Hillary Clinton e lindur më 26 tetor 1947 është ish-sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.

Gjithashtu, ajo ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante demokratike, si dhe e vetmja Zonjë e Parë që kandidon për post publik.

Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA, duke qenë nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë vitit 2001-2009.

Gjithashtu, si gruaja e Presidentit Bill Clinton, ajo ka qene Zonja e Parë nga viti 1993 deri në vitin 2001 Në zgjedhjet e vitit 2008, brenda partisë, Clinton ishte një kandidate kryesore për zgjedhjet presidenciale. Zonja Clinton është e admiruar në gjithë botën, dhe jo vetëm brenda SHBA.

Një banore autoktone e Illinois, Hillary nga fillimi ishte e angazhuar në politikë, si studente në Wellesley College në vitin 1969, pastaj dhe u diplomua si Juris Doctor në Yale Law School në vitin 1973,Yale University.

Pas diplomimit në universitetin e Jalës, Hillary u bë një avokate e shkëlqyer, duke këshilluar Fondin e Mbrojtjes të fëmijëve të Cambridge përpara se të bashkohet me ekipin e juristëve që këshillonin për Komisionin Juridik përfaqësues gjatë fajësimit të Presidentit Richard Nixon për skandalin Watergate.

Pas një kohe të shkurtër si avokate e Kongresit ligjor, ajo u zhvendos në Arkansas dhe u martua me Bill Clinton në vitin 1975,të cilin e kishte njohur ne universitet.

Rodham drejtoi gjygjin e Arkansas për Fëmijët dhe Familjet në vitin 1977. Ndërsa në vitin 1978, ajo u bë kryetarja e parë femër e Shërbimeve Ligjore të Korporatës, dhe në vitin 1979 ortakja e parë femër në Rose Law Firm.

“The National Law Journal” e ka renditur dy herë atë si njëra nga qindra avokatet më me ndikim në Amerikë.

Si Zonja e Parë e Arkansas 1979-1981 dhe 1983-1992 me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, në atë kohë guvernator, ajo udhëhoqi një grup pune për të reformuar sistemin e Arkansasit në arsimim. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në bordin e Wal-Mart dhe disa korporatave të tjera.

Në vitin 1994, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, për iniciativën e saj të madhe, për planin e kujdesit shëndetësor Klinton, nuk arriti të fitojë miratimin nga Kongresi amerikan. Megjithatë, në vitin 1997 dhe 1999, Clinton luajti një rol udhëheqës në mbrojtjen për krijimin e Programit kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore për fëmijë, Akti adoptimi dhe Familjet e sigurta dhe Akti Foster Care Pavarësia.

Gjatë viteve si Zonjë e Parë ajo tërhoqi një përgjigje të polarizimit nga publiku amerikan. E vetmja Zonjë e Parë të cilës i është bërë thirrje gjyqi, ajo dëshmoi para një jurie federale në vitin 1996 në lidhje me polemikën e Whitewater, por asnjëherë nuk u akuzua për shkelje për këtë ose në disa hetime të tjera gjatë presidencës Clinton. Gjithashtu martesa e saj ka përjetuar skandalin Lewinsky në vitin 1998, një sprovë për çiftin Clinton. Hillary Clinton ka dalë e pastër tek të gjitha hetimet që i janë bërë.

Pas transferimit të shtetit, Clinton u zgjodh senatorja e parë femër e Nju Jorkut; ajo ishte e vetmja Zonjë e parë që ka kandiduar ndonjëherë për këtë post publik. Pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, ajo mbështeti veprimet ushtarake në Afganistan dhe rezolutën e luftës në Irak, por më pas e kundërshtoi sjelljen e Presidencës së George W.Bushit të luftës në Irak dhe vazhdon të kundërshtojë shumicën e politikave të saj të brendshme.

Clinton u rizgjodh për Senatin në vitin 2006 në zgjedhjet paraprake Demokratike presidenciale të vitit 2008, Hillary Clinton fitoi shumë më tepër vota në zgjedhjet paraprake se sa kandidatet e tjera femra në historinë amerikane, por ngushtë ajo humbi nominimin për presidente, i cili arriti të fitojë zgjedhjet kombëtare.

Obama e emëroi Clinton si sekretare e shtetit, dhe ajo u konfirmua nga senati në janar 2009 ajo ka qenë në ballë të përgjigjes amerikane ndaj Pranverës Arabe, duke përfshirë dhe avokimin e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Libi.

Si Sekretare e Shtetit, ajo mori përgjegjësinë për dështimin e masave të sigurisë në lidhje me sulmin e Bengazit në vitin 2012 , i cili rezultoi në vdekjen e personelit konsullor amerikan, por mbrojti veprimet e saja personale në lidhje me këtë çështje.

