Dua Lipa ka mbajtur një fjalim në universitetin prestigjioz të Kembrixhit.

Dua Lipa së fundi ka vizituar universitetin prestigjioz të Kembrixhit, për të folur rreth asaj se si është të jesh grua e re në industrinë e muzikës.

Ajo u shpreh e lumtur për këtë mundësi si dhe tha se edhe prindërit e saj janë të lumtur për këtë gjë.

“Të hënën shkova në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të dhënë një fjalim për atë se si është të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht shqyrtimi i artisteve femra i nënshtrohet mediave dhe mediave sociale, çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar dhe çfarë ne mund të bëjmë si shoqëri për të thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin thjesht të lumtur që më në fund e bëra këtë në universitet …”, ka shkruar Dua.

Për ndryshe, Dua Lipa ka paralajmëruar rikthimin me një projekt të ri muzikor. /Ballkani.info

Dua Lipa e cila është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për këngët e saj, duket se së fundmi ka ndërmarrë një veprim të çuditshëm.

Këngëtarja shqiptare po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, teksa në atë Instagram numëron 34.9 milionë njerëz, e në po të njëjtin rrjet ajo ka fshirë të gjitha fotografitë.

Duke mos zbuluar asgjë më shumë, 24-vjeçarja nuk ka lënë asnjë foto profili, teksa në faqen zyrtare të saj gjendet vetëm faqja e fondacionit, “Sunny Hill”.

Dua Lipa fshin të gjitha fotografitë nga Instagrami (Foto: Instagram)

Nuk dihet arsyeja që ka çuar këngëtaren në këtë veprim, megjithëse duket se ylli shqiptar ka vendosur të ketë më shumë privatësi.Lexo po ashtu:

E njëjta së fundmi performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, në Manhattan, ku atë natë paralajmëroi edhe projektin e radhës, deri në publikimin e albumit të saj të dytë, që pritet të lansohet këtë vit.

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Dua këtë vit është shpërblyer me dy çmime “Grammy”, atë për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë elektronike”, për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Diplon dhe Mark Ronson.

Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave

Ditë më parë po ashtu Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Merita Halili ka folur për momentin kur u takua me Dua Lipën dhe së bashku kënduan këngë shqipe.

Merita Halili dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni ishin të ftuarit e parë të emisionit Soiree në Top Channel me Jonida Shehun këtë të mërkurë. Ata rrëfyen emocionet e koncertit që artistja mbajti në Tiranë më 27 shtator, të cilët kishin mbetur shumë të kënaqur.

Ndër të tjera Merita është pyetur edhe në lidhje me takimin që pati me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Para 2 vitesh Dua Merita Halili e Raif Hyseni ishin të ftuar në në emisionin “The Untitled Action Bronson Shoë”, të reperit Action Bronson. Artistet shqiptare kanë kënduar këngën “Doli goca n’penxhere” duke bërë që të pranishmit të ngrihen në këmbë e të kërcejnë nën ritmin e muzikës shqiptare.

“Ne nuk e dinim që do të ishte Dua Lipa. Kur e pamë, e cila doli nga dhoma e grimit, kemi thirrur ‘Duaa’ dhe ajo na njohu e na tha ‘tani do të vij tek ju’. Më pas u futëm për të bërë muzikë, aty u shkrimë me muzikën popullore dhe gati dogjëm edhe shaminë”, ka rrëfyer Merita Halili. /Lajmi.net

Dua Lipa nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë së madhe për Miley Cyrus, e cila ishte e pranishme këtë vit në festivalin, “Sunny Hill”.

Lipa – e cila është organizatore e festivalit në Kosovë me babanë e saj, Dukagjin Lipën – ka folur të hënën për ET se si e mori artisten Cyrus për të performuar në vendin tonë.

“Ajo është mbretëreshë”, ka thënë artistja Lipa për ET.

Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images)

“Unë thjesht bisedova me të dhe e pyeta nëse do të vinte”, thotë Dua. Jam shumë falënderuese ndaj saj, sepse në Kosovë ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë femër ndërkombëtare si Miley që bëri gjithë atë shou”.

Edhe pse këngëtarja Lipa lindi në Angli, prindërit e saj janë nga Prishtina, dhe këngëtarja është shumë krenare për vendin e saj – tashmë është edhe arsyeja kryesore se përse nisën festivalin, “Sunny Hill”.

“Jo vetëm se ajo erdhi, por dhuroi atmosferë. Njerëzit humbën mendjen e tyre”, tha 24-vjeçarja duke qeshur. “Ishte shumë mirë, një natë për t’u kujtuar”.

Përderisa nuk është e zënë me organizimin e festivaleve të mëdha, Lipa merret edhe me projekte të tjera, së fundmi ajo u bë imazh i YSL, Libre, të cilën po e promovonte në New York në nisjen e një fushate të re.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images)

“Ndjeva sikur ishte një gjendje e përsosur, sepse kemi shumë të njëjtat vlera dhe besuam në të njëjtën gjë”, tha ajo. “Në fund të ditës, kjo është një fushatë bukurie. Kjo aromë quhet Libre që nënkupton lirinë, por ka të bëjë me marrjen në pronësi të vetes dhe trupit tuaj dhe njohjes së vlerës së tij”, shtoi Lipa. “Unë jam shumë mirënjohëse që jam fytyra e saj.”

