Çështja Neymar nuk ka mbaruar pasi duket se do të merr rrugëtimin drejt Barcelonës.

Pas dy muajve të negociatave të dështuara, tashmë spekulohet për formulat me të cilat lojtari mund të arrinte gjatë verës së ardhshme te kataluansit.

Në këtë kuptim, Mundo Deportivo raporton se braziliani mund të largohet nga parisienët për 170 milionë euro.

Kjo shumë nuk korrespondon, siç raportohet, me klauzolën e largimit nga PSG, por me zbatimin e “nenit 17 të rregullave të FIFA-s për Statutin dhe transferimin e Lojtarëve, i cili që nga viti 2001 lejon një lojtar të përfundojë kontratën me një klub në mënyrë të njëanshme”.

Në këtë rast, çmimi i përfundimtar do të përcaktohej në radhë të parë nga avokatët e FIFA-s dhe Neymarit, ku ky fundit tashmë ka bërë konsultimet e duhura dhe pritet që të largohet për 170 milionë euro, siç shkruajnë gazetat në Kataloni, transmeton arbresh.info

Neymar është gjithashtu protagonist në gazetën Sport, ku ata publikojnë një studim, sipas të cilit 74 për qind e të anketuarve fajësojnë PSG-në se operacioni nuk është kryer, por edhe 72 për qind të tyre e quajnë të dështuar fushatën e Joseph Bartomeus për transferimin e lojtarit, percjell Spektri.

Neymari do të ishte i gatshëm të paguhet 15 milionë euro më pak në vit vetëm që t’i bashkohet Barcelonës nga Paris Saint-Germaini. Paga e tij do të binte nga 38 në 23 milionë euro në vit. Të paktën kështu raporton gazetari i BBC-së, Guillem Balague, në BBC Radio 5 Live.

Gjiganti spanjoll besohet se ia bërë Paris Saint-Germainit disa oferta të ndryshme për Neymarin, përfshirë këtu një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe Philippe Coutinhon, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, këto oferta janë refuzuar nga PSG-ja, e cila dëshiron të fitojë më shumë para për brazilianin, të cilin ia rrëmbeu Barcelonës para dy vjetësh për 222 milionë euro.

“Futbollisti është i gatshëm të pranojë që paga e tij për ulet nga 38 në 23 milionë euro në vit”, është shprehur Balague.

“Është një situatë interesante në Barcelonë. Ata besojnë se duhet të tentojnë dhe të punojnë shumë për ta kthyer atë në skuadër”.

“Lionel Messi, Gerard Pique dhe Luis Suarez e duan me të vërtetë shumë kthimin e tij, ndërsa edhe presidenti Josep Maria Bartomeu i ka edhe dy vjet në mandatin e tij dhe ai dëshiron ta lë një trashëgimi të madhe. A mund t’i imagjinoni të gjithë ata lojtarë që janë përmendur dhe Neymarin?”

Për momentin, Neymari është duke u stërvitur i vetëm në PSG, edhe pse raportohet se kjo gjë është pjesa e një programi të bërë më parë e jo për shkak të spekulimeve për të ardhmen e tij.

Real Madridi ka hyrë fuqishëm në këtë garë me një ofertë tunduese, e cila megjithatë u refuzua nga PSG-ja. Oferta e madrilenëve ishte: para + Gareth Bale + James Rodriguez. /Gazeta Express/

Lionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë që ka pasur Barcelona në histori të klubit, por jo vetëm.

Ajo që po e shqetëson Barcelonën është kontrata e tij e cila skadon në verën e vitit 2021.

Palët kanë pasur disa bisedime për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023, por që as klubi e as agjentët e lojtarit nuk po ngutën për një gjë të tillë.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona është gati të marrë vendimin për mos ta humbur Messin.

