vit, redukton tumoret kanceroze për 45 për qind, siç është konstatuar te testimet.

Ndihmon për luftimin e alergjive sezonale

Për ata që kanë probleme me alergji, spirulina mund të jetë ndihmë.

Një studim ka treguar se përdorimi i rregullt i spirulinës mund të ndihmojë të çlirojë nga problemet me hundë gjatë sezonit të alergjive.

Ndihmon shëndetin dental

Kjo algë ka edhe benefite anti-bakteriale.

Kjo nënkupton se ndihmon edhe në mbytjen e baktereve.

Disa shkencëtarë kanë krijuar shpëlarës të gojës me substancë të spirulinës, për shkak të aftësive antibakteriale të saj.

Njerëzit që kanë përdorur kanë pasur më pak probleme me dhëmbë./Koha.net