Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në intervistën ekskluzive me Adelheid Feilcke, në prag të vizitës së tij në rajon.

Deutsche Welle: Refuzimi i fillimit të premtuar të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është një moment i hidhur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por edhe për Gjermaninë, e cila është angazhuar shumë në Ballkanin Perëndimor me anë të Procesit të Berlinit, duke e mbështetur fillimin e bisedimeve për të dy vendet. Ju jeni duke shkuar tani në Shkup për t’ i shprehur solidaritetin gjerman rajonit. Çfarë do të ofroni konkretisht atje?

Heiko Maas: Për Gjermaninë është e qartë: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë integrale e Europës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian. Një pjesë e konsiderueshme e vendeve të BE, e mbështesin fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse kjo është edhe në interesin tonë strategjik. Por për këtë çështje na duhet unanimiteti brenda BE-së, dhe për të arritur këtë jemi duke punuar. Gjermania është duke luftuar me të gjitha forcat, për të arritur një qëndrim të përbashkët në BE, që bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë shpejt. Unë dua edhe një herë ta bëj këtë gjë të qartë në Shkup.

Deutsche Welle: Nuk duket që Franca, Presidenti Macron, dhe kundërshtarët e tjerë të zgjerimit të kenë ndër mend të ndryshojnë mendimin. Cila është strategjia juaj për Ballkanin Perëndimor nëse BE vazhdon ta bllokojë zgjerimin? Çfarë do të bëjë Gjermania?

Heiko Maas: Forca e Bashkimit Europian ekziston në faktin se në fund ne gjithnjë gjejmë një zgjidhje, edhe kur temat janë të vështira. Unë jam i sigurt, se ne do ia dalim edhe kësaj herë. Presidenti Macron, ka shpjeguar se krah vazhdimit të reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, i domosdoshëm është edhe reformimi i procesit të zgjerimit në BE. Për këtë ne do të zhvillojmë javën e ardhshme bisedime intensive në BE.

Por, njëkohësisht edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë pa ndalur procesin e reformave, në mënyrë që të arrijnë suksese të tjera. Sidomos tani duhet që nëpërmjet sukseseve të binden edhe ata skeptikë që kanë mbetur. Gjermania do të angazhohet që të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE.

Deutsche Welle: Çfarë prisni të bëjnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në këtë situatë të vështirë? Sepse në fund edhe “po” -ja e Francës dështoi gjatë vlerësimit të proceseve reformuese të dy vendeve…

Heiko Maas: Unë dua t’u jap zemër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si edhe vendeve të tjera të rajonit që të vazhdojnë me konseguencë kursin reformues edhe për një arsye tjetër: Reformat nuk shërbejnë vetëm për afrimin me BE, ato janë të rëndësishme sepse janë në dobi të njerëzve. Forcimi i shtetit të së drejtës, luftimi me vendosmëri i korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar janë detyrat kryesore të çdo qeverie, që do të ardhmen e vendit të vet. Edhe opozita mban përgjegjësi. Konkurenca politike dhe idetë konkuruese, që janë të zakonshme dhe të domosdoshme në demokraci nuk duhet ta paralizojnë zhvillimin e vendit.

Deutsche Welle: Kryeministri maqedono-verior, Zoran Zaev e pati lidhur fatin politik tl tij me fillimin e bisedimeve të pranimit. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila refuzon hapur Marrëveshjen e Prespës, ka marrë shumë pikë në prognoza. Do të thotë kjo se kjo parti do të anullojë marrëveshjen nëse vjen sërish në pushtet? Çfarë do të bëni për ta penguar këtë gjë?

