Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve e cila u përcaktua më 20 nëntor të vitit 1959.

Kjo ditë përfshinë të drejtat e fëmijëve për të pasur një familje, për tu edukuar, për të luajtur, si dhe mbrojtja nga dhuna e diskriminimi.

Kur jemi tek diskriminimi, Kryetari I Keshillit Kombëtar Shaqiptar, Ragmi Mustafa, edhe një herë ka theksuar se fëmijët e shkollave të Luginës janë më të diskriminuarit sa I përket shkollimit, pasi ata ende nuk janë të pajisur me libra shqip.

Postimi i plotë në facebook:

Sot shënohet “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”.

Në përcaktimin e 20 nëntor merret shkas nga dita e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur.

Gjithashtu të drejtat për të patur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.

Mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë nuk është çështje administrative a procedurale, por e drejtë fundamentale e fëmijëve. E drejt për arsim të denjë, cilësor e të standardizuar.

Fëmijët në shkollat e Luginës janë shtresa më e pambrojtur nga diskriminimi. /Spektri.

Pas më shumë se tetë viteve, 43-vjecarja nga Prizreni, Hana Bytyqi ka parë për herë të parë fëmijët e saj të cilët ia kishte rrëmbyer ish-burri. E njejta për këtë rast kishte lajmëruar autoritetet në Gjermani e Kosovë. Gazeta Express sjell rrëfimin

Për tetë vite, sa ia kishte rrëmbyer dy fëmijët ish-bashkëshortes së tij, Bekë Gashi po jetonte pa asnjë problem së bashku me djalin dhe vajzën në Komunën e Pejës. Pavarësisht se i njëjti po kërkohej nga autoritetet e Kosovës e Gjermanisë, u deshën 8 vite që të gjendej vendndodhja e tij.

Gashi kishte tërë këto vite, që ia kishte marrë dy fëmijët (vajzën dhe djalin), ish-gruas, ani pse asaj i takonte kujdestaria, derisa, nëna e dy fëmijëve, Hana Bytyqi nuk kishte ditur asgjë për fatin e tyre.

Tash 43-vjeçarja, megjithatë, nuk ishte ndalur asnjëherë duke kërkuar për ta. Për këtë rast ajo kishte lajmëruar edhe autoritetet në Gjermani dhe Kosovë, por, çuditërisht tërë këto vite asnjë informacion për Bekë Gashin nuk ishte gjetur. Kjo deri pak ditë më parë.

Hana Bytyqi pas tetë viteve u takua për herë të parë me fëmijët, pas ndërmjetësimit e hetimit nga të dy shtetet. Ata ishin shëndoshë e mirë, e po jetonin me babanë në qytetin e Pejës. Ajo qëndroi edhe pak ditë me ta në strehimore, derisa, dje u nisën për në Gjermani.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në prokurorinë e Pejës, për të pyetur se çka ka ndodhur me Bekë Gashin. Të njëjtët shkurtimisht kanë thënë se rasti po hetohet, derisa, nuk dihet nëse i njëjti është arrestuar apo jo.

Momentalisht vajza dhe djali i saj janë njëri 13-vjeç dhe tjetri 11.

Si kishte ndodhur krejt ngjarja?

Vite më parë, përmes një mesitnie që ishte nisur nga familjet, Hana Bytyqi do të takohej me Bekë Gashin. Të dy këta, Bytyqi nga Prizreni, e Gashi nga Qyshku i Pejës, ishin martuar, e jeta pas martesës për ta nuk do të vazhdonte e lehtë. Problemet do të nisnin, kur Bytyqi do të shkonte së bashku me djalin e saj për të jetuar në Gjermani, aty ku jetonte edhe ish-bashkëshorti, Gashi.

Në një rrëfim për Gazetën Express, Hana Bytyqi tha se që kur ishte zhvendosur në Gjermani, për të kishte filluar dhuna.

“Jemi njoftu përmes familjeve, më vonë unë së bashku me djalin kemi ardhë në Gjermani. Aty ka fillu dhuna edhe një jetë jo e lehtë, më vonë më ka lindë edhe vajza, por, që situata në mes neve nuk ka ndryshu”, thotë ajo.

