Avokati kosovar Tomë Gashi ka njoftuar se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Reporteri.net.


Gashi ka thënë se ndaj Vuçiqit është ngritur kallëzim penal  për veprën penale
“nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” nga neni 147 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se Vuçiq dje ka mohuar masakrën e Reçakut. Ai ka thënë se masakra e Reçakut është e trilluar dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën.

Kujtojmë se dje, ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. /Reporteri.net

Gashi është një prej reperëve më të njohur në arenën muzikore shqipare. Fama e tij nuk është ndalur vetëm brenda kufijve të territoreve shqipfolëse, por edhe më gjerë, ndërkombëtarisht.

Së fundmi ai ka publikuar albumin e tij të parë pjesë e të cilit janë këngët “Safety”, “Mr.Ferrari” etj. Njëra ndër këngët e albumit, pasqyron një histori të trshtë dashurie që ka përjetuar Gashi.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë ai. Bëhet fjalë për këngën “Mr.Ferrari” dhe përmes një postimi të bërë në Instagram, reperi ka rrëfyer historinë që fshihet pas saj.

Bëhet fjalë për një histori dashurie të dhimbshme, si ato nëpër filma, ku prindërit e vajzës ndërhyjnë për të prishur lumturinë e të rinjve, për shkak të diferencave sociale dhe ekonomike. Pra, në atë kohë që dy të rinjtë ishin të dashuruar, reperi nuk ishte ende i famshëm dhe i pasur.

Vajza u martua me dikë tjetër, ndërsa Gashi u paraqit me një makinë luksoze në damën e saj.

Ai sqaron në një postim të bërë në Instagram, të cilin e fshiu me shpejtësi:

Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri më njeriun e gabuar…prindërit e saj nuk na lejonin bashkë sepse nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…Shkova në dasmën e saj, me një Ferrari që kisha marrë me qera me paratë e kontratës dhe u ndjeva aq mirë kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha më makinë”. /Express

Avokati i famijes Dehari, Tomë Gashi në emisionin Frontal në T7 ka thënë se të gjitha faktet tregojnë që aktivisti i ndjerë i Vetëvendosjes, Astrit Dehari është vrarë

Sipas tij gjitha gjurmët e gjetura në qelinë e Deharit e dëshmojnë një gjë të tillë.

“Në qelinë e tij duket se ka ndodhur një luftë e madhe, ki katër peshqira me gjak, ki shumë mjete që tregojnë se ai është vrarë me asfiksi kemi pasur jastëkë me gjak dhe lloj-lloj mjetesh të përgjakura”, ka thënë Gashi.

Më tej Gashi ka theksuar se vrasja e tij ka mundur të ndodhë që Dehari të pranojë diçka.

 “Ndoshta kanë tentuar që të pranojë diçka sepse ka qenë i burgosur për terrorizëm. Këta nëse ja falin edhe prindërit e Astrit Deharit, natyra nuk do të ia falë personit. Nuk e kemi përdorë vrasjen si mjet i luftës politike vetëm në raste të caktuara, në manifestime ata janë përshëndetur si prind që kanë fëmijë të vrarë”, ka shtuar Gashi derisa ka thënë se vrasja e tij është bërë nga një shqiptar.

“Defintivisht serb s’ka pas dhe i gjithë stafi ka qenë shqiptar”, ka cekur Gashi.

Në anën tjetër Gashi ka thënë se ka qenë një luftë e paparë të kanalizohet si vrasje jo si vdekje e dyshimtë.

E i pyetur se pse është dashur të vritej Dehari, avokati Gashi ka thënë se s’kanë pasur mundësi që të inskenojnë diçka tjetër.

“S’ka mujt me inskenu tjetër, aq dinë edhe aq kanë ba”, ka shtuar ai.

Ai tutje ka thënë se nuk beson që vrasja ka qenë e urdhëruar.

“Kanë menu që po ja bëjnë qefin dikujt që ka qenë në pushtet, nuk besoj që ka dhanë dikush urdhër me vra. Kushdo që e ka pa trupin në obduksion defitivisht nuk ka aludim në asgjë tjetër por është e vërtetuar që ka qenë vrasje”, ka deklaruar Gashi.

Gashi tha se rasti “Dehari” edhe mund të zbardhet, por Astriti kthehet.

“Gjithçka në aspektin juridik mund të iniciohet, vetëm një gjë nuk mund ta bëjmë, ta rikthejmë në jetë Astrit Deharin”, ka thënë Gashi./GazetaExpress

Gashi ka befasuar të gjithë me veprimin e fundit.

Gashi, i cili është reper shqiptar që po shënon suksese të njëpasnjëshme në karrierë, ka marrë një vendim, shkruan lajmi.net.

