As pas gati dy orësh diskutim ndërmjet drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë.“Gazeta Blic” nga burime brenda takimit ka marrë vesh se nuk ka pasur pajtueshmëri për koalicion.
“Nuk ka asgjë konkrete rreth marrëveshjes për krijimin e qeverisë. Ende nuk ka pajtueshmëri për ndarje të përgjegjësive ndërmjet dy subjekteve politike”, pohojnë burimet brenda takimit.

Edhe ky takim është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Blic/

Pas bllokimit të bisedave për lidhjen e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet të rikthehen sot në tryezën e bisedimeve edhe pse nuk ka asgjë zyrtare.

Jan të dyja partitë që dje janë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet mes tyre, siç thonë që të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbrëmë në një deklarim për media ka paralajmëruar një takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës për sot.

“Takimet duhet të vazhdojnë, besoj qysh nesër (sot) dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje në përputhje me interesat e qytetarëve dhe te vendit”, ka deklaruar ajo.

Përkundër gatishmërisë për t’u takuan, nëse merren parasysh deklaratat e fundit të dy partive, nuk ka aq sinjale pozitive që mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes tyre.

Arsyeja është përplasja për karrige të pushtetit, pra ndarjen e pozitave të rëndësishme.

Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, mbrëmë përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se partia e tij këmbëngulë që të marrë pozitat që i ka synuar qysh në fillim, kur edhe kanë nisur bisedat me VV-në, pra presidentin, kryekuvendarin (që tashmë VV ia ka marrë me zgjedhjen e Konjufcës), si dhe 5 ministri.

“LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Por VV pas zgjedhjes së Konjufcës si kryekuvendar po e vlerëson këtë çështje të kryer.
Albulena Haxhiu, e nominuar nga Kurti si ministre e Drejtësisë deklaroi dje se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, pavarësisht gjithçkaje.

“Çështja e kryeparlamentarit është çështje e kryer. Ai s’do të japë dorëheqje. E kemi pritur LDK-në 81 ditë dhe s’ka pasur lëvizje. Madje, për çështjen e kryeparlamentarit s’kanë shfaqur interes sa kanë shfaqur për Presidentin dhe MPB-në”, ka thënë Haxhiu.

Duke parë këtë deklaratë të Haxhiut dhe institimin e LDK-së, përveç pozitës së presidentit, VV tash duhet të lëshojë pe edhe për pozitën e kryeparlamentarit në mënyrë që t’i hapet rruga lidhjes së koalicionit qeverisës mes këtyre subjekteve. /veriu.info

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se kjo parti është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht 5 ministri për LDK-në dhe po aq edhe për Lëvizjen Vetëvendosje si partnerë kryesorë qeverisës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Isa Mustafa tha se janë të interesuar për arritjen e zgjidhjes.“Patëm mbledhjen e Kryesisë për të trajtuar përgatitjet për konstituimin e Kuvendit, mbesim të interesuar e të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto momente dhe të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje.

Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë LVV-së dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit sepse jemi pajtuar, ndërkaq kryetari i Kuvendit t’i takojë LDK-së”, tha ai.Ndërkohë që VV ka kërkuar një ministri shtesë- atë të Punëve të Brendshme, kryetari Mustafa tha se nëse LDK tërhiqet nga përgjegjësitë, atëherë do të kalojë në opozitë.

“Nëse LVV nuk është gati për marrëveshje dhe e sheh LDK-në pengesë, atëherë unë po deklaroj sot me pëlqimin e kryesisë të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia lënë LVV-së. Shprehim gatishmërinë të votojmë kandidatin e LVV për kryetar të Kuvendit. Jemi të interesuar që çështja e qeverisë dhe institucioneve të zgjidhet. Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë, jemi në opozitë, votojmë, por qëndrojmë parti opozitare”, tha Mustafa. “LDK-ja do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”, shtoi Mustafa. /KosovaPress/

Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës me rastin e 30 vjetorit të themelimit. Në urimin e tij, Pacolli tha se ditëlindja e LDK-së, prej të cilës lindi dhe AKR-ja, është festë e të gjithë shqiptarëve. “30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytëzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar.

Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombëtare. Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditëlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarësisë së saj.

Ndaj unë sot formuloj Urimet më të mira për suksese në këtë moment kaq të veçantë në historinë e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Poashtu, Pacolli u përkujdes të ngrit lartë figurën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa. “Besoj shumë se zëri i traditës, pjekuria dhe ekuilibri i liderit Isa Mustafa do të ndihmojë LDK dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës, krejt Kosovën që të gjejë qetësi, vijimësi të reformave dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të Republikës sonë të re”, përfundoi Pacolli./21Media

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për ngrirjen e negociatave mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Kurti ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që pritet të mbahet sot, duke thënë se pret që nga kjo mbledhje LDK të dalë me zgjidhje për zhbllokimin e situatës e jo me kërkesat e zakonshme të cilat do të çonin në, siç është shprehur ai betonimin e marrëveshjes mes këtyre dy subjekteve.

Lideri i VV-së ka konfirmuar se ende nuk është caktuar takimi i radhës mes tij dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, porse beson që do të takohen gjatë kësaj jave.

“Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, por nuk dua të ndërhyj te LDK e cila ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm. Vetëvendosje mbledhjen e këshillit do ta mbaj pasi ta kemi marrëveshjen me LDK-në. Mbetet të shihet se kjo mbledhje a është thirrur për të betonuar marrëveshjen me kërkesat e njohura deri më tani apo për ta zhbllokuar situatën”, është shprehur ndër të tjera Kurti. /veriu.info

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli e ka kritikuar presidentin Thaçi për vendimin e shtyerjes së datës të konstituimit të Kuvendit.

Avdyli ka thënë se nuk është hera e parë që gabon Thaçi, dhe se për këtë ai duhet të ikë.

“Presidenti e paska shtyrë konstituimin e Kuvendit nga data 24 ne 26 dhjetor, për shkak se me 24 dhjetor eshte festa e Krishtlindjes e ,ai nuk paska ditë. Kjo për mua mbetet një lloj i fyerjes i qytetarëve të Kosovës, jo vetëm të atyre të besimit katolik.

Këtij burrit Brojës i duhet një këshilltarë për ti treguar datat e emrat e festave fetare sepse nuk është hera parë që ky gabon.

E këshilla kryesore për të do ishte ik prej aty se moti të ka dalë koha e boja, se sje për atë vend” shkruan Avdyli në reagim. /veriu.info

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmon se brenda kësaj jave do të takohen lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Por nëse LDK vazhdon të insistojë për presidentin atëherë alternativa e vetme sipas Haxhiut është që vendi të shkojë në zgjedhje.

Madje Haxhiu këtë kërkesë të LDK-së e ka quajtur të pakuptimtë.

“Nuk kemi hyrë në garë për çështjen e presidentit prandaj na duket komplet e pakuptueshme kërkesat e tilla, megjithatë unë po them që para vetes kemi dy alternativa si Lëvizje Vetëvendosje. Natyrisht e para është që të kemi koalicionin qeverisës ku nuk përfshihet çështja e presidentit, madje refuzoj të përfshihemi me emra të përveçëm në këtë çështje sepse vet figura e presidentit përfaqëson njëfarë uniteti.. Dhe e dyta pa dyshim që janë zgjedhjet sepse Vetëvendosje nuk bën koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik. Por ta keni të qartë se kërkesa e LDK-së kërkesën për president nuk e ka të mbështetur as nga populli…Ne si Vetëvendosje për shkak të problemeve që i ka shteti i Kosovës nuk jemi të interesuar për zgjedhje, nëse ka barikadime të tilla do gjendemi para situatave të tilla”, theksoi Haxhiu.

Sipas saj nuk ka pasur veprime të ngutura për krijim të koalicionit qeverisës pasi ende edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Ndoshta nuk ka pasur veprime të ngutura për shkak se në anën tjetër nuk kemi as thirrje për seancën konstituive të Kuvendit. Siç e dini presidenti i Republikës së Kosovës ka në dispozicion 30 ditë kjo nuk do ta thërras në ditën e 30 apo 29 sepse e drejta e tij është ta thërras edhe më përpara pra nuk ka një seancë të tillë… Ne presim që presidenti ta kryej obligimin e tij kushtetues në mënyrë që të konstituohet Kuvendit dhe t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve”, tha Haxhiu.

Haxhiu në një intervistë për KosovaPress është shprehur optimiste për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së , pasi sipas saj çështja e presidentit është ajo që i ka dalluar këto dy subjekte pasi që në të gjitha pikat tjera ata janë dakorduar.

“Ka qenë edhe një kërkesë e LDK-së që të përfshihet në marrëveshjen ‘Vetëvendosje- LDK’ edhe çështja e presidentit ku kjo na ka bërë neve të rezervohemi në raport me koalicionin qeverisës.Megjithatë takime nuk kanë mundur të ketë për shkak se edhe Albin Kurti nuk ka qenë në Kosovë. Ai tashmë është në Kosovë dhe unë besoj se shumë shpejt do të ketë takime ndërmjet kryetarëve që ta finalizojmë marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Pavarësisht që kemi pasur dallime në këtë pikë sepse me sa kujtoj është e vetmja pikë ku ne kemi dallime nuk kemi pasur probleme në çështjet tjera. Jam shumë optimiste për koalicionin ‘VV- LDK’ dhe të gjitha këto të cilat kanë ndodhur oftë deklaratat dhe kërkesat e tilla duket se janë normale megjithatë për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka qenë e drejtë që çështja e presidentit të përfshihet ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së. Besoj që do të ketë brenda kësaj jave kur me saktësi besoj që shpejt do bëhet e ditur”, thotë Haxhiu.

Lidhur me atë se koalicionin ndërmjet  VV-së dhe LDK-së po e lë pezull edhe ndarja e disa ministrive, Haxhiu tha se ajo nuk qëndron pasi sipas saj të gjithë ministrat pavarësisht cilit subjekt do i takojnë ata do jenë llogaridhënës tek kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Ndryshe, takimi i fundit që u zhvillua në mes  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ka ndodhur më 2 dhjetor,  ndërsa nga ajo ditë nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit e ka bërë më 27 nëntor. /indeks online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter ka shkruar për zgjedhjet e gjashtë tetorit që u mbajtën sot dy muaj më parë.