Për vite të tëra, sipas rrëfimit të Hana Bytyqit ajo duroi dhunën, e këtë e bëri për hatër të fëmijëve. Por, kur dhuna u bë a pa durueshme, 43-vjeçarja kërkoi ndihmën e policisë.

Hana Bytyqi e Bekë Gashi ishin divorcuar e fëmijët i kishin mbetur asaj me vendim të Gjykatës. Ajo po thotë se gjykata kishte vendosur që ish-bashkëshorti të ju qëndronte larg fëmijëve, por, që ata të mos rriteshin pa praninë e babait vendosi që banesat ku do të jetonin pas ndarjes të ishin jo shumë larg njëra tjetrës.

Kërcënimet nuk ishin ndalë as pas ndarjes. Bekë Gashi, nën kërcënimet se do t’ia vriste familjen, në maj të 2011-tës, do ta detyronte Hana Bytyqin që së bashku me të të vinin në Kosovë.

“Më ka kërcënu që më vret familjen e jam detyru me u kthy në Kosovë. Kur kemi zbrit në Aeroport të Prishtinës ka fillu tmerri. Prej atëherë nuk i kam pa me sy fëmijët”, rrëfen ajo.

43-vjeçarja shton tutje se nuk ka lënë derë pa trokitur për t’i gjetur fëmijët, megjithatë, thotë se tash e tetë vite nuk ka marrë asnjë informacion për fatin e tyre.

Çdo vit, Hana Bytyqi rrëfen se për ditëlindjet e fëmijëve kthehet në Kosovë, atyre ju dërgon edhe dhurata në ditëlindje, por, që shton se këto kurr nuk arrijnë në destinacion.

Tash e sa vite ajo po kërkon zgjidhje nga gjykatat. Burrin e ka paditur edhe në Gjermani e edhe në Kosovë.

43-vjeçarja për Gazetën Express thotë se shpreson që sa më shpejtë të gjejë një zgjidhje, e për këtë ka kërkuar ndihmë edhe përmes një shkrimi në Facebook.

Në shkrimin e saj, ajo pohon se kur kishte shkuar për të lajmëruar rastin në Polici të Pejës, kishte marrë vetëm ofendime e injorime.

“Që tetë vite s’kam lënë derë pa trokit në Organet e Drejtësisë së Kosovës, e ajo çka kam marrë kanë qenë ofendimet e injorimit, e bile një polic nga Peja më ka thënë” Qysh po don t’i mi marrë fëmijët kur ish-burri yt në këtë stacion policie 30 mijë euro i ka pagu e t’i pa dhanë kurgjo po don me i marrë”, ka shkruar ajo.

Deri më tani ajo ka vetëm disa spekulime të personave që i thonë se ish-burri e të dy fëmijët mund të jenë duke jetuar në Shqipëri, e fëmijëve iu janë ndërruar emrat.

Ish-burri i 43-vjeçares, emër i njohur për organet e rendit

Bekë Gashi është emër i njohur për drejtësinë në Kosovë. Prokuroria Themelore në Pejë në një përgjigje për Gazetën Express kishte bërë të ditur se ndaj tij ka ngritur propozim akuzën për veprën penale “Thyerja e urdhrit mbrojtës”.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ndaj të pandehurit B.G., me datën 12/10/2012, ka ngritur propozim akuzën për veprat penale ”Thyerja e urdhrit mbrojtës” nga neni 25, paragrafi 1, të Ligjit për mbrojtën nga dhuna në familje të Kosovës, si dhe veprën penale “Rrëmbimi i kundërligjshëm i fëmijës”, nga neni 210, të KPK-së.”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

“Prokuroria Themelore e Pejës është në fazën e ri-grumbullimit të informatave për ketë çështje, dhe lidhur me ketë rast, me datën 11 janar 2019,fillimisht është ftuar e dëmtuara H.G., të dëgjohet në cilësinë e dëshmitares, për datën 25 janar të vitit 2019,mirëpo nga flet-kthesa rezulton se në adresën e kërkuar nuk ka mundur të sigurohet prania e saj”, thuhet në përgjigje, teksa theksohet se do të thirren per intervistim edhe palët e tjera të involvuara.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Pejë në një përgjigje për Gazetën Express kishte thënë se kanë në procedurë një lëndë për Bekë Gashin.

