“Sunny Hill Festival” do të startojë gjatë mbrëmjes së sotme, ku do brenda tri ditëve do të perfomojnë shumë artistë ndërkombëtar dhe vendor në Prishtinë.

Në një konferencë për shtyp për media, Dukagjin Lipa, organizator i kësaj ngjarje ka ndarë disa detaje se çfarë na pret në këtë edicion.

Ai ndër të tjerash ka pohuar këtë vit fondacioni “Sunny Hill” do të rris shumën e parave që do të jepen për bamirësi në 150 mijë euro, përkatësisht 50 mijë më tepër se vitin e kaluar.

“Herën e kaluar i kemi dhënë 100 mijë euro për bamirësi, shkollat e muzikës në Kosovë si dhe festivalet alternative. Qëllimi i fondacionit ka qenë që t’iu japim hapësirë më shumë të të rinjve shqiptarë, ku do të xhirojnë këngë të reja dhe zhvillojnë talentin e tyre. Këtë vit do t’i ndajnë 150 mijë euro dhe këtë do ta bëjnë në marrëveshje me kryetarin e Prishtinës”, ka pohuar Lipa.

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka folur rreth këtij projekti pas nënshkrimit të marrëveshjes mes “Sunny Hill” si dhe komunës.

“Sunny Hill Academy kemi vendosur që në vend të shkollës amerikane, do të vendoset shkolla e muzikës Prenk Jakova si dhe kjo akademi, e cila do të ketë pajisje moderne, do t’i ndihmojë të rinjtë shqiptar”, ka pohuar ndër të tjerash Ahmeti.

Ndryshe, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë artistë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar do perfomojnë në parkun e Gërmisë. /Ballkani.info

Këngëtarja Dua Lipa po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se është bërë imazh i një prej parfumeve më të reja në treg të YSL Beauty.

Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse ndërsa mban në duar produktin e ri.

Në mbishkrimin e fotografisë, Lipa shkruan se ndjehet e lumtur që pati mundësinë të jetë pjesë e kësaj reklame.

“Aq krenare që më në fund ju zbulova LIBRE aromën e re të nxjerrë nga Yves Saint Laurent Beauty”, ka shkruar Dua në Instagram.

Përndryshe, këtë vikend, artistja do të jetë në Kosovë për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon i ati i saj, Dukagjini. /Telegrafi/

Ndarja e Dua Lipës me kuzhinierin, Isaac Carew bëri bujë mediatike, aq sa edhe lidhja e menjëhershme e saj me një tjetër djalë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për modelin Anwar Hadid, i cili është tre vite më i ri se këngëtarja shqiptare.

Burime për “TMZ” kanë treguar se ajo që i bëri bashkë Anwar-in dhe këngëtaren është muzika.

Anwar kishte deklaruar më parë se ishte fans i Duas dhe një gjë të tillë e kishte bërë edhe këngëtarja, pasi Anwar bën muzikën e tij.

Mirëpo, Anwar nisi ta marrë situatën në dorë në muajin qershor, kur mësoi se Dua nuk ishte më në një lidhje me Isaac. Ai e bindi këngëtaren për një takim dhe kështu nisën të rrjedhin gjërat mes tyre.

Për herë të parë, ata u panë së bashku në publik gjatë një festivali dhe që atëherë, janë fotografuar gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit./Lajmi.net/

Në 26 gusht pritet të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të “MTV Video Music Awards”.

Ditën e sotme janë shpallur të gjitha nominimet dhe në listë përfshihen emrat më të mëdhenj të muzikës. Listën e nominimeve e kryesojnë dy artiste, Ariana Gran

de dhe Taylor Swift, të dyja me nga 10 të tillë. Pas tyre vijnë emrat më të rinj të muzikës Billie Elish dhe Lil Nas, respektivisht me 9 dhe 8 nominime në kategori të ndryshme.

Këtë vit janë nominuar sërish edhe artistet me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha, ndërsa Rita Ora nuk është pjesë e listës. Ndryshe nga viti i kaluar Bebe dhe Dua këtë herë janë nominuar në më pak kategori. Të dyja janë nominuar në kategorinë “Best Dance”, Bebe me dy këngët e saj “Call you mine” dhe “Say my name”, ndërsa Dua me këngën “Electricity”.

