Ministria e Punëve të Jashtme kanë reaguar pas lajmit në mediat serbe, ku shkruan Republika e Naurus ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këshilltari i ministrit në detyrë të MPJ-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë për Gazetën Express se Ministria e Punëve të Jashtme është duke punuar përmes kanaleve diplomatike me të gjitha shtetet. Derisa, shton se Kosova nuk bën komente për deklarata dhe dokumente që shpallen nga Beogradi dhe që bëhen pasi shteti serb paguan ryshfet për to.

Zyberaj ka thënë se nuk kanë marrë asnjë komunikim lidhur me këtë temë, e se dy vendet kanë marrëdhënie diplomatike të vendosura në përputhje me Konventën e Vjenës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po punon përmes kanaleve diplomatike me gjitha shtetet. Kosova nuk bën komente për dokumentet dhe deklaratat që shpallen nga Beogradi dhe që si në të kaluarën si në rastin e Republikës së Afrikës Qendrore ryshfetet janë përdorur për të lëshuar dokumente dhe për të bërë deklarata që janë hedhur poshtë nga qeveritë e veta më vonë. Ne nuk kemi marrë asnjë komunikim dhe dy vendet tona kanë marrëdhënie diplomatike të vendosura në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, ka thënë Zyberaj.

Sot, ndërkaq, mediat e afërta me pushtetin në Serbi kanë raportuar se Republika e Naurus ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, pa e dokumentuar një gjë të tillë.

Shteti i Naurus ka qenë një prej të parëve që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Nauru gjendet në Oqeani dhe ka një hapësirë vetëm prej 21 kilometrave katrorë.

Në faqen e MPJ-së figuron se Nauru ka njohur Kosovën shtet më 23 prill të vitit 2008. /GazetaExpress/

Sipas një hulumtimi të organizatës “Aktiv” në veri të Mitrovicës, rezultatet e të cilit janë prezantuar të enjten, 73 për qind e serbëve të anketuar në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë janë deklaruar kundër idesë për korrigjimin e kufirit, ndërsa 50 për qind e të anketuarve mendojnë se kërcënimi më i madh për sigurinë në Kosovë janë proceset aktuale politike.

Mbi 50 për qind e serbëve të Kosovës nuk e shohin veten në shtetin më të ri (Kosovë) në 5 vjetët e ardhshëm, kanë treguar rezultatet e një analize të realizuar në vitin 2019.

Në hulumtim janë përfshirë kryesisht qëndrimet e bashkësisë serbe në Kosovë lidhur me çështjet më të rëndësishme politike, të sigurisë dhe ato socio-ekonomike. Rezultatet e hulumtimit dhe analizën e rezultateve e ka paraqitur organizata “Aktiv” në veri të Mitrovicës, të enjten, shkruan Gazeta Zëri.

Edhe sot ka vazhduar skandali me harta në Shqipëri ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.

Pasi që kryeministri Edi Rama publikoi një video në të cilën shihej në hartë Kosova si pjesë e Serbisë, sot gjatë ditës janë publikuar harta të librave shkollorë ku shteti i Kosovës shfaqet nën kufijtë e Serbisë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar në Facebook se sot gjatë ditës dikush i ka dërguar një foto të një librit ‘Qytetaria’ të klasës së 8, derisa, në të shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

Fotografia e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha

Këtë akt e ka quajtur tradhti kombëtare, Berisha, derisa ka publikuar fotografinë e librit.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi një fotografi ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. I njëjti postim qëndroi në llogarinë e tij për më shumë se pesë orë, derisa u editua më vonë.

Për këtë temë, pati reagime të shumta drejtuar Ramës, ani pse ky i fundit nuk e ka sqaruar vetë këtë veprim./GazetaExpress/

Në ndeshjen fundit të kombëtares serbe në futboll nuk kishte më shumë se 5 mijë tifozë në stadium por huliganët famëkeq serbë nuk kishin lëshuar rastin të bërtisnin, si zakonisht, thirrjen e zakonshme të tyre ‘Kosova është Serbi’, gjatë ndeshjes kundër Ukrainës.

Ndeshja e kualifikuese për “EURO 2020” mes Serbisë dhe Ukrainës ishte mbyllur me barazim, 2-2, dhe kombëtarja serbe do të përballet në play-off me kombëtaren e Norvegjisë.

UEFA ka nisur shqyrtimin për masa disiplinore ndaj kombëtares serbe të futbollit dhe e pret dënimi. Siç njoftohet, kjo për shkak të thirrjeve ‘Kosova është Serbi’ dhe parullave me prapavijë politike të shpalosura në stadium gjatë ndeshjes kundër Ukrainës.

Priten dënim i ri për federatën serbe pasi edhe ashtu ishte dënuar me kusht për arsye të njëjtë gjatë ndeshjes kundër kombëtares portugeze.

Federata serbe e kanë të qartë që vështirë se do t’i shpëtojnë dënimit, e pritet që Serbia të luajë ndeshjen e barazhit kundër Norvegjisë pa praninë e publikut. /Veriu.info

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezantoi studim mbi Çështjen e reparacionit për krimet e luftës të kryera në Kosovë në kontekstin e “Finales së Madhe” eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe  Çështja e Trepçës në kontekstin e një “Grand finale” eventuale mes Kosovës dhe Serbisë

Iraj Hashi nga ky institut prezantoi historikun e punës së Trepçës ku u shpreh se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara gjatë kohës që e menaxhonte këtë kompani.

“Një nga gjërat më shkatërruese që ka bërë Serbia, e ka ndërruar pronësinë e Trepçës, aksionet janë bartë janë shitur punëtorëve. Menaxhmenti e ka përdorur ligjin e Markoviqit që aksionet t’i dorëzojë tek fondi i zhvillimit të Serbisë. 25 % në atë kohë kanë mbet aksione shoqërore. Trepça ka pasur edhe disa borxhe e disa janë përkthyer edhe me akuza padi, 67 milionë euro që kanë qenë zyrtare të Trepçës ka pas edhe borxhe jashtë letrave”, theksoi Hashi.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të menaxhojnë me resurset e “Trepçës”, por shtoi se Serbia duhet të japë përgjegjësi për periudhën e paraluftës dhe gjatë luftës.

“Është në interesim e të dy shteteve të bëjnë menaxhimin e përbashkët të minierave të Belo Bërdës dhe Cërnasit, pasi është në kufirin mes dy vendeve, sa më parë që Serbia e pranon realitetin e Kosovë aq më mirë por Serbia duhet të merr përgjegjësi për periudhën e Trepçës në vitet 90-ta”, tha ai.

Qerim Qerimi tha se është shprehur se Kosova duhet të kërkojë kompensim për dëmet materiale dhe njerëzore. Po ashtu sipas tij Kosova duhet të insistojë në kërkimfalje nga Serbia dhe në garancion të mos përsëritjes.

“Qëndrimi i Kosovës duhet të pretendojë kthimin e pronës së dëmtuar, dëmet e shkaktuar duhet të përfshinë objektet private dje publike, forma e dytë e dëmshpërblimit është kompensimi material, humbjet materiale e të tjera, dëmet jomateriale humbja e jetës traumat, etj, vrasjet personat e pagjetur dhuna seksuale depërtimi masiv. Në rastet e humbjeve njerëzore jeta është një nga kompozimet e pamundura, kërkimi i një kompensimi material mund të ndikojnë një lloj kënaqësie nga familjaret”, tha ai.

Këto dy studime janë mbështetur nga ambasada norvegjeze./EO

Interesi i Rusisë është që të mos zgjidhet çështja e Kosovës dhe të gjitha konflikteve të ngrira në Ballkanin Perëndimor.