Kurti ia ka kujtuar LDK-së se qytetarët e Kosovës kanë votuar masovikisht për ndryshim që t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personle.

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë që takimi i fundit VV – LDK ishte mbajtur të hënën. Ani pse dy partitë u zotuan se do të nënshkruanin marrëveshjen për koalicion më së largu 72 orë pas certifikimit të rezultateve, hesapet ndryshuan kur u vu në tavolinë të diskutimit edhe pozita e të parit të shtetit, që do të pasojë Hashim Thaçin, post ky të cilin e kërkoi LDK-ja.

Pas disa përplasjeve në distancë, nga LDK-ja kishin deklaruar se i takon VV-së, që ta thërrasë takimin e radhës.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në nivelin e liderëve. /Ballkani.info

Përçarjet në partinë e dytë më të votuar në zgjedhjet e fundit në Kosovë s’kanë të ndalur edhe pas zgjedhjeve të brendshme, raporton Llapi.info.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, assesi nuk është duke u “rehatuar”. Së fundi kanë nisur pakënaqësi ndaj kryetarit të kësaj dege, njëherësh kryetar i Podujevës, Agim Veliu.

Siç mëson portali, 27 kryetarë të nëndegëve kanë dhënë dorëheqje ndaj pakënaqësive kundrejt Veliut.

Burime të Llapi.info brenda LDK-së, bëjnë të ditur se disa prej tyre që kanë dhënë dorëheqje janë nga fshati Siboc dhe Dumnicë.

Në lidhje me këtë, Llapi.info ka kontaktuar me nënkryetarin dhe zyrtarin e LDK-së, Nexhmi Rudari, i cili tha se për këtë çështje s’është në dijeni.

“Tani prej juve po dëgjoj. Nëse kish pas do ta mbahej menjëherë mbledhja e kryesisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, burimet nga brenda LDK-së (mirë të informuar), thonë se deri më tani 27 kryetarë të nëndegëve kanë dhënë dorëheqje nga posti i tyre.

Ndryshe, më 1 korrik të këtij viti, Agim Veliu u rizgjodh kryetar i LDK-së në Podujevë, i cili në garë kishte qenë i vetëm.

Duhet përkujtuar se zgjedhjet brenda LDK-së të mbajtura në këtë vit kanë kaluar me incidente të shumta, derisa në disa degë ka pasur edhe rrahje mes zyrtarëve të kësaj partie. /Kosova ime

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka thënë sot për Gazetën Express se në takimin e djeshëm ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës ka pasur avancim. Ajo nuk ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliut për ndërrim rolesh në qeveri. Por, në VV thonë se oferta e Veliut është përsëritje e propozimit të Kurtit, para zgjedhjeve.

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu sot në një bisedë për Gazeta Express ka treguar qëndrimet që Isa Mustafa i ka vënë në tavolinë të diskutimit me të parin e Vetëvendosjes.

Derisa Veliu thotë se LDK i ka propozuar VV-së që të ndërrojnë rolet në rast se nuk pajtohen që t’ua japin atyre krye parlamentarin, pesë ministri dhe presidentin, në VV thonë se dy palët ia kanë përmendur këto opsione më herët njëra -tjetrës.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku ka thënë për Gazetën Express se në takimin e djeshëm megjithatë ka pasur avancim në diskutim në mes të dy partive.

“Marrëveshja nuk është arritë mirëpo ka pasur avancim në mes të dy partive. Gjithçka që mund të themi më shumë kanë deklaruar kryetarët e dy partive dje pas takimit”, thotë ajo.

Kollçaku tutje, ka thënë që të dy partitë janë për t’i çuar përpara negociatat që të finalizohet koalicioni VV – LDK.

Rreth ofertës së Veliut, në VV shtojnë se ajo është përsëritje e ofertës Albin Kurtit para zgjedhjeve.

“Oferta e Agim Veliut sot është përsëritje e ofertës së Kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti për koalicion parazgjedhor. Mirëpo tash jemi rrethana të tjera kur dihet edhe fituesi”, thanë për Express nga sekretariati për media.
Më i prerë në deklarata ishte sot gjatë ditës nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ai tha se në parti janë marrë vesh që të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre, që janë kryeparlamentari, pesë ministri, si dhe pozita e presidentit, pasi që t’i kalojë mandati Hashim Thaçit.

Këto kërkesa, që dje i lanë pa marrëveshje dy partitë do të merren vesh se a do të plotësohen në takimin e ardhshëm që do të mbahet në nivel të liderëve Kurti – Mustafa. Deri atëherë, si duket kreu i VV-së, do të vendosë për propozimin e të parit të LDK-së.

Dy partitë tashmë kanë siguruar votat e nevojshme për Kuvend të Kosovës, nëse arrijnë të pajtohen. Procesi i zgjedhjes është në dorë të presidentit Hashim Thaçi.