Nesër në ora 13:00, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë në detyrë.


Kështu kanë konfirmuar për  Express nga zyra e Haradinajt. Të njëjtët kanë sqaruar se në rend të ditës për diskutim do të jetë vetëm një pikë.

Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Kosova po vazhdon të funksionojë me qeveri në detyrë, në krye me Ramush Haradinaj.

Ky i fundit kishte dhënë dorëheqje pas ftesës që kishte marrë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Mbledhja që do të mbahet nesër është e 116 me radhë. Të tilla pas dorëheqjes Haradinaj ka thirrur disa herë.

Ai ka bërë thirrje që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re, duke thënë se janë disa çështje për të cilat duhet të merren patjetër vendime.

Në anën tjetër, disa muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, edhe pas presionit të shtuar ndërkombëtar, LV dhe LDK nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicion. /Reporteri

Kosova është ndër vendet më të varfura në Evropë dhe lidhur me këtë problemi kyq shihet papunësia dhe varfëria.

Lidhur me situatën ekonomike në Kosovë, njohësit e ekonomisë kanë vlerësuar shpesh se taksa ndaj Serbisë ka ndikuar negativisht.

Kosova ka pasur një rritje ekonomike prej 4.2 për qind, por sipas ekspertëve të ekonomisë kjo nuk është e mjaftueshme dhe jo fort e qëndrueshme.

Mungesa e investitorëve të huaj dhe mungesa e infrastrukturës investuese në Kosovë po e pengojnë zhvillimin ekonomik, shkruan lajmi.net.

Për të diskutuar në lidhje me situatën ekonomike në vend, taksën 100 për qind, rritjen ekonomike, Mini-Shengenin si (pa)mundësi ekonomike e politike dhe çështje të tjera, lajmi.net ka zhvilluar një intervistë me ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Intervista e plotë:

Lajmi:net: Si e keni parë qeverisjen pothuajse dy vjeçare të z.Haradinaj, dështimet, sukseset, ngecjet, por edhe vitin që po e lëmë pas?

Safet Gërxhaliu: Në rend të parë duhet të kuptohet se do të kisha qenë njeriu më i lumtur sikur sot të kisha mundësi t’i shpalosë sukseset e qeverisjes së z.Haradinaj. Mirëpo ajo çfarë ka bërë z.Haradinaj në Kosovë dhe kundër Kosovës nuk e besoj se do të mund të bënte dikush. Një shteti që ia shkatërron ekonominë, edukimin, një shteti që ia humb ardhmërinë dhe e izolon dhe e shndërron në një vend nga i cili iket – këtë e ka bërë në mënyrë perfide z.Haradinaj duke u bazuar gjithmonë në ngritjen e popullzimit, duke e humbur kohën shumë më tepër në arsyetimin e dështimit sesa në gjetjen e rrugës për të dalur nga dështimet. Ajo që është me rëndësi të thuhet është se ky model është ai model i cili do të mësohet në aspektin e diplomacisë dhe administratës publike se si nuk duhet të qeveriset vendi. Nga kjo, brenda më e madhe është se aspekti ekonomik është në gjendjen më të vështirë që nga viti 1999 por edhe më tepër nga kjo rrjedh se është utopike të mendohet stabiliteti ekonomik, social, përshpejtohen proceset integruese është e pamundur të ndryshoj imazhi i krijuar për atë shtet, por duhet të anëtarësohet edhe në aspektin psikologjik ku rinia është duke ikur me të madhe dhe për këtë duhet të japë një qeverisje e cila ka filluar tash e 5 vite ku Haradinaj me kokëfortësinë ndaj demarkacionit e getizoi shtetin, e izoloi rininë dhe në këtë drejtim sot nuk i bëhet nder që të jemi vendi më i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë dhe kjo mësohet se sa është e rëndësishme që në pozita shtetërore të jenë njerëz të dijshëm dhe me vlera. Nuk jetohet me patriotizmin e së kaluarës, neve na duhet një ardhmëri dhe ardhmëria e Kosovës është sundimi i ligjit, edukimi, shëndetësia dhe partneriteti me vendet fqinjë dhe në këtë drejtim duke tentuar ta hijeshojë të kaluarën e ka shkatërruar ardhmërinë dhe nuk duhet habitur sot që gëzimi më i madh i të rinjve nga Kosova është largimi prej vendit dhe kjo nuk do të thotë që është vetëm gjenerim i stresit, por për rininë e Kosovës është edhe humbja e besimit në ardhmëri. Para disa ditësh e lexova një libër dhe nënvizova një thënie: “Nëse lejon të të prijë djalli, harroje parajsën”, dhe vendi ynë është aty ku të gjithë e kanë harruar aromën e parajsës.