Barcelona është gati t’i ofrojë një kontratë të përjetshme Messit dhe një flet të bardhë ku ai do të vendosë vet për kushtet. /albeu.com/

Barcelona nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të kthyer në skuadër Neymar. Marrëdhëniet e yllit brazilian me kolegët e tij të Paris Saint-Germain, si dhe me stafin teknik, po përkeqësohen dhe klubi është i gatshëm ta shesë.

Media braziliane “Globo Esporte” raporton se Neymar është duke u përgatitur për të veshur sërish fanellën e katalanasve në verë, pasi negociatat mes dy klubeve për të arritur një marrëveshje janë duke u zhvilluar.

Për të mbërritur tek Neymar, Barcelona do të përfshijë kartonin e Samuel Umtiti, Ivan Rakitiç dhe Ousmane Dembele si dhe 100 milionë euro. Në verën e vitit 2017 PSG pagoi 222 milionë euro për shërbimet e 27-vjeçari dhe Barça do të duhet të arrij tek kjo shifër.

Negociatat vijnë pas deklaratës së presidentit të PSG, Nasser Al Khelaifi i cili kritikoi ashpër yjet e skuadrës duke iu drejtuar Neymar.

Në sezonin e kaluar Neymar ishte në qendër të vëmendjes në mediat prestigjoze, për sjelljen e tij jashtë fushe. Ai fillimisht u përfshi në një grindje me një zyrtar të ndeshjes pas eliminimit zhgënjyese nga Champions League nga Manchester United dhe u filmua më pas duke sulmuar një tifoz pas humbjes së finales të Kupës së Francës me Rennes. Kohët e fundit, ai u akuzua gjithashtu për përdhunim nga modelja braziliane, Nalija Trindade.

Në këto kushte, sulmuesi brazilian, i cili ende mban një marrëdhënie të mirë me Lionel Messin, Luis Suarez dhe Gerard Pique mund të jetë duke përgatitur kthimin në “Camp Nou”.

Barcelona ka bërë plane për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ndërsa thuhet se tashmë ka pyetur klubin anglez për të.

Sipas gazetës katalunase Sport, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron ta transferoi sulmuesin e Anglisë për tu bërë partner i dyshes, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Rashfordit i ka të mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin nga Old Trafford dhe paga e tij prej 17 mijë eurosh në javë nuk përbën problem.

Djajtë e Kuq kanë mundësinë ta mbajnë atë edhe për një vit ndërkohë që Real Madridi, Paris Saint Germain dhe Juventus janë po ashtu të interesuar për sulmuesin.

Rashford pëlqehet shumë nga Barcelona dhe klube tjera të mëdha (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Barcelona e ka bërë 21-vjeçarin prioritet në afatin e transferimeve të kësaj vere, por Unitedi do të ngurronte ta largonte përpara përfundimit të kontratës.

Megjithatë, presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka një marrëdhënie të mirë me drejtorin e Unitedit, Ed Woodward dhe ata besojnë se kjo mund të ndihmojë përpjekjen e tyre për ta transferuar. /Telegrafi/

Përveç të jashtëzakonshmit Lionel Messi, tashmë garës i bashkohet edhe lideri i mbrojtjes së Liverpool, Virgil Van Dijk.

Holandezi ka qenë prej më të mirëve tek Liverpool, duke qenë lider në vijën e fundit dhe duke kaluar 64 ndeshje pa u dribluar nga asnjë lojtar.

Trofeu ‘veshmadh’ i Ligës së Kampionëve veç sa i rrit gjasat e qendër mbrojtësit për ‘Topin e Artë’.

Por, madrilenja ‘Marca’ shkruan se nuk ndryshon asgjë pas Ligës së Kampionëve, Messi mbetet favoriti për ‘Topin e Artë’, transmeton lajmi.net.

Leo e përfundoi këtë edicion si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, me 12 gola të shënuara.

Ai gjithashtu ka fituar edhe garën me Kylian Mbappe për ‘Këpucën e Artë’, duke vërtetuar se në aspekt individual ishte më lart se të gjithë këtë edicion.