Heiko Maas: Marrëveshja e Prespës quhet me të drejtë marrëveshje historike. Maqedonia e Veriut dhe Greqia shuan me të një konflikt që zgjati gati tre dekada. Marrëveshja hapi derën për afrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Kështu të dy vendet u kthyen në shembull për rajonin e më gjerë. Ato treguan se edhe konflikte, që mendohet se janë të pazgjidhshme mund të zgjidhen me forcë udhëheqëse, guxim dhe largpamësi dhe se kompromiset e vështira janë të mundshme. Shumë shpejt ne do të mirëpresim Maqedoninë e Veriut si vendin e 30-të anëtar të NATO-s. U hoq kështu edhe një pengesë në rrugën drejt BE. Unë nuk e imagjinoj dot që dikush mund ta shkatërrojë këtë shanc, sepse në nivel ndërkombëtar Maqedonia e Veriut do të futej kështu në qorrsokak.

Deutsche Welle: Aq sa e kënaqur është Gjermania për procesin e reformave të Shkupit, aq të vështirë e ka që të arrijë një konsensus sa i përket Shqipërisë. Ka një vit që Shqipëria ndodhet në krizë të thellë në politikën e brendshme, zgjidhja e të cilës nuk duket të vijë: Opozita bojkoton parlamentin dhe kërkon zgjedhje të reja. Reformimi i ligjit të zgjedhjeve është një nga kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për të hapur perspektivat e pranimit në BE… Por në këtë fushë nuk shihet ndonjë lëvizje. A mos duhet korrigjuar vendimi pozitiv që është marrë për Shqipërinë?

Heiko Maas: Vendimi ynë për të mbështetur bisedimet e pranimit me Shqipërinë ishte i drejtë. Ai u rekomandua edhe nga Komisioni i BE. Po ashtu është formuluar qartë çka priten ende nga hapat reformues që duhen hedhur.

Reforma në fushën e drejtësisë, me të cilën Shqipëria po tregon një shembull të mirë në rajon është në rrugën e duhur. E rëndësishme ështëm që tani të gjithë të kontribuojnë që Gjykata Kushtetuese të fillojë pa u vonuar punën. Edhe reformimi i ligjit të zgjedhjeve do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile. Ne jemi të sigurt, se për reformat që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE/ODIHR mund arrihet marrëveshje pa humbur kohë. Parlamenti është vendi ku zhvillohen konfrontimet politike. Tani duhen propozime konstruktive dhe bashkëpunime serioze në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Deutsche Welle. A nuk do të ishte më mirë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara?

Heiko Maas: Në procesin e pranimit çdo vend gjykohet sipas punës që ka bërë. Duke pasur parasysh hapat e sukseshshëm refomues, Komisioni Europian vendosi që në vitin 2018 se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për fillimin e bisedimeve. Kështu që Komisioni dha rekomandimin që të fillonin bisedimet e pranimit me të dy vendet. Në maj të 2019, Komisioni përsëriti vlerësimet dhe rekomandimet. Qeveria gjrmane i dërgoi vlerësimet e veta Komisionit Europian dhe kërkoi në Këshill fillimin e bisedimeve të pranimit me të dy vendet. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë.

Deutsche Welle: Mbas takimit të fundit të nivelit të lartë të BE shumë vetë thonë se BE nuk i mbajti premtimet dhe se zgjerimi i BE nuk ka mbështetje. Kështu që ka filluar të flitet për koncepte të reja për rajonin si mini-Shengen, modeli norvegjez, etj. Si i vlerësoni këto alternativa të tjera kundrejt integrimit në BE?

Heiko Maas: Ne nuk shohim të ketë alternativa të tjera përveç procesit të pranimit në BE, nëse duam që të ruajmë interesin për reforma serioze dhe të qëndrueshme, si për shembull në fushën e shtetit ligjor. A mund të përmirësohet procesi ekzistues? Kjo është një çështje tjetër.

Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal plotëson procesin e pranimit në BE. Forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimi ekonomik janë në favor të secilit prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ato e bëjnë Ballkanin Perëndimor në përgjithësi më interesant. Me procesin e Berlinit ne mbështesim prej vitesh këto përpjekje dhe kemi arritur shumë, si për shembull kemi krijuar organizatën rajonale të të rinjve RYCO, dhe praktikisht, kemi ulur tarifat për roaming.