“Në Gjykatën Themelore në Pejë në emër të personit Bekë Gashi është në procedure lënda me bazë juridike besim i fëmijëve”, kanë bërë të ditur nga Gjykata në Pejë, derisa nuk kanë komentuar më tutje rastin./GazetaExpress/

Një baba i përkushtuar kaloi tetë muaj duke ndërtuar një “kështjellë” të jashtëzakonshme prej druri për katër fëmijët e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jared Geddes, nga Maple Valley, Washingston në SHBA, përdori lëvore pemësh dhe dysheme druri për ta bërë që “kështjella” prej druri të dukej si një banesë e pabesueshme.

Pamjet e mahnitshme tregojnë punën e vështirë të inxhinierit mekanik ndërsa ai kaloi mbrëmjet e tij të lira.

Madje iu deshën tetë muaj për ta kthyer përfundimisht atë në një “parajsë për fëmijë”.

Siç bëhet e ditur, “kështjella” ka tre stacione me një urë që lidh secilën prej tyre.

Ekzistojnë gjithashtu pamje nga pjesa e poshtme ku fëmijët mund të luajnë “fshehurazi”.

Babai i katër fëmijëve vendosi gjithashtu një kovë të vogël në një sistem për t’i lejuar fëmijët të ngrinin lodrat e tyre deri në katin e sipërm.

Jared shpenzoi vetëm 500 dollarë në fortesën e tij prej druri, ndërsa ai mori drunjtë nga një fqinj që i kishte prerë pemët.

”Unë kurrë nuk kam ndërtuar asgjë dhe jam frymëzuar ta krijoj këtë për djalin tim. Kjo është e mahnitshme!”, ka qenë komenti i njërit prej përdoruesve të rrjeteve sociale.

Një tjetër u pajtua dhe shkruante: “Duket si një film. Shumë e mahnitshme”. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo ka publikuar videon e këndshme të fëmijëve të tij.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja Portugali-Lituani, e cila përfundoi me rezultat 5-1 në favor të Portugalisë, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, futbollisti që shkëlqeu padyshim se ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi katër gola.

Ai ka postuar një video në Instagram, në të cilën tregon se si iu gëzuan fëmijët njërit gol të tij dhe është videoja më e bukur që mund ta shihni sot. /Lajmi.net/


Pak kohë më parë një nënë nga Uganda zbuloi në rrjetin social Facebook arsyen e trishtë përse bebet në jetimore nuk qajnë.

Dayna Magwr postoi një foto të saj dhe të vajzës, Luella. Postim që u bë menjëherë viral. Vajza ndodhej brenda shtratit të saj por arsyeja përse kjo u bë virale ishte për shkak të shkrimit.

Përse bebet në jetimore nuk qajnë?

“Dikur një misionar më pati treguar një histori në lidhje me bebet. Në lidhje në fakt me bebet që braktisen nga prindërit brenda jetimores. Ai tregim që më dogji totalisht trupin nga dhimbja. Atëherë sapo kisha sjellë në jetë Luellën, një bebe të vogël dhe sigurisht isha më e brishtë se më parë.

Ai më tregoi se jetimoret e Ugandës janë ndryshe. Atje bebet nuk qajnë. Madje brenda tyre kishte rreth 100 djepë me bebe. Por çuditërisht mbizotëronte qetësia. Mes tyre ndodhej një kujdestare. Ai e kishte pyetur atë se përse bebet nuk qanin.

Si kishte mundësi që mes një dhome plot me të porsalindur të mbizotëronte qetësia. Dhe më pas ai morri prej saj përgjigjen që nuk do ta harronte sa të kishte jetën. E madje as unë, asokohe nënë e një foshnje të porsalindur!

