Me liderin e PDK-së, Kadri Veselin, u morën shumë njerëz në rrjetet sociale, pasi që shpesh është parë duke bërë një shenjë me dorë në tubimet e shumta dhe në daljet televizive.

Disa madje gjatë një debati televiziv e kishin krahasuar edhe me Spiderman-in gjatë një debati televiziv me analistë.

Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe.

Veseli me sa shihet nga fotografitë publike e ka shprehi të veten këtë shenjë, të cilën e praktikon shumë shpesh.

Po ashtu, kjo është një shenjë shumë e përhapur në mesin e të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka domethënien “I Love You” apo në shqip “Të Dua”.

Kudo në botë njihet me akronimin “ILY” dhe është një simbol nga Gjuha e Shenjave Amerikane, që nënkupton shprehje joformale të ndjenjave pozitive, duke filluar nga respekti i përgjithshëm deri te dashuria për pranuesin e shenjës.

Lexoni sqarimin: https://en.wikipedia.org/wiki/ILY_sign

Si simbol pozitiv thuhet se ka “lindur” ne mesin e nxënësve të shkollës së shurdhër, duke përdorur Gjuhën e Shenjave Amerikane, për të krijuar një shenjë nga një kombinim i shenjave për shkronjat I, L dhe Y (I Love You).

Në fotografitë e mëposhtme mund ta shihni sa shpesh e ka përdorur Veseli këtë shenjë. /Lajmi.net/

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij më së shumti u ka dhënë hapësirë rinisë e grave.

Ai mbrëmë ka takuar në Vushtrri qytetarët, duke thënë se besimi i tyrë në vizionin dhe programin e PDK-së, është i palëkundur.

Postimi i plotë i Veselit:

udo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe në Vushtrri, ku mbrëmë takuam qytetarë të të gjitha grupmoshave, ishte i palëkundur besimi i tyre në vizionin dhe programin tonë.

Vetëm ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, duke i ofruar mundësi dhe perspektivë të rinjve, kujdes të moshuarve dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë.

PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave dhe ka krijuar klimën më të mirë ndërmjet gjeneratave, duke i shndërruar dallimet e tyre të natyrshme në përparësi. /Indeks online

Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin! #PDK112

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ishte dëshmitar në dasmën e asambleistit të PDK-së në Suharekë, Rilind Krasniqit.

Dje në Suharekë asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Rilind Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net.

Asambleisti ka lidhur kurorë me Alabana Gashin dhe në ceremoninë e martesës ishin prezent edhe miqtë nga politika, por ajo që befasoi çiftin ishte padyshim edhe prezenca e Kadri Veselit.

Krye parlamentari ishte dëshmitar në martesën e tyre dhe prezenca e tij gëzoi tej mase Rilindin dhe Gresën në këtë datë të veçantë për ta. /Lajmi.net/

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur letrës së lëshuar sot nga QUINT-i, duke rikonfirmuar qëndrimin e PDK-së e cila do të jetë përkrahë aleatëve perëndimorë të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët e Kosovës do të zgjedhin ndërmjet atyre që janë përkrahë aleatëve perëndimorë që ndihmuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, apo për ata që i trajtojnë aleatët perëndimorë si armiq dhe përpiqen që Kosova të mbijetojë e vetme.

Shkrimi i plotë i Kadri Veselit:

Kosova arriti pavarësinë e saj duke pasur në krah një aleancë të fortë me Perëndimin.

Një nga temat mbi të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në këto zgjedhje është nëse Kosova dëshiron t’i vazhdojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë ndërkombëtarë, apo t’i trajtojë ata si armiq dhe të përpiqet që të mbijetojë e vetme.

Ne duhet t’i mbrojmë interesat e Kosovës, por nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa partnerët tanë strategjikë. Prandaj, mirëpresim përpjekjet e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë për zhvillimin e Dialogut.

