Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar sot dhuratë fjalorin e gjuhës shqipe nga korrespondenti i TV Klanit, Idro Seferi.

“Ekselencës  së tij, Presidentit Aleksandër Vuçiçqia dhuroj fjalorin  tim personal për t`u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën”, shkruan ai në dedikimin për fjalorin që ia dha gjatë një interviste që realizoi me kreun e shtetit serb, transmeton Klan Kosova.

Ish Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq  duhet të ndalohet që të bëjë një marrëveshje me Kosovën që do të thoshte të njihte pavarësinë e saj.

“Kosova nuk mund të arrijë njohje pa nënshkrimin e Serbisë. “, tha ai duke shtuar që regjimi aktual është gati të nënshkruaj një marrëveshje të tillë në mënyrë që të vazhdonte të sundonte krimi, korrupsioni dhe dhuna.

Ai beson se nuk është e lehtë ta rrëzojnë Vuçiqin nëse ai e njeh Kosovën.

“Është gabim të mendohet se do ta rrëzonim lehtë dhe se të huajt do ta hiqnin qafe atë nëse ai e njeh Kosovën. Në këtë rast të huajt do ta lejonin të bënte çfarë të donte për tre apo katër vitet e ardhshme në Serbi.”, u shprehë Jeremiq për mediumin serb Blic.

Ai nuk ka specifikuar se kush janë të huajt por sipas artikullit të mediumit serb besohet se e ka fjalën për Bashkimin Evropian dhe ShBA-në.

Jeremiq tutje shtoi se është kundër një konflikti të ngrirë dhe beson se duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e jetës në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuliuar detaje nga takimi me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

“Kemi biseduar për dialogun e ndalur, mënyrën se si ky dialog duhet të vazhdojë.Pozicionet tona janë të ndryshme, SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, kurse Serbia e konsideron si pjesë e saj. Unë kam lutur Palmerin në emër të Serbisë që ta kuptojë kërkesën tonë për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje.”, deklaroi Vuçiq në konferencë për media, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu është ankuar për taksën ndaj mallrave serbe.

“E kam njoftuar po ashtu se nuk janë të vërteta se Serbia ka shfrytëzuar taksën për të bllokuar dialogun me Kosovën. Nëse nuk jeni në gjendje të transportoni një keks te një shtet tjetër, ku është kuptimi të bisedoni me ta”, shtoi ai.

“I jam mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e ofruar për rrugëtimin evropian të Serbisë. Më së tepërmi kemi biseduar për Kosovën, por raportet tona janë të mira dhe mund të përmirësohen edhe më shumë”, theksoi ndër të tjera Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq është takuar sot me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Ende nuk ka detaje rreth asaj se për çka është biseduar në takim, mirëpo mediat serbe raportojnë se padyshim që njëra nga temat e takimit është zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Takimi u mbajt rreth dy javë para takimit të Parisit ku do të diskutohet për Kosovën.

Së shpejti, Vuçiq dhe Palmer pritet të paraqitet para mediave për të dhënë detaje nga takimi i tyre.

Serbia po synon të dështojë Samitin e Parisit. Këtë e ka deklaruar sot Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se takimi në Francë ka rrezik që të mos mbahet fare, nëse nuk përmirësohen raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke specifikuar heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se me siguri nuk do të lejojnë Haradinajn që ‘t’i tërheq ata për hunde”.

“Ne gjithashtu nuk do të lejojmë që ata të na tërheqin për hunde”, ka thënë Daçiq, para gazetarëve të shtunën gjatë një takimi me homologen e tij nga Korea e Jugur, Kang Kyung Wha, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Daçiq thotë se Serbia është e gatshme për arritjen e një kompromisi, por një kompromis që nuk do të jetë në kundërshtim me interesin shtetëror e kombëtar të Serbisë.

Në fund Daçiq shton se Serbia nuk dëshiron që të kthehet në dialog, derisa nuk hiqet taksa.

Për të njëjtën çështje dje ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Berlini.

Ai edhe përkundër faktit se nuk ka folur specifikisht ka lënë të kuptohet se takimi në Paris mund të dështojë, por për një gjë të tillë ka thënë se askush nuk mund të drejtojë gishtin nga Kosova.

Ndërsa sot presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pasur një telefonatë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën kanë biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi. /GazetaExpress/

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar paraditen e sotme një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas mediave serbe bëhet me dije se tema kryesore e bisedës kanë qenë raportet bilaterale midis Prishtinës dhe Beogradit, çështje kjo e cila ka një ndikim të madh në stabiliteti rajonal në Ballkan.

Në një deklaratë për media të lëshuar nga zyra e Vuçiqit, thuhet se ai ka pasur një bisedë të gjatë dhe miqësore me Merkel, duke treguar se Serbia është e përkushtuar për dialog, të ndërmjetësuar nga BE-ja, me qëllim të sigurimit të stabilitetit në rajon duke gjetur një kompromis, dhe një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dy palët.

Sipas medias serbe Danas, Vuçiç i ka kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel ndihmë që Prishtina të pezullojë taksën, për ta pasur një tregti të lirë, kjo në këmbim të kthimit të Serbisë në dialog.

Në këtë bisedë telefonike me Merkelin, Vuçiç duke falënderuar Merkelin për ‘Procesin e Berlinit’, që ka kontribuar në stabilitetin e rajonit, është thënë se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.

Kjo bisedë e tij, vjen pas një forumi të djeshëm në Bratisllavë ku mori pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, e me të cilin janë përplasur rreth çështjes së taksës, Asociacionit e marrëveshjes së Brukselit.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në forumin e Bratisllavës së Sllovakisë “u ankua” sot lidhur me taksën e Qeverisë së Kosovës vënë produkteve serbe.