Lajmi.net: Cili është mendimi juaj për taksën?

Safet Gërxhaliu: Një vend që e ka këtë trend të shkallës së papunësisë, një vend që ka rënie të investimeve të huaja, një vend që në këtë periudhë kohore ka dështuar në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes, një vend i cili nuk ka disiplinë financiare dhe i ka të prishura raportet me FMN-në është shqetësimi më i madh që duhet të na brengos. Sa i përket taksës është e vërtetë që kam qenë kundër sepse ekonomia liberale nuk lejon barriera të tilla. Qëndroj pas fjalëve të mia se ka qenë vendim populist për kampanjë zgjedhore por për fat të mirë në këto zgjedhje u vërtetua se populli ndëshkon. Kur bisedohet për taksën e kam elaboruar në disa dimensione, në dimensionin politik, ekonomik, social dhe psikologjik. Vërtetë në aspektin ekonomik ndihma më e madhe që iu ka bë Serbisë nga Kosova është kjo taksë që ka arritur të gjithë miqtë e Kosovës t’i kthejë kundër saj. Serbia këtë në mënyrë profesionale e ka promovaur si një vendim që nga një agresor po bëhet si viktimë. Përkundër asaj që shumë kush ia ka rrahur krahët z.Haradinaj, ai u ndëshkua me votë dhe po shihet që është vendim i gabuar. Shpresoj që në të ardhmen ai ta kuptojë se çfarë do të thotë inflacion, shporta e konsumatorit, ngritja e çmimeve për konsum, konkurentshmëia, eksporti, importi sepse masat e tilla mund të analizohen nëse analizojmë a kemi rritje të eksportit dhe ulje të importit dhe në Kosovë ka ndodhur paradoksalisht e kundërta, kemi rritje enorme të importeve dhe nivel jo të dëshiruar të eksporteve. Sepse Kosova nëse ka ndaluar 400 milionë të hyra nga Serbia këtë mall e ka paguar 500-600 milionë dhe Kosova është shndërruar ndër shtatë shtetet më të shtrenjta në Evropë. Sot jo vetëm që nuk kemi rritje të eksportit, por ka rënë edhe eksporti në Shqipëri sipasojë e pengimit të marrjes së lëndëve të para nga Serbia dhe kjo pamundëson të ketë produkte “Made In Kosova”. Në këtë drejtim më habit fakti që dikush e promovon si sukses, si hapje e vendeve të punës, por indikatorët e tregojnë si një vendim të dëmshëm. Është e vërtetë që nuk pajtohem me atë që promovohet se Kosova ka rritje ekonomike 4 përqind, Kosovës i duhet rritje substanciale që të ketë investime të huaja direkte,  që në Kosovë të ketë vende të reja të punës, rritje të eksorteve, firma nga Kosova të kontraktojnë punë në vende të huaja, kjo 4.2 për qind është e barabartë me 0.5 përqind sepse rritet vetëm një indikator dhe është rritja e konsumit falë parave që vijnë nga diaspora dhe besoj që Kosova është izoluar falë kësaj takse sepse sot nuk ke dialog dhe adresim të problemeve dhe kjo e ka getizuar edhe më tepër Kosovën dhe në aspektin psikologjik po e shihni imazhin e Kosovës kudo në botë duhet të kuptohet se duhet të jemi shumë më aktiv të promovojmë Kosovën si vend i mirë për investime por nëse promovojmë barriera të tilla do të jetë e pamundur sepse investitorët e huaj e shohin Ballkanin si tërësi sepse të gjitha jemi vende të vogla dhe besoj ajo që e ka bërë taksa është enorm negative edhe pse për këtë qëndrim timin kam pasur kërcënim me jetë, në momente të caktuara edhe kryeministri më ka quajtur matrapaz, por do ta them se nuk është me rëndësi çfarë thotë, por kush e thotë, para disa ditësh e lexova se termi matrapaz nënkupton personin që atë që është mirë e bën keq dhe atë që është keq e bën mirë dhe këtë nuk e kam bërë unë, e kanë bërë ata dhe nuk jam i vetmi që më quan kështu. Zhvillimi i Kosovës është ekonomia e mirëfilltë e bazuar në rend dhe ligj. Por për mua termi matrapaz për mua ka kuptim tjetër, unë matrapaz e quaj atë që e vjedh shtetin, që e shkatërron edukimin dhe shëndetësinë, që në kabinete të veta mbledh bashkëthemelues të partive të Millosheviqit dhe atë që e zbraz Kosovën.