Deutsche Welle: Ndërkohë që BE është e përçarë dhe e paralizuar kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, duke humbur kështu besueshmërinë dhe forcën rrezatuese, SHBA është duke u bërë edhe më aktive. Ideja e këmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës është kthyer në tavolinë. Çfarë është duke bërë Gjermania dhe Europa kundër kësaj, dhe si e vlerësoni ju angazhimin rus në rajon?

Heiko Maas: Bashkimi Europian mbështet perspektivën e një jete në liri, siguri dhe mirëqënie relative. Askush nuk ofron ndonjë model tjetër që të konkurojë këtë model. Krah kësaj, BE është donatori më i madh në rajon me miliardat e ndihmës që jep dhe infstrumentat e shumtë këshillues. Përveç nivelit europian, Gjermania angazhohet me shuma qindramilionëshe edhe në bashkëpunimin bilateral.

Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE.

Ne dëshirojmë një bashkëpunim konstruktiv me Rusinë, edhe nëse kemi ndryshime pikëpamjesh. Ne e kuptojmë po ashtu se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet e mira dhe lidhjet kulturore. Kjo nuk është në kundërshtim me antarësimin në BE. /Lajmi.net

Ambasadori gjerman për Kosovë, Christian Held, gjatë një vizite të cilën ia ka bërë Istogut dhe fermave të vogla aty ka treguar se edhe Gjermania ofron mbështetje mbi 10 vjeçare për të ndihmuar në organizmin dhe planifikimin e fermave të vogla.

Gjithashtu sipas ambasadorit thuhet se ky projekt mundëson të bëhet eksportimi i barishteve të thata, 95 përqind në Evropë.

Përmes një postimi në Twitter ambasadori gjerman ka treguar se 3000 familje përmes më shumë se 300 fermave ofrojnë barishte në 58 pika grumbullimi në gjithë Kosovën.

Midis tjerash ai është mahnituar se si ky projekt për planifikim ofron siguri për fermat e vogla nga një organizatë afatgjatë e shitjeve si edhe i bëri përshtypje vërtet ajo që mund ta arrish me barishte dhe organizim të mirë. /Klan kosova

View image on Twitter
View image on Twitter
View image on Twitter
View image on Twitter

Ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’i fituar një milion, për personat që mund të sigurojnë të dhëna shpejt.

Për afro 30 vite, qytetarët gjermanë kanë insistuar se qyteti i Bielefeld, në veri-perendim të vendit, nuk ekziston, transmeton lajmi.net.

Në vitin 1993, Achim Held, atëbotë studenti i shkencave kompjuterike në Universitetin e Kiel, përmendi se ai nuk besonte në ekzistencën e Bielefeld në internet.

Ideja u zhvillua, dhe teoria është rritur së bashku me tregimin.

Qyteti është gjoja një trillim i krijuar nga një grup sekret i njohur si THEM.

Tani, zyrtarët e qeverisë lokale po ofrojnë një çmim prej 1,000,000 € për këdo që mund të ofrojë prova përfundimtare që qyteti i tyre nuk ekziston. /Lajmi.net/

Por nuk është hera e parë që teknologjia e identifikimit përmes NFC përdoret. Japonezët e kanë tashmë këtë teknologji madje të integruar në kartat e tyre të identitetit.

iOS 13 së fundi zgjeroi kapacitetet e teknologjisë NFC dhe tashmë mund të bëni shumë më tepër sesa të paguani biletën e një metroje.

Gjermania në fakt është ndër të parat vende që ka vendosur të përfitojë nga avantazhet e suportit të ri që Apple sjell për teknologjinë NFC.

Qytetarët Gjermanë do të mund të skanojnë kartat e tyre ID dhe ti përdorin online si edhe për kontrollet në aeroportet ndërkombëtare.

Megjithatë duhet të presin deri në debutimin e iOS 13, me shumë gjasa në Shtator, dhe sistemin AusweisApp2 të qeverisë Gjermane në mënyrë që çdo gjë të funksionojë siç u përshkrua më lart.