Megjithatë, ne kërkojmë nga BE që ta parandalojë financimin e strukturave paralele në Kosovë nga Qeveria e Serbisë, të ndalojë projektet kolonizuese serbe përmes ndërtimit të lagjeve në Veri, të lejohet rindërtimi i shtëpive të djegura atje ku shqiptarët jetonin para vitit 2001, si dhe të dënohen kriminelët dhe përdhunuesit serbë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë dhe pas luftës në Kosovë. /Klan kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Me këtë vendim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, sot janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore, shkruan KP.

“Duke treguar përkushtimin tim dhe vizionin si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam vendosur që: Të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, ka thënë Veseli.

Dy ditë më parë, lideri i PDK-së Kadri Veseli, në Konventën festive të Partisë Demokratike të Kosovës, pati paralajmëruar se nuk do të lejojë që asnjë person me aktakuza për korrupsion të mbajnë pozita në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në institucionet që udhëhiqen prej saj. Kreu i PDK-së po ashtu ka konfirmuar se partia që drejton nuk do të kandidojë e as nuk do të mbështesë kandidatët e asnjë subjekti politik që kanë aktakuza të konfirmuara.

Veseli po ashtu ka liruar nga detyra edhe të gjithë të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara dhe ky pezullim i funksioneve të tyre siç tha ai, vlen deri në aktgjykime.

“Ky vendim nuk e paragjykon fajësinë e tyre dhe me përfundimin e gjykimeve, kur ato janë liruese, të gjithë këta persona do të kenë vendin e merituar në PDK dhe në institucione. Prandaj, unë kam biseduar me zyrtarët tanë partiakë që kanë aktakuza dhe i kam njoftuar ata për lirimin nga detyrat zyrtare që kanë mbajtur”, ka thënë Veseli.

Pikërisht në ditën kur Kuvendi i Kosovës ka debatuar rreth iniciativës së Kryeparlamentarit kadri Veseli për themelimin e një Tribunali që do të merrej me krimet serbe në Kosovë, në adresë të mediave online ka ardhur një përgjigje nga Brukseli ku thuhet se BE nuk është e involvuar në këtë çështje.

Zëdhënësja maja Kocijancic ka thënë  se gjatë fundjavës ka pasur “keqkuptime në raportim” duke aluduar në disa lajme të publikuara në Kosovë se BE mbështet krijimin e Tribunallit.

“Pasi që kemi parë disa keqkuptime në raportim, na lejoni që menjëherë të qartësojmë se Bashkimi Europian nuk është I involvuar në inicitivën e fundit që ka dalë në Kuvendin e Kosovës për ta themeluar një Tribunal të ri” thuhet në përgjigjet e dërguara në adresë  nga Maja Kocijancic, Zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të BEsë.

Ajo më pas ka theksuar se krimet serbe mund të ndiqen  duke u bazuar në legjislacionin aktual që është në fuqi në Kosovë.

“Ne konsiderojmë se korniza legale ekzistuese jep mundësi të duhura për hetim dhe ndjekie të krimeve të supozuara në Serbi dhe Kosovë  duke u bazuar në jurisdiksionet respektive” thuhet më tej në përgjigje.

Kocijancic ka thënë se për këtë duhet më shumë fokus dhe përcaktim.

Kocijancic më të tej ka shtuar se BE konsideron  se duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavinë e viteve të 90-të, dhe se vetëm bashkëpunimi kuptimplotë rajonal dhe fqinjësia e mirë janë vendimtare për të nxitur besimin dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës.

“Ngjarjet e viteve të 90-të kanë lënë shumë viktima dhe familjet e tyre në kërkim të drejtësisë dhe njohjes së vuajtjeve të tyre. Të gjitha komunitetet duhet të shohin hapa konkret dhe të vërtetë”, ka shtuar ajo.