Duke filluar nga dita e sotme të gjithë fansat e artistëve do të kenë mundësinë të votojnë në faqen ‘online’ të “MTV VMA” për 14 kategori. Eventi i muzikës do të drejtohet nga Sebastian Maniscalo në New Jersey. /revistawho.com

Prej disa javësh, kryefjala e mediave është bërë romanca e re e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipës, me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in. Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua u pa në shoqërinë e 20-vjeçarit dhe gjatë një festivali çifti u fotografua në momente intime. Gjithashtu, Anwar ishte i pranishëm në njërin prej koncerteve të Duas së bashku me motrën e tij, modelen Gigi Hadid, teksa e ndiqnin nga publiku performancën e saj.

Tashmë, e gjithë familja e Anwar-it e ndjek Dua Lipën në Instagram dhe çifti duket më i pandashëm se kurrrë. Së fundmi, Dua dhe 20 vjeçari janë fotografuar së bashku pas një darke romantike në një restorant sushi në Hollywood. Anwar i kishte hedhur krahun partneres së tij dhe të dy dukeshin kokë e këmbë të dashuruar, teksa bisedonin e shikonin njëri-tjetrin në sy./Lexo.al/

Këngëtarja Dua Lipa e ka konfimruar pjesëmarrjen në ‘Sunny Hill’, shkruan lajmi.net.

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Në mesin e shumë emrave të njohur botëror do të jetë e pranishme edhe këngëtarja Dua Lipa e cila së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën, kanë arritur ta bëjnë festivalin ‘Sunny Hill’ ndër më të komentuarit.

Pak dit para ardhjes në vendlindje, Dua i ka shkruar disa fjalë në Instagram, pranë fotos ku shihen: Miley Curys, Gashi e Carvin Harris.

“E ngazëllyer për vitin e dytë të ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë. Kosovë. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e të gjithë miqve dhe familjeve tona që punonin kaq pa pushim që kjo të ndodhte për ju. Unë nuk mund të pres të jem me ju të gjithë … fillon numërimi !!! ”, ishin fjalët e Duas./Lajmi.net/


Dua Lipa (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur gjithmonë krenare për rrënjët e saj.

Dua ndërkohë patriotizmin e saj nuk heziton që ta tregojë edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër në InstaStory, ku ka shfaqur hartën e dikurshme të Ilirisë.


Foto: Dua Lipa/InstaStory

Në hartën në fjalë shihej edhe Dardania e dikurshme, ndërsa prejardhja ilire duket të jetë një prej krenarive më të mëdha të artistes shqiptare.

Dua përndryshe u lind në Londër, gjersa për një kohë të gjatë ka jetuar edhe në Prishtinë.

Familja e saj është me prejardhje nga Peja, gjersa talentin për muzikë, Lipa e ka trashëguar nga babai i saj, Dukagjini, i cili gjithashtu ka qenë këngëtar i njohru i muzikës’ rock’. /Telegrafi/

Dua Lipa është një nga artistet shqiptare që ia ka dalë të ketë sukses në skena ndërkombëtare dhe në rastin e saj, është kthyer në një ndër këngëtaret më të preferuara.

Pavarësisht kësaj, ajo asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën dhe gjithmonë ka qenë në mbrojtje të popullit shqiptar, duke ditur problematikat e tyre. Një rol të rëndësishëm luan dhe i dashuri i saj, Isaac Carew pasi për të është mbështetja më e madhe dhe gjithmonë gjendet pranë këngëtares gjatë performancave të saj. Së fundmi, ai ka treguar se së shpejti do të jetë në Shqipëri dhe kjo na bën të mendojmë se ndoshta këngëtarja do të kthehet sërish për ndonjë event të rëndësishëm.

Isaac e ka zbuluar këtë nëpërmjet opsionit ‘pyetje&përgjigje’ në ‘Instagram’, ku një nga fansat e tij e ka pyetur: “E ke vizituar ndonjëherë Shqipërinë?”. “E kam vizituar 2 herë, së shpejti do të bëhet 3”, ia ka kthyer ai duke bërë shqiponjën me 2 duar. As Dua dhe as Isaac nuk kanë zbuluar asnjë detaj më tepër, megjithatë me ardhjen e stinës së verës, ndoshta Dua do rikthehet në Shqipëri me një tjetër koncert./revistawho.com