Ndërkohë, ky nuk është i vetmi projekt i madh në karrierën e yllit shqiptar. Këngëtarja e hitit “New Rules” gjithashtu tregon se ka gati edhe disa projekte të reja.

“Jam shumë e emocionuar për të gjithë projektet e reja dhe jam e lumtur që do të sjell shumë shpejt diçka të re”, vazhdon më tej këngëtarja. “Kam pritur me padurim që më në fund ta arrij këtë”. /Telegrafi/

Dua Lipa është zhvendosur në SHBA për të qëndruar më afër Anwarit.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid me lidhjen e tyre ka ‘pushtuar’ titujt e mediave rozë muajt e fundit. Çifti nuk po i ndahen njëri tjetrit për asnjë moment, shkruan lajmi.net.

Së fundmi nëpër media u flit se këngëtarja nga Prishtina i është zhvendosur në New York për të qenë sa më afër me vëllain e modeleve Hadid, ashtu edhe ndodhi.

Ajo në orët e e para të mëngjesit ka publikuar një video në Instastory ku shihen duke bërë një shëtitje romantike me të dashurin në rrugët e New York. /Lajmi.net/

Dua Lipa u shfaq krejt ndryshe në fotografinë e fundit.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja në rrjete sociale, në të cilat u shfaq shumë ndryshe, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kësaj radhe erdhi si bjondinë dhe dukej shumë joshëse, madje kaq ndryshe nuk e kemi parë asnjëherë.

Dua kishte vënë një parukë në kokë, e kjo duhet të jetë pjesë e ndonjë fotosesioni apo xhirimeve.

Për ndryshe, Dua Lipa ka finalizuar albumin e ri, të cilin pritet ta publikojë në fund të vitit. /Lajmi.net/

Foto: 2

Fustani që Dua e kishte veshur për ditëlindje, kap shifra marramendëse.

Dua Lipa dy ditë më parë festoi ditëlindjen, më 22 gusht ajo mbushi 24 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja për ditëlindje udhëtoi me të dashurin në Malibu, por gjatë mbrëmjes festës iu bashkuan edhe miqtë e tyre.

Ajo dukej mahnitëse në darkën e ditëlindjes, teksa kishte veshur një fustan kuq e zi, me figurën e buzëve tek gjoksi.

Sipas faqes “What they wearin”, ky fustan kap kushton hiç më pak se 3.990 euro dhe është i markës “YSL”.

Për ndryshe, Dua Lipa është duke punuar për finalizimin e albumit të ri. /Lajmi.net/

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar dhe jashtë saj, ku këto kohët e fundit ka qenë kryefjala e mediave të ndryshme jo vetëm për ndarjen e saj nga kuzhinieri Issac Careë por edhe për lidhjen e saj me vëllain e motrave të Bella dhe Gigi Hadid i cili quhet Anëar Hadid.

Shumë prej artisteve si vendore ashtu edhe ndërkombëtare i kanë gjetur personat që ngjajnë me to, po ashtu dhe Dua Lipa e cila duket kopje e saj dhe bëhet fjalë për modelen Brittany Xavier siç mund ta shikoni më poshtë.

Modelja ka 1.1 milion ndjekës në llogarinë e saj të Instagramit, e cila është shumë active dhe në çdo foto që ajo publikon ‘vërshohet’ nga komentet e ndjekësve që e pyesin se a është me të vërtetë Dua Lipa.

Kujtojmë që Dua Lipa dhuroi performancë magjike në Prishtinë gjatë festivalit “Sunny Hill”, më 10 gusht.

Për më shumë shikoni imazhet e mësipërme dhe vlerësojeni vetë ngjashmërinë mes Dua Lipës dhe Brittany Xavier. /albeu

Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë në Kosovë.

Ajo mori pjesë në edicionin e dytë të festivalit Sunny Hill, të organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Derisa mbrëmë ishte nata e fundit, ku ajo edhe u ngjit në skenë për të performuar, duke dhuruar një atmosferë fantastike.

Por, si gjithmonë ylli jonë e promovon vendlindjen e saj, e në orët e para të mëngjesit të sotëm, ajo ka fotografuar Prishtinën, teksa ka bërë një zemër.

Gjithashtu ajo ka publikuar disa imazhe nga festivali, përfshirë edhe me të dashurin e saj të ri./Kosovarja

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është takuar me Dua Lipën, njofton Klan Kosova.

O’Connell ka thënë se Lipa nuk duhet të harrojë kurrë se prej nga vjen. Ai madje e quajti këngëtaren shqiptare si krenaria e Britanisë dhe e Kosovës.

Dua Lipa ka qëndruar në ambientet e ambasadës të Britanisë në Kosovës ku është takuar me shumë artistë kosovarë dhe njerëz të inovacionit e sportit.

“Ju kurrë nuk harroni se nga jeni. Krenaria e Britanisë dhe e Kosovës Dua Lipa, kaloi një pasdite në rezidencën e ambasadës britanike, ku u takua me artistë dhe krijues, vullnetarë dhe aktivistë duke sjellë ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit. Fondacioni Dua Lipa Sunny Hill Festival Sunny Hill Festival”, thuhet në postimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë. /Klan kosova

https://www.facebook.com/sunnyhillfoundation/?fref=mentions

With Dua Lipa this afternoon, celebrating the best young Kosovan talent in the arts, sport and fashion.#MusicisGREAT #CultureisGREAT #UKinKosovo

Publicerat av British Embassy, Pristina Söndag 4 augusti 2019