 “Udhëheqësit politikë në rajon duhet të kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe një klimë të favorshme për adresimin e çështjeve të hapura bilateral dhe trashëgiminë e së kaluarës. Kjo po ashtu përfshin shmangien dhe dënimin e çfarëdo deklarate apo veprimi që do të nxiste tensionet ndëretnike”, ka  përfunduar zëdhënësja.

Shkruan: Leonard Kërquki

Kadri Veseli e ka thirrur në telefon kryeredaktorin e Gazetës Express dhe T7’shit, Leonard Kërqukin. Gjuha që ai e ka përdorur ka qenë një gjuhë e rrugës, por për hirë të transparencës thekset kryesore të saj po i publikojmë.

Pas publikimit të shkrimit se Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë, Kryetari i Kuvendit i ka telefonuar Kryeredaktorit të Gazetës Express, Leonard Kerqukit. Më poshtë sjellim sqarimin e Kerqukit për këtë telefonatë.

Gazeta Express ka marrë informata të sigurta nga Haga se z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit, ka udhëtuar sot pasdite drejt kryeqytetit të Holandës – i ftuar si i dyshimtë nga Tribunali Special. Sipas të njëjtave informata, ai ka udhëtuar përmes Lubjanës.

Gazetarët e Gazetës Express kanë provuar gjatë gjithë ditës që këto informata t’i konfirmonin përmes Kabinetit të Veselit, por kjo ka qenë e pamundur.

Në këtë situatë, e vetmja zgjidhje për ne ishte që ta botojmë lajmin – të bindur në vërtetësinë e informatave që kishim marrë.

Pas publikimit të lajmit, ka qenë vetë Kryeparlamentari Veseli ai i cili më ka telefonuar në numrin tim personal në WhatsApp.

Fillimisht kam menduar se është ndonjë shaka e ndonjë kolegu, por gjatë bisedës e kuptova se ishte pikërisht ai, Kryetari i PDK’së. Z. Veseli në fillim të bisedës ka tentuar që të shfaqet i përmbajtur, por pastaj e ka tradhtuar gjuha; duke përdorur edhe fjalor të papërshtatshëm – të papërshtatshëm për një Kryetar Kuvendi, e të papërshtatshëm edhe për shkak të raporteve tona zyrtare dhe vetëm zyrtare.

Veseli e ka mohuar kategorikisht se është ftuar në Tribunal, ndërkohë që është përkujdesur të duket komplet i relaksuar sa i përket kësaj teme.

“Kjo është shpifje, është propagandë e juaja”, e ka përsëritur disa herë ai.

Kam instituar disa herë se ne jemi gazetarë dhe se kemi tentuar ta kryejmë punën tonë, duke tentuar të marrim informata nga Kabineti i tij disa herë.

“Ju jeni duke abuzuar me lirinë e shprehjes. Vazhdojeni… Por dijeni se unë qe 30 vjet jam në politikë dhe këto fore i kuptoj shumë mirë”, ka vazhduar ai.

Për asnjë moment Veseli nuk ka thënë se ndodhet në Prishtinë, përvecse ka përsëritur se “është këtu, këtu…”.

“Gjithë ka me pas UCK edhe Kosovë, gjithmonë”, ka instituar ai gjatë kësaj telefonate.

“Ju edhe sondazhin e NDI’së nuk e keni nxjerrë të plotë, e dini ju pse e keni bo këtë”, ka shtuar më tej.

Në këto caste, pastaj gjuha ka degraduar, duke përmendur edhe Drejtorin e Gazetës Express, Berat Buzhalën e madje edhe familjarët e tij.

“Ju shkoni ndaci edhe te nana Ajshe e jemja…. Ama mos harroni se njerëzit kanë familje, kanë fëmijë – nuk bon kështu”.

“Po të flasë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Jeni ka abuzoni. Vazhdoni”.

“Mu kjo punë vec mi flladit… a po e din cka po du me thanë”, ka vazhduar ai.

Më pas, ka dhënë porosi për Buzhalën.