Lajmi.net: Çfarë mendoni ju për nismën e Mini-Shengenit?

Safet Gërxhaliu: Në rend të parë duhet të kuptohet se ideja për Mini-Shengen nuk është as ide e Vuçiqit e as e Edi Ramës, është iniciativë e mbështetur nga katër presidentët e Ballkanit në kohën e Fatmir Sejdiut dhe në këtë drejtim po e shohim se dikush tenton ta monopolizojë si ide të vetën. Nga dimensioni kohor duhet të ndahen tri etapa, e para termi Mini-Shengen, e dyta refuzimi i masakrave të Vuçiqit në Reqak dhe raportet politike të z.Rama me z.Haradinaj dhe nëse ne do ta bëjmë një vorbull ku do t’i hudhim të gjitha së bashku do të kemi një qasje e cila është shumë më tepër e mbështetur me një eufori politike, popullizëm nga dimensioni kohor sesa realitet. Nëse mendojmë për ardhmërinë e Kosovës, Kosova duhet të marrë pjesë në nisma të ndryshme dhe të argumentoj qëndrimet e saj por qëndrimet e saj duhet të bëhen nga njerëz të duhur. Në këtë drejtim nuk duhet të humbet kohë duke i fajësuar të tjerët por duhet ta marrim drejtimin në duart tona, prandaj politika refuzuese ndaj iniciativa të  të tilla është dëmi më i madh që i bëhet Kosovës. Prandaj është koha kur vlerat intelektuale, studimi i fizibilitetit dhe arsyehsmëria të dominojnë me argumente dhe ato argumente të paraqiten atje, nuk është gjithmonë strategji tërheqja. Mendoj se në aspektin ekonomik është një mundësi, në aspektin politik duhet të studiohet, por refuzimi është vetvrasje për ardhmërinë e Kosovës sepse nëse jo sot, nesër do të jetë realitet.

Lajmi.net: Si e vlerësoni punën e Ministrit të Financave dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik?

Safet Gërxhaliu: Defenitivisht i kam analizuar dhe kam raporte shumë të mira me këto ministri, janë të një rëndësie të pakontestuar substanciale, ndoshta fati më i madh që në këto dy poste i kemi pasur z.Hamza dhe z.Lluka që kanë kontribuar shumë, por duhet të kuptohet se nëse një shteti i prinë dreqi atëherë duhet të harrohet parajsa dhe në këto kushte nuk do të kisha dashur të jem në lëkurën e tyre, veçanarisht në atë të z.Hamza i cili shumë më tepër ka investuar energji të mbrohet nga çmenduritë e shpërndarjes së parasë publike sesa në performancën e tij dhe në këtë drejtim ndoshta falë një angazhimi dhe përkushtimi të z.Hamza kemi një stabilitet makrofinanciar por të kesh punë me një politikë e cila i faktorizon grupet e caktuara të interesit është shumë e vështirë, të kesh punë me dikë që mendon se mbi interesat e shtetit janë më pak të rëndësishme se ato politike, por duhet të dimë se udhëheqja e shtetit kërkon shumë më shumë përkushtim sesa çështjet politike sepse shteti përmban shumë më shumë përgjegjësi sesa partia politike.