Kështu ata nuk do të kenë nevojë të nxjerrin portofolin nga xhepi për të konfirmuar identitetin.

Por nuk është hera e parë që teknologjia e identifikimit përmes NFC përdoret. Japonezët e kanë tashmë këtë teknologji madje të integruar në kartat e tyre të identitetit.

Ndërsa sistemi NFC duhet të jetë i sigurtë, Gjermanët shquhen për skepticizmin e tyre dhe mund të mos ndihen rehat nga fakti i ruajtjes së kartave të identitetit në iPhone e tyre.

Nga ana tjetër përdoruesit e iPhone do të mund të përdorin telefonët e tyre më shumë sesa thjeshtë një blerje.

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar paraditen e sotme një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas mediave serbe bëhet me dije se tema kryesore e bisedës kanë qenë raportet bilaterale midis Prishtinës dhe Beogradit, çështje kjo e cila ka një ndikim të madh në stabiliteti rajonal në Ballkan.

Në një deklaratë për media të lëshuar nga zyra e Vuçiqit, thuhet se ai ka pasur një bisedë të gjatë dhe miqësore me Merkel, duke treguar se Serbia është e përkushtuar për dialog, të ndërmjetësuar nga BE-ja, me qëllim të sigurimit të stabilitetit në rajon duke gjetur një kompromis, dhe një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dy palët.

Sipas medias serbe Danas, Vuçiç i ka kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel ndihmë që Prishtina të pezullojë taksën, për ta pasur një tregti të lirë, kjo në këmbim të kthimit të Serbisë në dialog.

Në këtë bisedë telefonike me Merkelin, Vuçiç duke falënderuar Merkelin për ‘Procesin e Berlinit’, që ka kontribuar në stabilitetin e rajonit, është thënë se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.

Kjo bisedë e tij, vjen pas një forumi të djeshëm në Bratisllavë ku mori pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, e me të cilin janë përplasur rreth çështjes së taksës, Asociacionit e marrëveshjes së Brukselit.

Pas kthimit nga Berlini, kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se në takim me kancelarin gjermane, Angela Merkel është diskutuar edhe pezullimi i taksës si mundësi për të vazhduar përpara në dialog.

“Bindja ime është që taksa mund të pezullohet ose heqet nëse kemi një marrëveshje të njohjes së Kosovës, pra një kornizë marrëveshje ku janë të gjitha temat të përfshime, për shkak se kemi humbë shumë kohë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj tregoi edhe se tani Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE-në.

“Mund t’ju them se nga zhvillimet që kanë ndodhë në Berlin, Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE’në. Mendoj që takimi i lartë ose takimi i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave, ndërrimit të territorit etjerë.

Kësaj here nuk ka vazhdu diskutimi për një çështje të tillë, për shkak se nuk ekziston më te një palë serioze por kuptohet se vazhdon angazhimi për gjetjen e një zgjidhje për marrëveshje me Serbinë.

Samiti i Parisit, ju siguroj se askush nuk mund ta drejtojë gishtin kah Kosova. Është diskutu dialogu, çështja e vendimeeve që kanë ndodhë dhe domosdoshëria për me gjetë një rrugë për me ecë përpara, pezullimi taksa”, ka thënë Haradinaj.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk mund të jetë i zemëruar në BE rreth Kosovës, por është i zhgënjyer për shkak të faktit se “tashmë gjashtë vjet nuk mund të fitojmë atë çfarë shqiptarët kanë nënshkruar”.

“Nuk ka në politikë përse të zemërohesh, mund të jesh i pakënaqur, i zhgënjyer. E ajo që ju zemëroheni, nuk i ndihmon askujt”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur përse është i buzëqeshur, Vuçiq ka thënë se “është i disponuar sepse është i çliruar nga çdo faj dhe përgjegjësi për atë çfarë po ndodh sot në Kosovë, jo me dëshirën apo fajin e tij”.

