Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë gjatë pasdites së të shtunës, përpos dëmeve materiale që solli edhe ndërprerjen e eventeve ceremoniale, që në fundjavë janë të shumta.

Një çift që po festonin lidhjen e tyre në martesë, u është dashur të ndërpresin ceremonine dhe të vrapojnë bashkë me dasmorët jashtë lokalit, pasi kanë ndjerë dridhjet e fuqishme të tërmetit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit.

Një prej dasmorëve i veshur me kostum tradicional kombëtar ka treguar për Report Tv se në momentin e tërmetit ata kanë nxituar të futen poshtë tavolinave.

“Jemi futur poshtë tavolinave. Nxituam të nxjerrim fëmijët jashtë. Njerëzit u përqendruan te dasma pastaj”, tha dasmori.

Edhe tri ditë kanë mbetur nga dasma e çiftit të njohur, Bleros dhe Afronës. Dasma e tyre është duke bërë jehonë që nga dita kur zbuluan datën e dasmës, shkruan rtv21.tv

Në bazë të fotografive të postuara në rrjetet sociale çifti duket se kanë dashuri të madhe në mes vete. Mirëpo, duket se mes çiftit nuk është gjithçka në rregull pasi që ata e kanë larguar njëri-tjetrin nga Instagrami.

Mirepo, Blero pak çaste më parë filloi ta ndjek përsëri Afronën, kurse ajo nuk ka bërë ende ndonjë lëvizje sa i përket kësaj çështjeje. Nëse raportet mes çiftit janë në rregull dhe kjo është vetëm ndonjë “zënke” e çastit atëherë çifti pritet që të kurorëzohen më 21 shtator në Shëngjin.

Ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media

Prezantuesja dhe aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, të shtunën e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dyshja, të cilët janë të lidhur prej vitesh, zgjodhën një vend tejet luksoz për dasmë, gjersa mblodhën miq e familjarë në një ambient atraktiv në Golem të Shqipërisë.

Të njëjtit po ashtu nuk kanë hezituar që në rrjetet sociale të publikojnë momente të veçanta nga dita më e rëndësishme e jetës së tyre.

“Momenti më emocionues i jetës sime. Asgjë nga e gjithë kjo ëndërr e bukur e bërë realitet nuk do ishte e mundur, nesë nuk do ishte pranë nesh Ami Event. Dhe falënderimi i fundit shkon për Zotin që më ka bekuar me Besnik Krapi në jetën time”, ka shkruar mes të tjerash Jonida në postimet e ndara me ndjekësit në Instagram.Lexo po ashtu:

Në një ceremoni të bukur, martohen Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Çifti janë njohur në serialin vendor “O sa mirë”, pesë vite më parë, derisa po aktronin së bashku.

Ndërkaq, është raportuar se pas martesës, Jonida dhe Besniku do të jetojnë në mes Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak të angazhimeve të shumta që kanë. /Telegrafi/

Diten e nesërme, moderatorja e njohur JonidaVokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Më herët në rrjet qarkulluan foto të ftesave të dasmës së çiftit në formën e guaskës.

Nga detajet e ftesës, u kuptua se ceremonia do të bëhej në një vend bregdetar, ndërsa ditën e sotme “Tiranapost.al” ka zbuluar super resortin ku do të bëhet dasma.

Ai ndodhet në plazhin e Malit të Robit, shumë pranë bregut dhe ka një pamje fantastike të detit.

Resorti gjigant ka gjithashtu një pishinë dhe një platformë në mes të detit, e cila lidhet me pjesën tjetër nëpërmjet një ure druri.

Madje, në muajin shkurt të këtij viti, JonidaVokshi publikoi në profilin e saj në Instagram një foto ku kishte pozuar në këtë resort, ndërsa ne tani kuptojmë se që atëherë moderatorja e ka bërë zgjedhjen e saj.

Presim me padurim ditën e nesërme për të parë Jonidën e Besnikun si nuse e dhëndër!

Kujtojmë se pas dasmës, çifti ka vendosur të jetojë në Prishtinë.

Jennifer Lopez dhe AlexRodriguez së shpejti do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Pas propozimit të Alex, duket se çifti ka filluar të bëjë përgatitjet e para të dasmës duke përfshirë këtu edhe listën e të ftuarve.

Në një intervistë në “GMA 3: Strahan, Sara and Keke”, ish-lojtari i “Neë York Yankees” konfirmon se ish-partnerët e tyre do jenë pjesë e dasmës. “Do thoja që edhe ish-at janë të ftuar në dasmë. Të gjithë. Sa më shumë aq më mirë”, thotë Rodriguez kur u pyet nëse ceremonia do ishte pa ish-partnerët. Burime të shumta kanë informuar ‘US Ëeekly’ se JLo e shehAlexRodriguez si shpirtin e saj binjak, ndërsa në anën tjetër Alex e sheh bashkëshorten e ardhshme si “dhuratë nga zoti”.

Martesa e tyre mendohet se do zhvillohet së shpejti dhe se do jetë çdo gjë që ne nuk kemi menduar kurrë. /albeu

Një 40-vjeçare ka ‘ka shpikur një dasmë’ në mënyrë që të krijonte mundësinë vetës që t’i propozonte për martesë partnerit të saj.