Lajmi.net: Kosova po përballet me kontrabandën, ekonominë informale dhe dukuri të ngjashme, pse mendoni se po ndodh kjo?

Safet Gërxhaliu: Është e vërtetë që mund t’i identifikojmë të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat përballet ekonomia e Kosovës por emëruesi i përbashkët është sundimi i rendit dhe i ligjit, por për këtë në Kosovë shumë më tepër flitet sesa që bëhet dhe si mund të kemi do të thotë ulje të ekonomisë së kriminalizuar nëse vet politikanët kosovarë janë partnerë me struktura paralele serbe që janë bartës së ekonomisë së kriminalizuar, si mund të ketë luftë kur akterë të politikës janë pjesë e saj dhe duhet të dihet se brenga më e madhe  në Kosovë sot është se është më e lehtë të merresh me ekonomi të kriminalizuar sesa ta luftosh atë. Nëse nesër unë takohem me Vuçiqit do të jem në gjithë portalet kosovare si një ftyrë e zezë e Kosovës, por nëse një kryeministër takohet me kriminel të tipit Radojiçiq është normale dhe derisa e kemi këtë çasje që ilegalja është më normale sesa transparentja atëherë është vështirë të dilet nga kjo situatë. Kthehemi përsëri te taksa nëse diçka ka lulëzuar pas saj është mu ekonomia e kontrabanduar dhe kriminalizuar. Ta bëjmë një analizë, a ka rritje të çmimeve të importeve nga Serbia? Nuk ka! A ka produkte të Serbisë nëpër treg? Ka! Atëherë nga kanë hyrë këto produkte? Në këtë drejtim, vlerën prej 400 milionë, qytetarët e Kosovës e kanë paguar 600 milionë, dhe sot jemi në këtë vend ku jemi ndër vendet më të varfura në Evropë.

Lajmi.net: Çfarë duhet të bëjë Kosova ta ndryshoj trendin e deritanishëm në aspektin ekonomik?

Safet Gërxhaliu: Është e pamundur të mendohet se dalja nga situata bëhet me shkop magjik. Shpresoj që partitë fituese t’i bëjnë institucionet dhe qeveria që të vijë të mos mendojë se do ta ketë të lehtë. Në këtë drejtim suksesi më i madh i secilës qeveri që do të vijë është jo përmirësimi i gjendjes por ndalja e të keqës dhe mendoj se duhet të mbështetet cilado qeveri dhe mendoj se nëse nuk ka sundim të rendit dhe ligjit, ardhmëria do të jetë e zymtë. Sepse nëse nuk ka sundim të renit të ligjit nuk do të kemi ekonomi të mirëfilltë, siguri, edukim dhe besoj se dikush mendon që Kosovës t’ia dëshirojë një ardhmëri më të mirë është të arrihet sukses në sundimin e rendit dhe ligjit. /Lajmi.net/

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ideja për nismën e quajtur “minishengen” ka ardhur me qëllim të heqjes së taksës ndaj Serbisë. Sipas tij, është i pakuptimtë një projekt ku Serbia do të përfitonte prej tregut të Kosovës ndërkohë që kjo e fundit nuk do të kishte asnjë përfitim.

Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj i përgjigjet edhe deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili kishte thënë se Haradinaj është gënjeshtar, pasi ky i fundit kishte deklaruar se “minishengeni” po bëhet për heqje të taksës.