Reperi, përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se ka vendosur ta ndërrojë emrin, nga Labinot Gashi në Larry Gashi.“Ndërroj emrin këtë javë… Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq babë e nënë”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Gashi aktualisht po shijon suksesin e albumit të parë në karrierën e tij si artist. /Lajmi.net/

Gashi është vërtetë një nga reperët më të pëlqyer, por kohët e fundit ai ka eksperiementuar shumë me karrierën e tij. Përveç muzikës, Gashi ka nxjerrë dhe linjën e tij të veshjeve, ndërsa tani duket se do e shohim në një zhaner ndryshe nga zakonisht, në aktrim.

Reperi shqiptar ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku ka zbuluar pamjen e tij për rolin e ri dhe duket sikur dikush e ka rrahur. Mbushur me shenja dhe të mavijosura në fytyrë, Gashi ka publikuar foton dhe krahas saj ka shkruar: “Në xhirimet e filmit tim më të ri. Jam shumë i emocionuar”.

Shumë nga fansat e tij kanë menduar se shenjat në fytyrë kanë qenë diçka reale, por gjithashtu po presin me padurim të shohin projektin e tij të ri. Reperi nuk ka zbuluar më tepër detaje në lidhje me filmin e ri, kështu që na mbetet të presim dhe të shohim rolin e Gashit./revistawho.com

Gashi tregoi anën e tij humane në koncertin “Sunny Hill”.

Gashi është njëri ndër artistët që performuan në festivalin “Sunny Hill” gjatë këtij edicioni, shkruan lajmi.net.

Reperi kishte dizejnuar disa bluza me simbolin e shqiponjës dhe portretin e tij, të cilat i kishte sjellë për t’ua shitur fansave.

Por, një prej tyre nuk kishte para me vete për ta blerë një, andaj Gashi ia ka dhënë paratë, duke ia mundësuar asaj blerjen e një bluze të tillë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instagram, pas shumë kritikave që kishte marrë lidhur me sjelljen që bëri gjatë performancës.

“Hello Gashi, isha në Sunny Hill dhe ju po shisni bluzat për fansat dhe unë nuk kisha para dhe ju më dhatë 20 euro të blija një dhe nuk mendoj se çdo këngëtar do ta bënte këtë, kështu që mendoj se je i madh dhe duhesh të ndihesh krenar për veten”, shkruan fansja në mesazhin që ia dërgoi Gashit.

Ky i fundit i frustruar pas raportimeve lidhur me sjelljet që i kishte bërë gjatë festivalit, shton “Shkruani për këtë gazeta”. /Lajmi.net/

Gashi ka qenë shumë i përfolur këto ditë në media jo vetëm për paraqitjen e tij në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ por edhe për incidentin me fansat.

Pas fyerjes që i bëri të pranishmëve në festival mbasi që ‘humbi’ zinxhirin, fansat filluan të vërshojnë me komente në drejtim të reperit duke i thënë të mos shkel më në Kosovë.

Tani Gashi me disa postime të bëra në Instastory sqaron gjithçka.

Ai thotë se zinxhirin nuk e ka humb dhe e ka ende në pronësi është vetëm një vath që nuk po e gjen dot por nuk është e rëndësishme sepse nuk ka një vlerë të madhe monetare, ai vazhdon se gjithë kjo ka ndodhe për faj të tij pasi që është hedhur në mesin e publikut për të cilët ka një dashuri të madhe vazhdon autori i ‘Roses’./Ballkani.info

Pas perfomancës së tij në festivalin ‘Sunny Hill’, Gashi, ka tërhqur vëmendjen jo vetëm të publikut por edhe të mediave rozë.

Reperi i njohur, është kthyer në Amerikë për angazhimet e tij.

Është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku së fundi ka shkruar një tweets, i cili ka befasuar ndjekësit e tij duke bërë të ditur kështu se gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar një femër.

“Të takova në Kosovë të lash në Kosovë…lexoje mesazhin tënd ti vajzë e pamatur”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Gashi gjatë qëndrimit në vendlindje lansoi projektin e ri ‘Never Forget’./Kosovarja

G4shi ka treguar se po udhëton për Kosovë për festivalin ‘Sunny Hill’ i cili do të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht.

Në një status në llogarinë e tij në ‘Instagram’ Gashi njoftoj se së do të sjell edhe disa bluza që mbajnë flamurin kombëtar dhe logon e ‘Sunny Hill’, shkruan portali arbresh.info

“Rrugës për Kosovë, do ta sjell edicionin tim të limituara të bluzave me vete”, ka shkuar Gashi.

Reperi ka ndarë me ndjekësit vendimin e marrë.

Gashi krahas muzikës është shumë aktiv edhe me postime në rrjete sociale, orë më parë ai ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, shkruan lajmi.net.

Reperi shkruan: “ Zakoni im i ri është të përfundoj bisedën me atë person që shpreh urrejtje ndaj dikujt tjetër”.

Kujtojmë se Labinoti do të jetë edhe këtë vit pjesëmarrës në ‘Sunny Hill Festival’ që do filloj këtë të premte dhe do vazhdoj deri me datën 4 gusht. /Lajmi.net/