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka thënë se është shumë pranë vendimit përfundimtar për të ardhmen, me Barcelonën dhe Manchester Unitedin që janë duke e vëzhguar nga afër situatën e tij.

19-vjeçari gëzoi një sezon fantastik më 2018/19, duke marrë lëvdata të mëdha nga të gjitha anët për paraqitjet e tij në 55 ndeshje në të gjitha garat.

Përfaqësuesi i Holandës i ndihmoi skuadrës së Erik ten Hag t’i fitojë ligën dhe kupën e Holandës, derisa luajti edhe rol kyç në ecurinë e skuadrës deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona dhe Unitedi janë favoritë në garë për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit adoleshent, me Juventusin po ashtu si destinacion i mundshëm për të.

De Ligt tani ka dhënë indikacione të mëdha se në verë do të largohet nga Ajaxi, sepse e pranoi se është duke menduar për ta zgjedhur opsionin më të mirë për të ardhmen.

“Jam shumë i ngazëllyer për atë që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ama po përpiqem të jem i qetë”, tha De Ligt për RTL4.

“Këtë e shoh si sfidë, kjo është më e rëndësishmja. I kam disa opsione dhe dua ta zgjedh më të mirin. Logjikisht, secili opsion është më i mirë se tjetri”, shtoi ai. 

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, që do të jetë pasuesi i Luis Suarez. Pavarësisht se flitet shumë për kalimin e Antoine Griezmann në “Camp Nou”, mediet në Spanjë po aludojnë për një skenar tjetër.

Këtë herë ka qenë “Diario Sport” që  ka bërë me dije se klubi katalas ka arritur akord me Rodrigo Moreno, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me Valencian.

Për të marrë shërbimet e tij duhet të paguajnë klauzolën prej 110 milionë euro, teksa media në fjalë shpjegon se nuk do të jetë një operacion me vlerë 60 milionë euro, aq sa u fol fillimisht.

Spanjolli u ble në vitin 2015 nga Benfica dhe Valencia pagoi 30 milionë euro për 28-vjeçarin, që këtë sezon në La Liga e mbylli me 8 gola e 6 asist.

Lajme të mira për Juventusin në rrugën që të çon drejt kartonit të Matthijs De Ligt. Sipas mediave spanjolle, Barcelona është gati të heq dorë nga tratativat për të arritur te talenti i Ajaxit.

Drejtuesit e klubit blaugrana nuk janë aspak dakord me mënyrën se si menaxheri i futbollistit Mino Raiola po e drejton këtë çështje, ndaj pritet të ndërpresin negociatat.

Tërheqja e Barcelonës u hap derën kështu ekipeve të tjera si Manchester United, Juventus e Paris Saint Germain të synojnë transferimin e De Ligt.

Ish-kapiteni i Barcelona-s Xavi Hernandez pritet të luajë ndeshjen e fundit si profesionist për Al Sadd të hënën dhe është gati për aventurën e radhës, atë të trajnerit. 

Ai është përfolur për një rikthim te Barcelona, por vetë spanjolli mendon se nuk është gati për atë post. 

“Ideja është ta nis karrierën time si trajner në Katar ku kam më pak presion dhe mund të testoj veten time duke fituar pak eksperiencë, përpara se eventualisht të rikthehem në Europë, me shpresën që të trajnoj Barcelona-n,” shprehet Xavi në një intervistë me Efe. 

“Për momentin, nuk e shoh veten ime si trajneri i Barcelona-s pasi më duhet të mësoj shumë përpara se të mendoj për atë gjë. Duhet të eci përpara se të vrapoj.

Kam shumë ide dhe koncepte futbolli që dua t’ua transmetoj lojtarëve të mi në të ardhmen. Futbolli mund të luhet në shumë mënyra, por gjithmonë kam thënë se më pëlqen mentaliteti i Barcelona-s.”