“Sa më tepër që pozita të jetë e vështirë, nga ana tjetër është e lehtë sepse shkoni dhe e thoni të vërtetën, atë çfarë të gjithë e shohin dhe e dinë, por bëhen sikur nuk e shohin dhe nuk e dinë”, ka pretenduar ai.

“Të gjithë ata, si BE ashtu edhe SHBA, e dinë cila është e vërteta, mirëpo esenca është se duhet të kuptojmë se çfarëdo që unë të bëj kundër fëmijës, prindërit e tij gjithmonë do të jenë në anën e fëmijës së tyre, dhe ky është rasti edhe me Kosovën. Çfarëdo të thoni kundër Kosovës ata do të jenë gjithmonë në anën e bebes së tyre, të cilën e kanë lindur, e kanë puthur në djep, e cila tani po del nga periudha e adoleshencës dhe ata nuk do të heqin dorë nga ajo çfarëdo që ajo të bëjë”, ka pretenduar Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se” taksat e Kosovës kanë shkaktuar dëm jo vetëm Serbisë, por gjithë rajonit, sepse ata të cilët duan të vijnë në vendin tonë dëgjojnë se ekzistojnë “zhurmat” në ekonomi, se nuk ka liri të tregtisë”.

“Kurrë nuk do të lejojë që ata t’i tërheqin taksat, dhe më pas të kërkojnë nga ne ta njohim Kosovën apo të bëjmë ndonjë veprim, këtë tashmë një kohë të gjatë po dëgjoj nga amerikanët, dhe nuk do të pajtohem me këtë, iu kam thënë njëqind herë”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb TV Përva./Insajderi.com.

Diplomati i njohur gjerman, Friedbert Pflüger ka thënë se Samiti i Berlinit ishte më i mirë se sa është shfaqur në media.

Pflüger ia ka bërë të ditur këtë detaj deputetit kosovar, Gani Dreshaj pasi që nga prapaskena ishte pjesëmarrës i këtij Samiti.

“Samiti ishte më i mirë se sa tregohet në media. Një aspekt shumë i rëndësishëm ishte përfshirja e suksesshme e Macron, reflektimi i tij dhe qasja e tij në shtetet e Ballkanit. Poashtu, për herë të parë ai e dëgjoi nga afër versionin e Haradinajt. Shkëmbimi i territoreve nuk është permendur fare si opsion. Haradinaj ishte konkret, pro idesë së bashkëjetesës në një shtet të kosovarëve e serbëve me të drejta të barabarta” i ka thënë Pflüger, Dreshajt.

Ditë më parë politikani gjerman i CDU-së kishte thënë se Gjermania është kategorikisht kundër prekjes së kufijve.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Gjermania është pro që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Ai ka thënë se e ka marrë në Berlin gjatë samitit, konfirmimin e ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, për këtë proces, njofton Klan Kosova.

“Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në takim në ka konfirmuar këtë qëndrim: na ka thënë “po” për vizat”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media.

“Nuk është “po” e analizave dhe mendimeve por e njeriut në detyrë – ministër i Brendshëm. Na ka thënë “po” menjëherë”.

“Kosovë urime liberalizimi i vizave” është shprehur ai.

“Kur kam thënë “urime ushtria” shumë kanë pasur dilema”.

“Seehofer ka folur në emër të tij dhe kancelares Merkel. Tash s’ka dilema për Gjermaninë. Mos harroni unë nuk guxoj të flasë për këtë takim as në Qeveri nëse nuk do të ishte e vërtetë. Ripërsëris, ai ka thënë se ‘jam pro liberalizimit të vizave, menjëherë’”./klankosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në hapjen e Samitit të Berlinit, është diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin.

Në një postim në Facebook, Thaçi tha se situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

“Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Sipas presidentin Thaçi, Gjermania dhe Franca, kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.

“Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë”, deklaroi presidenti Thaçi, duke ritheksuar se Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë dhe se qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen.