Ish-zyrtari i departamentit të Shtetit Amerikan, James Hooper ka disa ditë që ka paralajmëruar se çështja e kufijve ende nuk është hequr nga tavolina e diskutimit, në mes të Kosovës e Serbisë. Ai madje ka thënë se marrëveshja veç se është arritur e po mbahet e fshehtë nga presidenti i Kosovës e Serbisë. Për këto deklarime, nëpunësit e Hashim Thaçit, kanë zgjedhur heshtjen.

Ish-zyrtari amerikan, James Hooper në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për fazën e fundit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa u shpreh se vështirësia është te zbatimi i saj. Hooper tha se nuk mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të dy vendeve, pa u prekur territoret. Sipas tij, tashmë Kosova dhe Serbia vetëm se kanë arritur një marrëveshje e një gjë e tillë ka ndodhur në nivel të presidentëve. 

“Unë në fakt mendoj se shumë nga detajet dolën, disa prej tyre edhe të pasakta. Dhe kosovarët kurrë nuk patën shansin të votojnë për këtë marrëveshje, të vendosnin për këtë marrëveshje. Nuk ka pse të përsërisim gjithë historinë e asaj që ndodhi. Por unë mendoj se presidenti Thaçi kishte rënë dakord që dialogu të rifillonte pa kushte. Dhe unë mendoj se ishte një veprim shumë i arsyeshëm për të ecur përpara, që të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse nëse nuk lëvizin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ekziston rreziku që dritarja e mundësisë të mbyllet dhe, nëse kjo ndodh, nuk do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për një kohë të pacaktuar”, thotë ai, derisa shton tutje se mbetet mister a ka pasur marrëveshje apo jo, për sa kohë që zyrtarisht nuk janë dhënë ende detaje për këtë temë.

Hooper deklaron se marrëveshja e territoreve tashmë është negociuar dhe ekziston pasi që palët, dy presidentët, tashmë kanë rënë dakord.

“Përfshirë një shkëmbim territoresh por jo vetëm shkëmbim territoresh por duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. Realiteti është se kjo nuk do të ndryshojë dhe nuk e di se si Albin Kurti do të reagojë për një gjë të tillë si kryeministër. E përsëris se nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një element territorial”, ka thënë ai.

Megjithatë, drejt këtyre deklaratave për shkëmbimin me territore kanë zgjedhur që të heshtin në presidencë.

Ka disa ditë që media ka kërkuar sqarime dhe përgjigjje ndaj atyre që tha Hooper mirëpo, nëpunësit e presidentit Hashim Thaçi kanë zgjedhur heshtjen.

Hashim Thaçi ka proklamuar për një kohë të gjatë shkëmbimin me territore, si kompromis për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës e Serbisë. Për këtë ishte mbështetur edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. /Kosova sot

Ish Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq  duhet të ndalohet që të bëjë një marrëveshje me Kosovën që do të thoshte të njihte pavarësinë e saj.

“Kosova nuk mund të arrijë njohje pa nënshkrimin e Serbisë. “, tha ai duke shtuar që regjimi aktual është gati të nënshkruaj një marrëveshje të tillë në mënyrë që të vazhdonte të sundonte krimi, korrupsioni dhe dhuna.

Ai beson se nuk është e lehtë ta rrëzojnë Vuçiqin nëse ai e njeh Kosovën.

“Është gabim të mendohet se do ta rrëzonim lehtë dhe se të huajt do ta hiqnin qafe atë nëse ai e njeh Kosovën. Në këtë rast të huajt do ta lejonin të bënte çfarë të donte për tre apo katër vitet e ardhshme në Serbi.”, u shprehë Jeremiq për mediumin serb Blic.

Ai nuk ka specifikuar se kush janë të huajt por sipas artikullit të mediumit serb besohet se e ka fjalën për Bashkimin Evropian dhe ShBA-në.

Jeremiq tutje shtoi se është kundër një konflikti të ngrirë dhe beson se duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e jetës në Kosovë.

Serbia po synon të dështojë Samitin e Parisit. Këtë e ka deklaruar sot Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se takimi në Francë ka rrezik që të mos mbahet fare, nëse nuk përmirësohen raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke specifikuar heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se me siguri nuk do të lejojnë Haradinajn që ‘t’i tërheq ata për hunde”.

“Ne gjithashtu nuk do të lejojmë që ata të na tërheqin për hunde”, ka thënë Daçiq, para gazetarëve të shtunën gjatë një takimi me homologen e tij nga Korea e Jugur, Kang Kyung Wha, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Daçiq thotë se Serbia është e gatshme për arritjen e një kompromisi, por një kompromis që nuk do të jetë në kundërshtim me interesin shtetëror e kombëtar të Serbisë.

Në fund Daçiq shton se Serbia nuk dëshiron që të kthehet në dialog, derisa nuk hiqet taksa.

Për të njëjtën çështje dje ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Berlini.

Ai edhe përkundër faktit se nuk ka folur specifikisht ka lënë të kuptohet se takimi në Paris mund të dështojë, por për një gjë të tillë ka thënë se askush nuk mund të drejtojë gishtin nga Kosova.

Ndërsa sot presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pasur një telefonatë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën kanë biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi. /GazetaExpress/

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se bllokimi i tanishëm i dialogut mund të kapërcehet vetëm kur Prishtina të heqë taksat mbi mallrat serbe.

Sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të sotëm me ambasadorin e Britanisë së Madhe Denis Keefe, Vuçiq tha se Serbia gjithmonë do të jetë e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ndërsa, diplomati britanik theksoi se vendi i tij dëshiron të ketë një rol pozitiv në rajon dhe në të ardhmen e tij evropiane, si dhe për arritjen e stabilitetit dhe progresit në Ballkanin Perëndimor nëpërmes mbështetjes për procesin e Berlinit.