Rusa ka interes dhe është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës, pasi që nëse zgjidhet kjo çështje atëherë nuk do të ishte aq tërheqëse për Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë në Rusi, Maksim Samorukov, zëvendësdrejtori i Qendrës “Carnegie” në Moskë, qendër kjo e cila merret me studimet në politikën e brendshme dhe të jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë ndërkombëtare dhe ekonominë, transmeton lajmi.net.

Sipas Samorukov, kur bëhet fjalë për ambiciet e Rusisë për t’u përfshirë në dialogun Beograd-Prishtinë, Kremlini zyrtar ka interes që të mos e zgjidhë këtë çështje dhe se deklaratat e zyrtarëve rusë për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare mund të shihen si të paqarta.

“Rusia, si në konfliktet e tjera në Ballkanin Perëndimor, nuk dëshiron që konflikti mes Serbisë dhe Kosovës të zgjidhet. Mbështetja e Rusisë në këtë kohë është thelbësore për Serbinë, kryesisht për shkak të situatës në Kosovë. Serbia ka nevojë për Rusinë ndërkombëtarisht dhe fuqinë e saj në Kombet e Bashkuara për të parandaluar njohjen e plotë të Kosovës. Sapo të zgjidhet konflikti, Rusia nuk do të jetë më aq tërheqëse për Serbinë. Por deri më tani, ne kemi parë kaq shumë probleme dhe pengesa në mënyrën e zgjidhjes së këtij konflikti që Rusia praktikisht nuk ka për të bërë shumë për ta parandaluar atë”, deklaroi Samorukov, transmeton më tutje lajmi.net.

Ai theksoi se në këtë kuptim, deklaratat që vijnë nga zyrtarët rusë janë të paqarta. Nga njëra anë sipas Samorukov, Rusia thotë se është e gatshme të mbështesë çdo zgjidhje të pranueshme për Serbinë, por nga ana tjetër thotë se duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila pengon pavarësinë e Kosovës.

Dhe është me këtë paqartësi siç thotë Samorukov, Rusia dëshiron t’i tregojë Serbisë që Kremlini, në të vërtetë, nuk e aprovon që Serbia të njohë Kosovën.

“Por unë sigurisht nuk do të thosha që Rusia është pengesa kryesore për zgjidhjen e këtij konflikti. Ka shumë pengesa në nivelin lokal dhe ka një rrugë të gjatë për të arritur një marrëveshje përfundimtare, kështu që Rusia mund të pushojë sepse zgjidhja përfundimtare nuk duket të jetë afër”, Samorukov.

Ai thekson se Ballkani Perëndimor nuk është përparësi për Rusinë dhe se nuk është i gatshëm të investojë shumë para ose përpjekje në rajon, por një gjë të tillë nuk e dëshiron as Perëndimin në Ballkan.

“Zhurma gjeopolitike në të cilën ndodhet rajoni aktualisht është ideale për Rusinë. Kjo nuk do të thotë as stabilizim i plotë, as destabilizim i plotë, por diçka ndërmjet tyre. Rusia nuk dëshiron që konfliktet e ngrira në Ballkan të zgjidhen, sepse konfliktet e ngrira e mbajnë Ballkanin Perëndimor larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por Rusia gjithashtu nuk dëshiron që ato konflikte të bëhen aktive, sepse ajo gjithashtu ka linjën e saj të kuqe”, theksoi Samorukov në këtë intervistë. /Lajmi.net/

Maksim Samorukov, zëvendësdrejtori i Qendrës “Carnegie” në Moskë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka zbatuar ende vendimin fillimisht të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme për pakot e ardhura nga Serbia.

Të paktën kjo konfirmohet duke iu referuar uebsajtit zyrtar të KQZ-së, ku shihet se fletëvotimet e ardhura nga Serbia ende qëndrojnë në sistem. Përkundër që tashme po bëhen disa ditë kur dy instanca gjyqësore kanë urdhëruar KQZ-në t’i largojë ato fletëvotime.

Në vendimin e PZAP që mban datën 11 nëntor, PZAP kishte urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

Në anën tjetër, KQZ ka nis të zbatoj vendimin gjyqësor për rinumërimin e mbi 1400 kutive.

