Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka emëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka si kapiten të përhershëm të këtij klubi.

Emery ka informuar skuadrën e tij për këtë vendim në mëngjesin e sotëm, përpara udhëtimit të ekipit të Arsenalit drejt Old Trafford, ku do të përballen me Manchester United të hënën.

Xhaka ka udhëhequr skuadrën në gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre të para të këtij sezoni, por Emery nuk kishte marr vendimin përfundimtar nëse ai do të ishte kapiteni apo ajo.

Emery është konsultuar me lojtarët e ekipit para se të vendosë që Xhaka të caktohet kapiten i përhershëm.

Emery ende nuk ka caktuar zëvendës kapitenin e ekipit ndërsa Alexander Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang shihen si pretendentë kryesorë. /Ballkani.info

Suksese në miqësore edhe për Inter e Napoli

Barcelona fitoi trofeun Gamper të cilin këtë vit e luajti me Arsenal. Ndeshja që paraprin sezonin e ri u fitua nga katalanasit me rezultatin 2 – 1. Në Camp Nou shënuan fillimisht miqtë me Aubameyang, ndërsa pas pushimit ishte radha e vendasve të festonin.

Autogoli i Maitland-Niles dhe goli i Suarez në çastet e fundit vendosi takimin.

Inter e mbylli me fitore turneun verot International Champions Cup. Zikaltërit ia dolën pas penalltive me Tottenham në Londër.

90 minutat përfunduan në barazim 1 – 1, ndërsa te 11-metrëshat lojtarët e Inter u treguan më të saktë.

Fitore në miqësore edhe për një tjetër skuadër italiane, Napoli. 1 – 0 u mbyll ndeshja e luajtur në fushën e Marseille që festonte 120 vjetorin e themelimit. Këtë ndeshje Elseid Hysaj e nisi si titullar./Klan HD

Mbrojtësi francez Laurent Koscielny do të largohet shumë shpejt nga Arsenali.

Kjo do të thotë se shiritin e kapitenit do ta trashëgoj dikush tjetër. Sipas të gjitha gjasave kapiten i ri i Arsenalit do të jetë Granit Xhaka.

Trajneri Unai Emery ka thënë se në garë është edhe Mesut Ozil dhe Nacho Monreal megjithatë sipas mediumeve angleze, Xhaka ka më tepër shanse.

Mesfushori shqiptar barti shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit kundër Lyonit të cilën Arsenali e humbi 2-1. /Presheva.com

Gunners po kryesojn garën për të transferuar  yllin e Lille, Nicolas Pepe.

Ai është i vendosur të kthehet në Francë javën e ardhshme për trajnimin para sezonit pavarësisht se bëhet e qartë se ai do të largohet nga klubi këtë verë.

Sipas gazetarit italian Tancredi Palmeri, Arsenali ka paraqitur një ofertë 79 milionë euro për anësorin.

Gazetari i Sky Italia Fabrizio Romano gjithashtu konfirmoi ofertën në Twitter.

Ai pretendon se Arsenali është në negociata të avancuara dhe tani po udhëheq garën për lojtarin./Indeksonline/.

Tottenham Hotspuri dhe Hugo Lloris, po mendojnë që t’i ndajnë rrugët gjatë kësaj vere, ndërsa Thomas Strakosha shihet si zëvendësues i francezit.

Paulo Gazzaniga është aktualisht portieri i dytë i skuadrës angleze, mirëpo nuk ka arritur të dëshmojë se e meriton vendin e titullarit.

Tottenhami është duke menduar ta zëvendësojë Llorisin me portierin e Kombëtares së Shqipërisë që luan te Lazi, Thomas Strakosha.

Sipas La Gazetta dello Sport, portieri shqiptar e pëlqen kalimin në Ligën Premier, por që thuhet se edhe Arsenali është futur në garë për të.

24-vjeçari është numri një i Lazios, duke luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet në sezonin që lamë pas të Serie A, duke impresionuar me paraqitjen e tij.

Strakosha shihet te Arsenali si zëvendësues i Petr Cech, që njoftoi për pensionim nga futbolli, mirëpo për shqiptarin do të ishte paksa e vështirë të zinte vendin e titullarit, pasi aty është Bernd Leno.

Portieri i Shqipërisë do të kishte shanse më të mira për të luajtur në çdo ndeshje te Tottenhami, duke ditur se Lloris po shkon në përfundim të karrierës.

Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës mes dy klubeve angleze, Chelsea dhe Arsenal.

Finalja e Ligës së  Evropës 2019 zhvillohet në Baku, transmeton KosovaPress.

Është hera e parë në histori që në finalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve ndeshen 4 klubet angleze.

Formacionet:

Mesfushori i Arsenalit, ka thënë se mungesa e Henrikh Mkhitaryanit në finale të Ligës së Evropës është zhgënjyese, por ka shtuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të tentojnë ta fitojnë titullin për armenin.