Clinton vizitoi më shumë vende se çdo sekretar tjetër shteti. Ajo shihte “fuqinë e zgjuar” si strategji për të pohuar lidershipin dhe vlerat amerikane, duke kombinuar fuqinë ushtarake me diplomacinë dhe aftësitë amerikane në ekonomi, teknologji, dhe fusha të tjera. /ABC24.al

Albatrit Muçiqi u tregua romantik me rastin e ditëlindjes së gruas.

Në familjen e Albatrit Muçiqit sot ka një aryse më shumë për të festuar, kjo ngase bashkëshortja e tij, Egzona feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, këngëtari i bëri asaj një urim të veçantë, duke publikuar një foto ku po e mbante Egzonën në prehër.

“Shumë urime per ty zemra jem  Qofshim gjithmonë kështu se bashku. Të dua shumë”, ka shkruar Albatriti.

Për ndryshe, çifti janë prindër të tre fëmijëve, Amelia, Elia dhe Erald. /Lajmi.net/

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, sot (e martë), feston ditëlindjen e 25-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar një sërë urimesh nga familjarët, miqtë dhe kolegët e tij të shumtë.

I njëjti në ditën më të rëndësishme të jetës, ka vendosur të publikojë një video në rrjetin social, Instagram, kur ishte i vogël.

“Urime ditëlindjen për mu. I urrej ditëlindjet, por i dua njerëzit që e rrethoj veten me ta çdo ditë, e që më japin dashuri, lumturi edhe kujtime të mira. Yllit të vogël në video s’ju kish besu që një ditë do të jetojë ëndrrën e tij, e që njerëzit kanë me e dashtë e përkrah siç bëni ju”, ka shkruar krahas kësaj video ai.

Ndonëse ka pak vite prej se u bë pjesë e estradës, Ylli konsiderohet të jetë një nga zërat më të pëlqyer e më të kërkuar në treg.

Përgjatë këtyre viteve, artisti Limani ka sjellë projekte e bashkëpunime mjaft të suksesshme dhe ka qenë pjesë e kompeticioneve të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Morena Taraku ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e fansave dhe jo vetëm. Shpesh kemi parë personazhe të njohur të komentojnë në fotot e saj në rrjete sociale, në veçanti Jason Derulo. Këngëtarja shqiptare dhe ai amerikan ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’ dhe Derulo nuk ka nguruar që ta komplimentojë Tarakun për projektet e saj muzikore. Pavarësisht se askush nuk e di se si janë njohur ata të dy, duket se Morena ka pasur mundësinë që edhe ta takojë nga afër Jason. Së fundmi Morena ka uruar publikisht këngëtarin amerikan për ditëlindjen e tij dhe me këtë rast ka zbuluar se ata të dy njihen shumë mirë me njëri-tjetrin. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ një foto me Jason, në të cilën ajo shihet e ulur shumë pranë tij. Bashkangjitur fotos Morena ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Jason Derulo”, shoqëruar me figurën e një zemre./Revista who

Këtu gjeni disa arsye se pse këta persona konsiderohen të veçantë dhe pse duhet të festoni ditëlindjet e shtatorit.

Pretendohet se personat të cilët kanë lindur në shtator janë më të suksesshëm. Fëmijët të lindur në këtë muaj janë më të mirë dhe kanë më shumë avantazh të bëhen më të mirë në programe.

Fëmijët e shtatorit jetojnë më gjatë. Personat të lindur në muajin shtator konsiderohen se kanë shanse bindëse që jetojnë më gjatë, raporton “ETimes”, transmeton lajmi.net.

Një tjetër karakteristike e fëmijëve të lindur në këtë muaj është se ata janë njerëz më të mirë dhe më të sjellshëm. Këta persona janë më praktikë, më të mirë dhe më të mirë mendueshëm. Po ashtu ata janë më të dashur dhe i ndihmojnë shumë të tjerët.

Janë më të gjatë dhe më shumë tipa sportiv, të lindurit në këtë muaj kanë më shumë fuqi dhe elasticitet në muskuj dhe eshtra. Kanë më shumë gjasa të rriten më shumë sa i përket gjatësisë sesa personat të lindur në muajt e tjerë.

Më pak gjasa që hyjnë apo të krijojnë probleme. Ata nuk kanë shumë gjasa dhe nuk janë tipa që krijojnë probleme apo që nxitin probleme me të tjerët. /Lajmi.net/

Paul Walker sot do mbushte 46 vite po të ishte gjallë.

Paul Walker ishte një nga karakteret më të dashura nga publiku tek filmi ‘Fast and Furious’ me rolin e tij Brian O’Conner, shkruan lajmi.net.

Aktori i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2016 për shkak të një aksidenti me makinë, sot ka ditëlindjen dhe do mbushte 46 vite jetë po të ishte ende gjallë.