Valmir Elezi nga KQZ ka thënë se ato rezultate së shpejti pritet të largohen dhe se KQZ-ja nuk do të publikojë rezultate të tjera deri në zbatimin e të gjitha vendimeve të institucioneve përkatëse.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në. Prandaj, me qëllim të zbatimit të vendimit të PZAP-it, i konfirmuar nga Gjykata Supreme, do të largohen nga rezultati përfundimtar rezultati i fletëvotimeve nga Serbia”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të publikojë rezultate të tjera njëherë, pasi kjo do të bëhet në një fazë të mëvonshme dhe pasi të zbatohen të gjitha vendimet e institucioneve përkatëse”, ka thënë Elezi për indeksonline.

Kujtojmë se pas ankesave të ndryshme të subjekteve poltike të cilat garuan në zgjedhjet e 6 tetorit, shumë nga vendvotimet janë rinumëruar, deri sa aktualisht po rinumërohen edhe 1407 vendvotime të tjera.

Federata çeke duhet të ketë kujdes me tifozët e saj në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës.

Republika çeke duhet të jetë shumë e kujdesshme sonte ndaj Kosovës në duelin e tyre në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Gazeta çeke “Idnes” shkruan se Federata nikoqire duhet të bëjë një organizim të mirë të ndeshjes, përndryshe rrezikon shumë.

Deklaratat e fundit të presidentit të Çekisë, Milos Zeman, përfshirë vëllazërimin e tifozëve të Sparta Pragës me ata të Crvena Zvezdës kanë shtuar tensionet para takimit me Kosovën, transmeton lajmi.net.

Andaj, “Idnes” shkruan se ndonjë veprim i papranueshëm nga tifozët çekë mund të përcillet me dënim nga UEFA që në opsionin më të keq mund të penalizojë vendasit me heqje të pikëve. /Lajmi.net/

Vedat Muriqi ka publikuar një mesazh të mbështetjes për Kosovën para duelit me Çekinë.

Vedat Muriqi është mungesa e madhe te Kosova për ndeshjen e sotme ndaj Republikës çeke.

Ylli i madh i Kosovës do të mungojë në dy takimet e fundit eliminatore për Euro 2020 për shkak të një lëndimi të pësuar në xhiron e shkuar me skuadrën e Fenerbahces, transmeton lajmi.net.

Por, edhe pse larg ekipit, ai ka publikuar një mesazh të mbështetjes për bashkëlojtarët e tij të Kosovës, para ndeshjes së rëndësishme ndaj çekëve.

“Te gjith Kosova me juve, Forca Kosov 🇽🇰”, ka shkruar Muriqi. /Lajmi.net/

View image on Twitter

Kombëtarja e Kosovës do ta mirëpres gjigantin evropian, Anglinë me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për “EURO 2020”.

Kjo ndeshje do të jetë historike për vendin tonë, sepse në Prishtinë do të zbarkojnë yjet më të mëdhenj të futbollit në Evropë.

Interesimi për këtë përballje është jashtëzakonisht i madh nga të gjithë kosovarët, por edhe nga anglezët.

5 mijë deri në 7 mijë tifozë anglezë do të zbarkojnë në Prishtinë, por vetëm rreth 1 mijë prej tyre do ta kenë mundësin të futen në stadium, të tjerët takimin do ta përcjellin nga sheshet e kryeqytetit të Kosovës.

Aq shumë anglez do të vinë në Prishtinë sa që thuajse të gjitha hotelet në Prishtinë janë të rezervuara.

Këtë gjë e ka konfirmuar zyrtari i Komunës së Prishtinë, Ardian Berisha në konferencën e “Dardanëve”, mbajtur këtë të martë në Prishtinë.

“95% të dhomave në hotelet e Prishtinës janë të rezervuara d.m.th. një shifër e jashtëzakonshme. Kjo ndodhë vetëm në evenimente shumë të rëndësishme në komunën tonë”, tha Berisha. /Blic