Ajo i shprehu atij se rreth 1 javë pasi bebet silleshin në jetimore qanin. Me orë të tëra madje. Më pas pushonin. Pushonin atëherë kur e kuptonin se askush nuk do të vinte atje për ta…

Ata e kuptonin se nuk do të vinte askush për ta, as për 10, as për 4 minuta, e madje ndoshta kurrë!!

Kjo ishte e dhimbshme, për një nënë është shkatërruese të dëgjojë këtë. Sapo shkova në shtëpi e përqafova direkt vogëlushen time, Luellën time, dhe i premtova se gjithmonë do të isha pranë saj. sa herë të qante në 2 të natës. Sa herë të qante ndërsa vritej, sa herë të kishte nevojë për mua!”

Postimi i Magers u bë menjëherë viral. Morri gati 54000 like dhe 21000 share. Dhe madje shumë revista e publikuan historinë e saj. Historinë e atyre vogëlushëve që kanë nevojë gjithmonë për ngrohtësi!

Nëna mos i braktisni fëmijët! Mbrohuni!

Nëna mos i lini fëmijët të qajnë! Shkoni direkt tek ata dhe i përqafoni!

Kujdestare! Jepjuni dashuri atyre fëmijëve. Mos i lini të ndihen vetëm. Ju mund të bëheni sadopak “nënë” për ta. Qoftë edhe 5 minuta në ditë, për secilin!

Sot është një ditë e rëndësishme për familjen e Adelina Thaçit.

Këngëtarja Adelina Thaçi – Meta, sot ka një arsye më shumë për të festuar, shkruan lajmi.net.

Kjo për fakti se sot para 5-së vitesh e ka sjell në jetë vajzën e saj Melisën, e cila sot feston ditëlindjen. E Adelina ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar në llogaritë e saj në rrjete sociale.

“E bukura Melise, Urime ditelindje e 5-te zogu jem, te uroj shendet e fat me embla ime, ti je mengjesi im i bukur qe çdo dite zgjohem nga perqafimet tua, ta du eren tande,je fryma e vete jeta,u befsh 100, te dua pafund!”, ishte urimi i Adelinës për vajzën e saj./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/adelinathaci/?utm_source=ig_embed

Kujdes me ushqimin e fëmijëve tuaj

Ka shumë ushqime që ne konsumojmë çdo ditë, të cilat mendohet se janë në dukje të padëmshme për fëmijët, por studimet kanë treguar që ato mund të jenë potencialisht të rrezikshme për ta.

Cdo vit rreth 100 foshnje sëmuren në SH.B.A. me botulizëm foshnjor, një sëmundje e shkaktuar nga një baktere që gjendet në mjaltë. Ajo ndikon seriozisht në sistemin imunitar të fëmijëve që nuk janë ende mjaft të fortë. Sipas udhëzimeve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët nën moshën një vjeç nuk duhet të pinë kurrë lëng, ndërsa më të moshuarit mund të lejohen ta pinë atë, konsumi i tyre duhet të jetë i kufizuar.

Pijet e gazuara dhe sodat nuk lejohen për shkak të vajit të bromizuar të perimeve që ato përmbajnë, gjë që mund të çojë në toksicitet ndaj bromit dhe të ndikojë në sistemin nervor të fëmijëve, lëkurën dhe kujtesën. Përndryshe, bëjuni fëmijëve tuaj një gotë qumshtë me fruta ushqyese si një pije të shëndetshme për ta.

Edhe pse jogurti i rregullt është e e shëndetshme në dietën e një fëmije, ndërsa jogurtët me fruta e pemë për fëmijë janë të dëmshme. Ngjyrat artificiale dhe sheqeri i përmbajtur në ato jogurte nuk janë aspak të dobishme. Shumë ngjyra ushqimore janë ndaluar, ndërsa të tjerët mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek fëmijët ose mund të shkaktojnë hiperaktivitet dhe lloje të tjera të sjelljes së pafavorshme.