Haradinaj, i cili plot gjysmë viti po udhëheqë me Qeverinë duke qenë në detyrë, flet edhe për mundësinë e formimit të institucioneve nga Albin Kurti. Gjithashtu, përgjigjet edhe rreth çështjes së liberalizimit të vizave, gjë për të cilën gjatë gjithë mandatit të tij kishte dhënë data të ndryshme se kur Kosova do të marrë dritën e gjelbër për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Ramush Haradinaj thotë se përmes “minishengenit” të gjithë ata që kanë investuar në ekonominë e Serbisë, përfshirë Rusinë, do të mund të kishin edhe Kosovën si treg.

Kujtojmë se kur Haradinaj pati deklaruar se “minishengeni” do të mundësonte heqje të taksës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kishte quajtur  gënjeshtar.

E Haradinaj thotë se Rama duhet të kuptojë që në Kosovë njerëzit “nuk hanë bari”.

“Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht. Imagjinoni unë me hesht presionin për ndarje të Kosovës ose presionin që me i bë Kosovës lojëra të ndryshme që me kyç në ndonjë proces ku Kosova nuk vjen në sistem realisht, në mënyrë që Kosova me heq taksën dhe Serbia të përfitojë prej tregut tonë pa asnjë efekt pozitiv për Kosovën, kjo është e pakuptimtë”, thotë Haradinaj.

Haradinaj thotë se nuk dëshiron të prishë gjuhën e komunikimit, ndërkohë deklaron se shqiptarët kudo janë vëllezër.

Ai thotë se mund të bëhet “minishengen” Kosovë-Shqipëri bilateral, por jo një i tillë duke përfshirë Serbinë.

Sipas Haradinajt, taksa në rrugën e kombit duhet të hiqet, që të largohen pengesat dhe të krijohet më shumë infrastrukturë e ndërsjellë.

Por, Haradinaj vlerëson se taksën nuk do ta heq as Qeveria e re e Kosovës.

Ai thotë se Kosova duhet të vazhdojë të respektojë veten, dhe nuk bën të shkojë në përshtatje për siç thotë ai as për  hatër të rajonit as bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërsa për mundësinë që Albin Kurti të qeverisë me vendin, Haradinaj thotë se nuk e sheh atë të fokusuar me temat qeverisëse.

Ramush Haradinaj, i cili në korrik të vitit 2019 dha dorëheqje pasi u ftua nga Gjykata Speciale, thotë se ky veprim nuk ishte aspak i lehtë për të.

Veçse, sipas tij, ajo dorëheqje ishte porosi që Kosova nuk mund të shantazhohet.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë gjithë vitit doli me deklarata optimiste se në një afat të shkurtë kohor Kosova do të merrte liberalizimin e vizave.

Madje, jo rrallë herë ai dha edhe data se kur do të ndodh kjo, por viti 2019 u përmbyll pa ndonjë lajm pozitiv se kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Por, ai thotë se e ka për detyrë të jap deklarata të tilla, pse jo edhe të jap data, që sipas tij, në këtë mënyrë që siç thotë ai të bëjë presion.

Edhe njëherë, në intervistën dhënë për KosovaPress për fundvit, Haradinaj thotë se shpreson që në fund të shkurtit ose në mars 2020 mund të vendoset për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Haradinaj shton se qasja e BE-së ndaj Kosovës është e pakuptimtë. /Alsat M


Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj ka komentuar ‘përplasjen’ me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, që erdhi pas samitit të ‘Mini-Shengenit. Në një intervistë për ‘Epoka e re’ Haradinaj shprehu keqardhje që që kryeministrat e dy vendeve po polemizojnë në distancë. I pari i qeverisë kosovare ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera ai nuk ka kursyer ironitë për kreun e vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është vetëshpallur për kryeministër të Kosovës. Ai ka thënë se me punën që ka bërë gjatë këtij mandati ia ka lehtësuar punën pasardhësit, Albin Kurti. Haradinaj ka thënë se e ka bërë Kosovën shtet funksional.