Në këtë ditë bija e tij Meadow ka publikuar një imazh nga vegjëlia me të atin e saj në Instagram ku ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen tek shpirti më i dashur që unë do njoh ndonjëherë”. /Lajmi.net/

Ditën e nesërme Kylie Jenner pritet të festojë 22-vjetorin e lindjes në shoqërinë e partnerit të saj, Travis Scott dhe familjes. Për të kaluar një ditëlindje sa më të veçantë, Kylie ka marrë me qera një jaht superluksoz, për të udhëtuar në brigjet më të bukura të Italisë.

Ky jaht ka një vlerë prej 250 milionë dollarësh dhe mund të merret me qera për 1.2 milionë dollarë në javë. Brenda tij mund të akomodohen shumë të ftuar, sepse ka dhoma gjumi për 22 të ftuar në të cilat përfshihet një suitë master dhe tre të tjera VIP.

Përveç këtyre dhomave, në jahtin në të cilin Kylie ka marrë me qera, përfshihet dhe një sallon bukurie, një kinema, një bar, dy vendqëndrime për helikopter dhe ka 29 persona që shërbejnë. Gjithashtu brenda tij ka palestër dhe një dhomë për ‘spa’ për ata persona që nuk duan të ushtrohen, por të relaksohen.

Ndërsa në qendër të jahtit ka një pishinë të madhe ‘jacuzzi’. Në fakt nuk është çudi që Kylie të festojë ditëlindjen mes luksit, duke qenë se pak muaj më parë ajo u përcaktua nga ‘Forbes’ si miliarderja e parë më e re në moshë, sepse e gjithë pasuria e saj shkon 900 milionë dollarë. /revistawho.com

Blero e uroi Afronën për ditëlindje në minutat e parë të 09 gushtit

Modelja e njohur, Afrona Dika sot feston datë të shënuar. E fejuara e këngëtarit të mirënjohur, Blero Muharremit sot feston ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së personit të tij të zemrës, këngëtari në minutat e parë të ditës së sotme uroi Afronën. Përmes një imazhi tejet të bukur të Afronës, Blero thuri fjali të bukura në datën e lindjes së të fejuarës.

Blerim Muharremi dhe Afrona Dika do të martohen në muajin shtator në Shëngjin. Ceremonia martesore do të organizohet nga Alketa Vejsiu, ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media

Lexo me shume: http://rtv21.tv/afrona-feston-ditelindjen-ja-si-e-uroi-blero/
© RTV21.tv

Arnold Schwarzenegger sot feston ditëlindjen.

Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger sot feston ditëlindjen, ai mbushi plot 72 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Ai është një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë dhe njihet për një numër të madh rolesh.

Ndër filmat më të njohur ku ai aktroi janë “Conan the Barbarian”, “The Terminator”, “Commando”, “Predator” dhe “Total Recall”.

Schwarzenegger është i angazhuar edhe në politikë, ai ka mbajtur postin e Guvernatorit të Kalifornisë nga viti 2003 deri më 2011. /Lajmi.net/ 

Ditë e veçantë për Edonën Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Edona Llalloshi sot feston ditëlindjen e saj të 40-të.

Me këtë rast Edona ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe fansat e saj, të cilat ajo i ka publikuar në Instastory.

Me muzikë Edona filloi të merrej që nga fëmijëria, si nxënëse në shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës, për të vazhduar më pas edhe si studente e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës.

Edona vite më parë mori pjesë në shumë festivale si: ”Akordet e Kosovës”, në festivalin e 33-të në RTSH me këngën “Vajtim Dashurie”, ku u shpall debutantja më e mirë e festivalit, në vitin ’95 merr pjesë prapë në po këtë festival në Edicionin e 34-të me këngën “Kthemi ëndrrat e mia”, ku arrin deri në finale.

Në vitin 1996 ka marrë pjesë në “Show Fest”, në vitin 1997 në Festivalin “Zambaku i Prizrenit “, ku edhe e fitoi vendin e parë. E në vitin 2002 këngëtarja e shumë hiteve, fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë në “Polifest”.

Këngëtarja ka marrë pjesë edhe në Festivale tjera si “Polifest”, “Zhurma Show”, “Kënga Magjike”, “VFM”, “Netët e Klipit Shqiptar”, e shumë festivale tjera. Nga viti 1999, Edona Llalloshi filloi edhe publikimin e disa albumeve “Djali i Kosovës Trime”, në vitin 200 albumin “Mikja e parë” dhe në vitin 2003 albumin “Borxhi i Dashurisë”.

Disa prej këngëve të Edonës, të cilat dëgjohen edhe sot nga fansat, janë: “Simpatia”, këngë kjo që u përpunua nga Lumi B dhe Dhurata Dora në vitin 2017, “Kush po të pëlqen”, “Për ty po flas”, “Beatbox”, e shumë të tjera. Përveç sukseseve në punë, Edona gëzon edhe një jetë të lumtur familjare, ajo u martua në vitin 2012 me Gazmendin dhe ka dy fëmijë Doa dhe Nurin./Fiks.al