Paul Schoproni mendoi se po shkonte në dasmën e shokut të tij të ngushtë, pa e ditur se dhëndri në fakt do ishte ai.

Schoproni mbeti i habitur kur pa partneren e tij, Aleasha Pilawa e cila doli e veshur me fustan të bardhë dhe nisi të ecte drejt altarit. Të gjithë të ftuarit në dasmë e dinin se çfarë po ndodhte vetëm, Paul-i vazhdonte të mos u besonte syve.

Aleasha tha se ai kishte gati dy vite që i propozonte për martesë por ajo e kishte refuzuar gjatë gjithë kësaj kohe pasi donte që t’i propozonte vetë.

Kur i doli përpara dhëndrit, 40-vjeçarja u ul në gjunjë dhe i kërkoi që të martoheshin bashkë.

Gjithsesi, Paul iu përgjigj me “Jo!”. Por, sigurisht ishte shaka. /Lexo.al

Planifikimi i dasmës nuk është një rrugëtim i thjeshtë, për faktin e vetëm që ka shumë gjëra që s’mund t’i kesh nën kontroll. Pikërisht ky, ishte rasti i një nuseje nga Texas-i të quajtur Tara, e cila vetëm pak muaj para ditës së madhe mësoi se gjyshja e saj ishte sëmurur rëndë dhe nuk do të mund të ishte e pranishme.

Sidoqoftë, diçka e tillë ishte e papranueshme për vajzën, e cila donte me çdo kusht që ajo të ishte aty.Çfarë bëri? Dëshira e fundit e 102 vjeçares ishte të shihte mbesën e saj teksa martohej dhe kështu u bë!

Vajza veshi fustanin e bardhë të nusërisë, shkoi tek ajo në shtëpinë e të moshuarëve dhe bënë bashkë një set të gjatë fotografk për të ruajtur kujtimet e një momenti kaq të veçantë sa ky! Askush nga familja nuk e dinte për planin e vajzës.

Kur mbesa mbërriti, gjyshes i thanë se një vizitor është duke e pritur. Kur doli, e shokuar pa vajzën të veshur me të bardha. Pas postimit në Facebook, historia u bë shpejt virale, duke emocionuar me qindra njerëz që ndoshta kanë kaluar nëpër të njëjtën situatë.

Vajza, e dinte që ajo do të ishte hera e fundit që ato të dyja shihnin njëra tjetrën. 27 ditë më vonë, ajo ndërroi jetë. Gjithsesi, historia nuk mbaron me kaq. Gjatë dasmës, Tara suprizoi familjen duke i treguar fotot që bëri me gjyshen dhe siç mund t’i shihni nga fotot, askush s’mund t’i mbajë lotët! /Anabel

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur këngëtares Anxhela Peristeri.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri në njërin nga emisionet “Thumb” me moderatoret Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, ka zbuluar një detaj lidhur me një ngjarje që i ka ndodhur në Maqedoni.

Ajo rrëfeu një histori interesante që i ndodhi në një dasmë në Maqedoni

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam ne një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem. Po ti u martove dje i thashë. Po s’ka gjë tha ajo është për shpi ty të kam për qejf”, tregoi Anxhela.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar projektin muzikor në bashkëpunim me Mateus Frrokun. Mirëpo nuk kanë qenë të pakta thashethemet që i lidhnin bashkë dy këngëtarët edhe në jetën private, transmeton Spektri.

Megjithatë, Anxhela mohoi çdo gjë. “Zakonisht kur bëj duet me dikë bëhem çift për ca kohë. Zakonisht nuk kam qenë çift me asnjë artist. Nuk e di. Nuk ka rastisur dhe njihemi shumë shpejt ndoshta. Me Mateusin njihemi që në festival të fëmijëve. Plus asaj është dhe nja pesë vjet më i vogël se unë. Unë do doja që i dashuri im të ishte më i madh se unë”, tha këngëtarja.

Gentijana Maloku, një vajzë e re nga Vushtrria ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë ditë më parë.

E për këtë ditë kaq të veçantë, ajo ka zgjedhur të realizojë një fotosesion, shkruan Indeksonline.

Maloku nuk ka vepruar si shumica e vajzave, qe në fotosesion të shoqërohet nga partneri që do ta ketë afër për gjithë jetën.

Ajo ka zgjedhur nxënësit e saj për të cilët nuk ka nguruar të thurrë edhe lavde.

Padyshim një kujtim kaq i bukur!

“Me nxënësat e mi në ditën më të rëndësishme, kurrë nuk kam shkëlqyer në univers, por sot të shkëlqyerit në univers janë nxënësit e mi”, ka shkruar ajo krahas fotograive të publikuara në një grup të mbyllur në Facebook. /Indeksonline/

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ishte dëshmitar në dasmën e asambleistit të PDK-së në Suharekë, Rilind Krasniqit.

Dje në Suharekë asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Rilind Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net.

Asambleisti ka lidhur kurorë me Alabana Gashin dhe në ceremoninë e martesës ishin prezent edhe miqtë nga politika, por ajo që befasoi çiftin ishte padyshim edhe prezenca e Kadri Veselit.

Krye parlamentari ishte dëshmitar në martesën e tyre dhe prezenca e tij gëzoi tej mase Rilindin dhe Gresën në këtë datë të veçantë për ta. /Lajmi.net/