Kokoshka në mikrovalë është një tjetër zgjedhje e famshme dhe e shpejtë aromatike për ushqimet e fëmijëve. Sidoqoftë qeset e përdorura në kokoshka me mikrovalë mund të lëshojnë kimikate të rrezikshme, ato lëshojnë komponime në proces që mund të jenë potencialisht të dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe madje janë të lidhura me kancerin.

Kjo mund të tingëllojë befasuese, por mjalti, një ushqim përgjithësisht shumë i ushqyeshëm, mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për të vegjëlit më të rinj se një vjeç – pa marrë parasysh a është i papërpunuar apo shumë i përpunuar. N

jë baktere toksike e përmbajtur në mjaltë mund të shkaktojë një sëmundje të quajtur botulizëm foshnjor që ndikon në sistemin imunitar të pazhvilluar të fëmijëve dhe mund të çojë në dobësim të muskujve dhe probleme të frymëmarrjes., shkruan rtv21.tv Vetëm në Shtetet e Bashkuara 100 raste të botulizmit të foshnjave ndodhin çdo vit.

Pas moshës 1 vjeç, fëmijët mund të hanë mjaltë dhe në të vërtetë është shumë e mirë për ta. Para kësaj moshe, frutat e copëtuara janë një mundësi e mirë si burim i vitaminave dhe ëmbëlsisë natyrore./21Media

Vetëm pas pak jabësh familjes së Ermal Fejzullahut do t’i shtohet një bebushe. Siç tashmë është bërë traditë, pak para se bebi të vijë në jetë organizohet një festë ‘baby-shower’ në nder të bebushit që do t’i shtohet familjes.

Ariana Fejzullahu mbrëmjen e kaluar organizoi festën ‘baby-shower’ të pritjes së vogëlushes ku mes dhjetra të ftuarve, ndër ta emra të njohur VIP shqiptar, oborri i shtëpisë së çiftit të famshëm u shndërrua në një ambient përrallash.

Mami në pritje kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë gold, të cilin e kishte kombinuar me fustanet e dy vajzave të saj Era dhe Buna.

Ky do të jetë fëmija i katërt për çiftin Fejzullahu, ndonëse dyshja janë në tek të tridhjetat. /Bordo

Kushdo që është në pritje të një fëmije, e di shumë mirë që një ndër shqetësimet, por edhe pjesa më e bukur e kësaj periudhe është zgjedhja e emrit.

Shumë prindër mendojnë që emri nuk është aspak përcaktues për të ardhmen e një fëmije, kurse të tjerë i kushtojnë rëndësi këtij detaji dhe hartojnë lista të pafundme emrash..sidomos tezet dhe hallat të cilat e kthejnë vendosjen e emrit në një ‘’luftë të ftohtë’’ midis tyre.

Edhe pse çdo ditë e më shumë po i afrohemi vjeshtës, nuk mund të mos mendojmë për stinën që po lëmë pas, për diellin dhe detin. Ky i fundit jo vetëm ka frymëzuar historinë e ‘’Sirenës së vogël’’, por edhe emrat e mëposhtëm, transmeton Për Nënat.

Alisia Emër me origjinë greke. Nënkupton një nimfë që vjen nga deti.

Ariel “E fuqishme”. Walt Disney e ka përdorur edhe tek filmi “Sirena e detit”.

Azura Është inspiruar nga ngjyra e detit. Nëse do ta konvertonim në gjuhën perse do të kishte emrin e një guri të cmuar, zafirit.

Doris Është emër me origjinë greke, por edhe emri i një nimfe deti.

Glauk Është emri i zotit të deteve që vinte nga e ardhmja.

Marina “Është ajo që vjen nga deti”!

Morgan Nënkupton plazhin.

Oceano Okeano, rrjedh nga mitologjia greke në të cilën ka domethënien e zotit së të gjithë ujërave.

Anat Rrjedhë uji.

Dylan Djali i detit.

Kai Det

Irvin Ujë jeshil.

Marila Det i shkëlqyeshëm. /Lajmi.net

Një grua nga Prishtina i ka braktisur fëmijët e saj pasi nuk dëshiron të kujdeset për ta

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku theksohet se nëna nga Prishtina ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj.

Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar.

(Kosova Sot Online)