Henrikh Mkhitaryan nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij në Baku të Azerbajxhanit për finalen e Ligës së Evropës, ku Arsenali do të përballet sonte me Chelsean, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij, transmeton Gazeta Express.

Mkhitaryani do të ishte i rrezikuar për shkak të kombësisë së tij armene. Dy vendet, Azerbajxhani dhe Armenia kanë qenë në luftë për malet Nagorno-Karabakh që nga viti 1988, mirëpo ato janë në armëpushim që nga viti 1994.

Kapiteni i Arsenalit, Laurent Koscielny, ka thënë se finalja e Ligës së Evropës nuk duhej të ishte mbajtur në Baku, pasi Mkhitaryani bëri të ditur se ai nuk do të udhëtojë me skuadrën e tij.

Ndërsa, disa orë para finales, mesfushori Xhaka ka bërë të ditur se ata janë të zhgënjyer nga mungesa e Mkhitaryanit, por duan ta fitojnë titullin për armenin.

“Natyrisht që jemi të zhgënjyer që ai nuk është këtu. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës… ne duam t’ia dhurojmë atij një trofe, gjithashtu”, ka thënë Xhaka para finales që zhvillohet sonte.

UEFA pretendon se i kishte dhënë Mkhitaryanin siguri për të luajtur në finale, duke insistuar se kishin biseduar edhe me autoritet përgjegjëse në Azerbajxhan. Përkundër kësaj, Arsenali bëri të ditur se armeni s’do të udhëtojë me skuadrën.

Mkhitaryan i ka bërë gjithsej 11 paraqitje në këtë sezon të Ligës së Evropës. Në këto ndeshje, ai ka kontribuar me tri asiste.

Situatë e tensionuar në kampion e Chelseas një ditë para finales së madhe në Europa League.

Prej disa ditësh Sarri së bashku me skuadrën ka zbarkuar në Baku të Azerbaijanit për tu ambientuar me vendin, klimën dhe terrenin në stadiumin ku do luhet finalja.

Në stërvitjen e së martës mbrëma, sulmuesi Gonzalo Higuain është përfshirë në një sherr me mbrojtësin David Luiz, shkruan SYRI.net.

Por kjo ka acaruar trajneri Maurizio Sarri i cili ka lënë fushën i tërbuar, duke shkelmuar disa herë kapelen nga nervat.

Gjërat nuk po shkojnë siç duhet për të kaltrit, pasi harmonia në ekip lë shumë për të dëshiruar një ditë para finales.

“BT Sport Football” ka publikuar një video në rrjetet sociale ku sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi brazilian shihen duke u zënë, ndërsa Sarri shfaq pakënaqësinë e tij.

Futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, i ka habitur të gjithë me datën e përzgjedhur për të kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare me aktoren Amine Gulse.

Ozil-Gulse u fejuan dy vite më parë, ndërsa po bëjnë edhe përgatitjetet e fundit për dasmën, në fshehtësi të plotë.

Pavarësisht përpjekjeve të çiftit për të mbajtur gjithçka larg syrit të medias, është zbuluar se çifti i famshëm do t’i thotë po njëri-tjetrit në një ceremoni të organizuar më 7 Qershor në Hotelin Four Seasons Bosphorus, në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit. I pranishëm si dëshmitar martese në ceremoni do të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përzgjedhjen e datës 7 Qershor, shtypi gjerman e ka interpretuar si të qëllimshme nga ana e ish-kampionit të botës me Kombëtaren Gjermane, në mënyrë që në dasmë të mos jenë prezent ish-shokët e tij në Kombëtare.

Sipas medias gjermane, Ozil me qëllim ka vendosur ta bëjë dasmën e tij vetëm një ditë para ndeshjes Bjellorusi-Gjermani, e cila do të luhet me 8 Qershor.

Kujtojmë se Ozil u largua me polemika të mëdha nga Kombëtarja Gjermane, pas sulmeve në media për një takim të tij me Erdogan në Londër para kampionatit Botëror Rusi 2018.

Pas përfundimit të dy ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, sonte rikthehet Europa League me dy superpërballje.

Arsenal – Valencia dhe Eintracht Frankfurt – Chelsea.

Në ndeshjen Arsenal  – Valencia pritet të jetë vëmendja e sotme.

‘Topçinjtë’ në këtë ndeshje do të luajnë me mungesa të mëdha.

Bellerin, Holding, Ramsey, Denis Suarez dhe Welbeck nuk do të luajnë për shkak të lëndimeve.

Edhe Valencia do t’i ketë disa mungesa si Cheryshev, Couquelin dhe Kondobia.

Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Frankfurtit dhe Chelseas, pritet të jetë një ndeshje e balancuar pa favorizues.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 21:00.