“Sot Kosova është tjetër vend. Kur kam qenë unë mandatar para dy vjetësh ka qenë problematike gjendja në vend, si rendi, ligji, siguria në veri dhe shumë probleme të tjera. Tashmë Albin Kurti e ka livadh, le të flasë çfarë të dojë, sepse Kosova është funksionale. Vonesat për krijimin e qeverisë së re nuk sjellin ndonjë problem në Kosovë. Natyrisht se është mirë që sa më shpejt ta bëjë qeverinë e re, por kështu nuk ka qenë kur e kam marrë unë mandatin. Kosova ka ndryshuar fort për dy vjet të qeverisjes sime”, ka thënë Haradinaj. Ai ka vlerësuar se pasardhësi i tij, do ta ketë më të lehtë që të merret me çështje të tjera. “Ju po e shihni edhe vetë. A ka ndonjë shqetësim në Kosovë? Çdo gjë është funksionale në këtë vend, si në jug e veri, ashtu edhe në lindje e perëndim. Ai të dalë e të thotë çfarë të dojë publikisht. Merret me Sanxhakun, me Maqedoninë, me Tiranën, mos të flasim për të tjerat. Ka nge kryeministri i ardhshëm, i cili do të vijë dhe do të merret me shëndetësi, arsim dhe me i ndalë harxhimet e paarsyeshme që ta ç’kapë shtetin, siç po thotë. Por, prapëseprapë Kosova po funksionon”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar se funksionaliteti i shtetit të Kosovës është dëshmuar edhe në ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar integritet të lartë, më 6 tetor duke mos lënduar vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se gjatë gjithë mandatit ka respektuar opozitën.
“Opozita është trajtuar me respekt gjatë gjithë kohës së qeverisjes time. Asnjë diskriminim apo ndëshkim nuk iu ka bërë opozitës në këtë mandat. Përkundrazi, e kemi respektuar gjatë gjithë mandatit. E kemi respektuar ditën e zgjedhjeve dhe kemi respektuar rezultatin. Kjo është Kosova që e kemi krijuar bashkë. Kjo është meritë e pozitës dhe opozitës. Pra, është meritë edhe e pozitës e cila ka ditë të sillet asisoj që t’i japë hapësirë opozitës që të vijë deri te fitorja. Ka vende të tjera që nuk e lejojnë opozitën të vijë deri te fitorja. Ne i shohim këto në të dyja anët e Kosovës. Këtu nuk e ka penguar dikush opozitën për të fituar, për t’u rritur dhe që të ndihet e lirë”, është shprehur Haradinaj. Në këtë intervistë i pari i AAK-së ka folur edhe për rezultatin jo të mirë të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka treguar se pse pushteti këtij subjekti politik nuk i ndihmojë ta rritë votën qytetare. “Kam prishur shumë plane dhe kam bërë shumë armiq gjatë dy vjetëve të qeverisjes sime. Kemi dalë kundër shumë erërave të fuqishme. Unë nuk jam shumica sot, por kam bërë punë për shumicën. Nuk kam qenë as në kohën e luftës për liri shumicë, por kemi bërë punë për shumicën. E vërtetë është ajo që thotë Surroi, se UÇK-ja nuk ka qenë shumicë. Por, si pakicë kam kryer mision në shërbim të shumicës. AAK-ja sot nuk është shumicë, por ka kryer punë në funksion të shumicës për qindra vjet”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka punuar si kryeministër për ta përvetësuar shumicën, por për të kryer punë në shërbim të vendit.

“Unë kam punuar për të kryer punë dhe nuk kam punuar për ta përvetësuar qytetarin me votë. Kam punuar që t’ia lë do punë qytetarit tim në themel, të cilat nuk mund t’ia marrë askush. Asnjë resurs i Kosovës nuk është sot i kontestuar prej ndonjë vendi tjetër ose prej dikujt që pretendon se ka hise në Kosovë. Ushtria, energjia dhe taksa, këto janë punët që ne i kemi bërë”, ka vlerësuar Haradinaj.
(BalkanWeb)

Ish-Kryeminitri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se Samiti i Tiranës, samit ky i cili bëri bashkë liderët ballkanik, u bë kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Sipas Berishës, këto sulme të Vuçiqit, ndaj Haradinaj, kanë për tendencë, grisjen e hartave dhe coptimin e Kosovës, si dhe krijimin e një Serbie të madhe.