“Thuj atij llaposhit se unë s’ja kom shti baben në burg… E din ai… Ama dije se UCK edhe Kosovë ka me pas gjithmonë këtu”, ka thënë ai.

Kam insistuar se gazeta do ta bëjë demantin dhe përmirësimin e lajmit – nëse është e vërtëtë se ai do të intervistohet në Tribunal, por Veseli ka instituar se nuk i intereson fare kjo cështje.

Për fund, dua të them se unë jam gazetar prej vitit 2004, e Kryeredator i Gazetës Express prej vitit 2010. Kam marrë qindra telefonata nga politikanë apo njerëz të zakonshëm që kanë reaguar për shkrime të ndryshme, por kjo ishte telefonata më e pakëndshme që kam marrë. Nuk e kualifikoj si kërcënim, megjithëse në parim vetë thirrjet nga politikanë të këtij niveli edhe mund të merren si të tilla.

Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet sot me udhëtue në Hagë, ku e presin për intervistim prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Mësohet nga burime mbrenda Tribunalit Special se Veseli ka me udhëtue sot për në Hagë.

Atje pritet me u intervistue si i dyshimtë nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, John Smith

Expres ka kontaktue kabinetin e z. Veseli, mirëpo nuk ka arritë me marrë nji prononcim lidhun me këtë.

Të gjitha mediat dhe qytetarët në Serbi janë alarmuar nga propozimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku deklaroi se shumë shpejtë do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë

Veseli sot në 20 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë se shumë shpejt do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

E kjo deklaratë ka ngjallur reagime të ashpra sot gjatë ditës në Serbi, atje këtë nismë këtë Veselit e kanë quajtur si provokim (provokacija) të ri nga ai.

“Novosti.rs”, që e ka cilësuar si provokim të ri deklaratën e kryeparlamentarit Veseli.

Ndërkaq, Veseli sot se në Kuvend do të nisin një Rezolutë, saktësisht një Tribunal ndërkombëtar për krimet që Serbia i ka bërë mbi popullatën shqiptare.

“Kjo është edhe arsyeja pse në Kuvend do të kemi një rezolutë, dhe jo vetëm rezolutë, por edhe iniciativë që ka të bëjnë me drejtësinë, e cila i vë para përgjegjësisë ata të cilët i kanë kryer këto krime. Sot veç kam filluar takimet në Kuvend, me organet tona të drejtësisë, prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të pagjeturve e të viktimave të luftës, për të shkuar deri në fund, duke nxjerrë një vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të ketë një Tribunal, i cili duhet të jetë ose i Kosovës, në rastin më të mirë, por nëse ka hezitime, atëherë do të jetë Tribunal ndërkombëtar, për krimet të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën shqiptare. Ne nuk do të ndalim derisa të dalë e vërteta dhe ajo është vetëm një: krimet në Studime dhe të gjitha masakrat e tjera i ka kryer shteti serb dhe kryerësit e këtyre krimeve, pjesa më e madhe e tyre, sot janë gjallë në Serbi. Ata duhet të përgjigje për krimet e tyre”, deklaroi Veseli.

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, njëherësh ish-ministri Blerand Stavileci e ka paditur liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili e ka akuzuar atë se po përfiton grante nga Ministria e Bujqësisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Stavileci i drejtohet Kurtit me shprehjen ‘shpifarak ja ku e ke padinë’, dhe bashkangjitur me shkrimin ish-ministri ka publikuar edhe dokumentin e padisë.

Në dokumentin në fjalë thuhet se Stavileci do të përcaktojë shumën e dëmshpërblimit, pas ekspertizës së caktuar nga gjykata.

“Detyrohet i padituri z. Albin Kurti që paditësit z. Blerand Stavileci në emër të shpërblimit të dëmit jomaterial për shkak të deklaratës me përmbajtje shpifëse, t’ia paguajë shumën e cila do të përcaktohet pas ekspertizës së caktuar nga gjykata”, shkruan në dokument.