Ai gjatë fjalimit të tij tha se janë bërë 7 muaj prej kur është vendosur kjo taksë, dhe kjo gjë i ka shaktuar humbje Serbisë, për rreth 300 milion euro.

Vuçiq madje e ritheksoi se kjo tarifë është kundër marrëveshjes së CEFTA-s.

Diskursi publik me shprehje ofenduese dhe pezhorative, të cilin autoritetet e Serbisë po e përdorin muajt e fundit ndaj liderëve institucionalë dhe shqiptarëve të Kosovës, nuk është i ri, por ky diskurs tashmë ka marrë formë fushate dhe nuk është i rastësishëm, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi.

Ata thonë se në mjaft raste opinioni tashmë i ka dëgjuar zyrtarët e lartë të Beogradit, sikurse presidentin Aleksandar Vuçiq, ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, dhe ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, të përdorin terma ofendues për liderët politikë të Kosovës si “kriminelë”, “terroristë”, “mjeranë”, “fundërrina” e të tjera.​

​Ministri Vulin për shqiptarët përdor termin pezhorativ “shiptari”, ndërkaq kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, së fundmi, ka thënë se disa zyrtarë të Kosovës ‘kanë dalë nga mali’. Deklarata e kësaj të fundit ka nxitur reagimin edhe të Bashkimit Evropian.

Sipas njohësve të zhvillimeve politike, diskursi aktual i zyrtarëve të lartë të Beogradit, ndërlidhet me zhvillimet politike, të cilat kanë të bëjnë me raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë që ky diskurs kryesisht përdoret nga politikanë serbë që i kanë takuar kohës së ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq.

“Ky përdorim i këtij diskursi, nuk është i rastësishëm tash. Të mos harrojmë se presidenti (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq e ka pasur një ide dhe qëllim që të zgjidhë çështjen e Kosovës në raport me Serbinë, sipas disa pretendimeve të tij. Duket se kjo ka dështuar dhe si rezultat i kësaj, tash ai (Vuçiq) dhe kryeministrja e Serbisë (Ana Bërnabiq), por edhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë, nuk po hezitojnë që të përdorin këtë diskurs kundër shqiptarëve të Kosovës”, thekson Mushkolaj.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk mund të jetë i zemëruar në BE rreth Kosovës, por është i zhgënjyer për shkak të faktit se “tashmë gjashtë vjet nuk mund të fitojmë atë çfarë shqiptarët kanë nënshkruar”.

“Nuk ka në politikë përse të zemërohesh, mund të jesh i pakënaqur, i zhgënjyer. E ajo që ju zemëroheni, nuk i ndihmon askujt”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur përse është i buzëqeshur, Vuçiq ka thënë se “është i disponuar sepse është i çliruar nga çdo faj dhe përgjegjësi për atë çfarë po ndodh sot në Kosovë, jo me dëshirën apo fajin e tij”.

“Sa më tepër që pozita të jetë e vështirë, nga ana tjetër është e lehtë sepse shkoni dhe e thoni të vërtetën, atë çfarë të gjithë e shohin dhe e dinë, por bëhen sikur nuk e shohin dhe nuk e dinë”, ka pretenduar ai.

“Të gjithë ata, si BE ashtu edhe SHBA, e dinë cila është e vërteta, mirëpo esenca është se duhet të kuptojmë se çfarëdo që unë të bëj kundër fëmijës, prindërit e tij gjithmonë do të jenë në anën e fëmijës së tyre, dhe ky është rasti edhe me Kosovën. Çfarëdo të thoni kundër Kosovës ata do të jenë gjithmonë në anën e bebes së tyre, të cilën e kanë lindur, e kanë puthur në djep, e cila tani po del nga periudha e adoleshencës dhe ata nuk do të heqin dorë nga ajo çfarëdo që ajo të bëjë”, ka pretenduar Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se” taksat e Kosovës kanë shkaktuar dëm jo vetëm Serbisë, por gjithë rajonit, sepse ata të cilët duan të vijnë në vendin tonë dëgjojnë se ekzistojnë “zhurmat” në ekonomi, se nuk ka liri të tregtisë”.

“Kurrë nuk do të lejojë që ata t’i tërheqin taksat, dhe më pas të kërkojnë nga ne ta njohim Kosovën apo të bëjmë ndonjë veprim, këtë tashmë një kohë të gjatë po dëgjoj nga amerikanët, dhe nuk do të pajtohem me këtë, iu kam thënë njëqind herë”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb TV Përva./Insajderi.com.

Me këpucë pa lidhëse, por që kushtojnë rreth 1000 euro Presidenti Hashim Thaçi është nisur për në konferencën e Gobal Security në Bratisllavë, ku bashkë me homologun Aleksandër Vuçiqin do të jenë në një panel diskutimi.

Presidenti Hashim Thaçi para se të nisej në Bratisllavë të Sllovakisë, ka mbajtur konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.

Aty në sy kanë rënë atletet e Thaçit, të cilat dukeshin shumë më ndryshe se çfarë mbathë zakonisht Presidenti.

Ato janë të markës “Zegna” dhe me një kërkim që ka bërë Gazeta Express, shihet se ato kushtojnë 735 funta britanike,  ose 827.39 euro.

Ai nuk njihej për eksperimente në veshje, ndërsa kohëve të fundit duket se ai po inspirohet nga miku i tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Herën e kaluar kur ai ka udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës për në Samitin e Berlinit, vëmendje kishte marrë dizajni i bluzës që kishte veshur. /Express/