Postimi i plotë:

Samiti anti – Haradinaj i gangstereve te Ballkanit ne Tirane!

Te dashur miq, hakmarrja primitive dhe urrejtja patologjike e serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argateve te tij, gangstereve ne Tirane dhe Prishtine ndaj Ramush Haradinajt, nuk gjendet as ne dramat dhe tragjedite e lashtesise!

Keshtu, te verbuar nga urrejtja dhe hakmarrja ndaj tij, serbomadhi Vuçiç se bashku me treshen famezeze te vasaleve dhe bashkepuntorve te ngushte te tij Zografin bis, Miladinin shqipfoles dhe argatin tjeter, shefin direkt te ketij te fundit Baton Stanishiq, i pregatiten kryeministrit te Kosoves me shpjetesi dosjen me akuza fallco duke besuar se do mund te perdornin edhe drejtesine nderkombetare Gjykaten e Hages per te lare hesapet me te.

Pas ketij akti te ulet dhe kriminal serbomadhi Vuçiç, i cili se bashku me ish shefin e tij Sheshelin eshte nje monster e albanofobise ne Ballkan dhe ne bote, ne bashkepunim me argatet e tij Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq ne kuadrin e nismes per krijimin e Serbise se Madhe nepermjet Traktatit te tradhetise kombetare te Nishit me 718 nene te firmosur pa asnje autorizim ligjor dhe kushtetutes nga Esad Toptani i ri, organizuan ne Tirane samitin anti – Haradinaj.

Ne kete samit gangsteret kryesor te Ballkanit te lidhur direkt me te gjitha klanet e droges dhe krimit nga Vlora, Durresi, Mitrovica e Veriut dhe Banja Luke, nen diktatin direkt te albanofobit numer nje te rajonit Vuçiç, Edvin Kristaq Zografi si armik i eger ne gene i kombit shqiptar, per dy dite me radhe ne çdo dalje televizive si nje rrugaç ordiner , si njeriu qe ka humbur veten per shkak te firmes se tradhetise kombetare qe ka vendosur, sulmoi nje njeri dhe vetem nje njeri; Kryeministrin ne detyre te Kosoves duke shnderruar Tiranen ne epiqender te sulmeve koprolalike ndaj kryeministrit legjitim ne detyre te Republikes se Kosoves dhe samitin ne nje rast unik ne samitin anti – Haradinaj.

Te dashur miq, sulmet e urdheruara nga serbomadhi Vuçiç te Zografit Bis kunder kryeministrit te Kosoves kane si shkaqe themelore:

1-Vendosjen nga ana e kryeministrit Haradinaj te takses 100% anti Miladin (fjala eshte per argatin e Prishtines), me te cilen bllokoi firmosjen e marreveshjes se coptimit te Kosoves te arritur ne takime te fshehta te Vuçiç me Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq!

2-Grisja e hartave te coptimit te Kosoves dhe krijimit te Serbise se Madhe te paraqitura ne Samitin e Berlinit nga armiqte e kombit shqiptar Vuçiç dhe argatet e tij shqipfoles te Tiranes dhe Prishtine nga Kryeministri Haradinaj ne prani te lidershipit te Gjermanise, Frances dhe BE.

Me kete akt historik Haradinaj nxori lakuriq jo vetem para shqiptareve por edhe botes tradhetaret e kombit shqiptar sherbetor te peshtire te Beogradit dhe projetktit te tij te seromadhise

3-Samiti i Tiranes u shnderrua ne samitin anti-Haradinaj edhe per shkakun sepse kryeministri ne detyre i Kosoves, siç ju grisi tradhetarve te kombit hartat e coptimit te Kosoves dhe krijimit te Serbise Madhe ne Berlin, ju permbysi dhe hodhi ne kosh te plehrave traktatin e tradhetise kombetare dhe krijimit te Serbise se Madhe te Nishit te firmosur nga presidenit i serbomadhise Vuçiç dhe ne shkelje te rende te kushtetutes nga vasali i tij i Tiranes Zografi Bis apo Esad Toptani i Ri.

Te dashur miq, le tju bejme ne thirrje te gjithe atyre qe e ndjejne veten shqiptare te ngrihemi sot me te vendosur se kurre per permbysjen e klikes antikombetare te Tiranes me ne krye Zografin Bis dhe dergimin e tyre sa me pare ne banesen e turpit te historise ose ne konaqet e padronit te tyre ne Beograd. Sb /Literal media

Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës.

Ai ka thënë se në këtë 21 vjetor përulen para sakrificës së dëshmorëve.

Sipas tij trimat e Llapit në këtë betejë nisën një kapitull të ri të luftës çlirimtare.

Postimi i Haradinajt:

Në 4 ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë.

Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare.

Në 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës, përulemi pranë sakrificës së Dëshmorëve: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli e Jetullah Kastrati.

Lavdi! /Lajmi.net/ 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Abc News ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti, në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit. Ai ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri. Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, u shpreh Haradinaj. /Tetova sot

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule ta shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.Haradinaj edhe një herë ka thënë se shpreson që kosovarët të marrin lajmin se mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen para Krishtlindjeve.Sipas tij, gjendja e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit po keqpërdoret nga Vetëvendosja, por edhe nga individë të tjerë .

Ai u bëri thirrje shtetasve shqiptarë që nuk janë nga zonat e rrezikuara që të mos vijnë në Kosovë, ndërsa siguroi se çdo i prekur nga tërmeti do të akomodohet në mënyrë institucionale në Kosovë.“Në ditën e tërmetit institucionet e Kosovës, i kanë ndërmarr të gjitha veprimet dhe kemi kujdestari profesionale.E kisha lut VV-në që të mos bën veprime për poenë politikë thai ai për EO.

Ne çdo shtetas të Shqipërisë që hyn në Kosovë, nuk do ta lëmë pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere dhe nga zonat që nuk janë të rrezikshme”.“Keqpërdorimet e kësaj gjendje nuk është mirë.Katër ditë pas tërmetit kam shkuar atje. Ju kisha bërë thirrje që ata që s’janë të prekur nga tërmeti të mos vinë këtu.

Nuk janë të vërteta fjalët se kush vjen në parkun e Inovacionit në Prizren do të shkojnë në Gjermani.Këto janë mashtrime”, tha ai. /Bota press

Shumë nga 41 anëtarët e kabinetit të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj kanë bërë luks me para të shtetit.

Pa përfshirë pagat, harxhimet që ka bërë për dy vjet vetëm kabineti i Haradinajt kanë mbërritur në shumën 966.307.34 euro, raporton Koha Ditore.

Avni Arifi ka harxhuar mbi 50 mijë euro, 11 mijë prej të cilave i ka arkëtuar si mëditje. Gani Demaj, që e ka pasuar Arifin në detyrë, ka harxhuar mbi 20 mijë euro, për të cilat Zyra e Kryeministrit nuk ka treguar se ku janë çuar.

Në mesin e shpenzuesve të mëdhenj janë edhe Erolld Belegu dhe Gazmend Abrashi, të cilët i përkasin botës së biznesit, e që në këtë mandat i kanë shërbyer Haradinajt.

Në dokumentin që e ka siguruar “Koha Ditore”, janë të përfshirë edhe Donjeta Gashi, Labinot Smajlaj, Arianit Shehu, Meliza Haradinaj, Diana Rugova, Leutrim Likaj, Alban Dermaku, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Serbeze Osmani e shumë të tjerë. /Koha.net

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre dërguar letër Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, duke e njoftuar se dita e 28 nëntorit të shpallet ditë feste dhe pushimi në tërë territorin e Republikës së Kosovës. /IndeksOnline/

Njoftimi i plotë:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

RH

No photo description available.