Virgil van Dijk ka reaguar pas spekulimeve të fundit.

Virgil van Dijk ka mohuar raportimet për vazhdimin e kontratës në Liverpool, sipas “Sky Sports”.

Mbrojtësi holandez ka mohuar sugjerimet e paraqitura më herët gjatë këtij muaji duke sugjeruar se është në kërkim të një rroge më të madhe për vazhdimin e kontratës në Anfield, transmeton lajmi.net.

Van Dijk ka arritur sukses të jashtëzakonshëm pas transferimit në Liverpool në janar të vitit të kaluar.

Ai ka ndihmuar skuadrën e tij ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe është konkurrent për të fituar Topin e Artë. /Lajmi.net/

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka konfirmuar listën me 26 emrat që do të udhëtojnë drejt Madridit, para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Liverpool ka emëruar listën me 26 emrat për kampin stërvitor që do të mbahet në Marbella.

‘The Reds’ do të kalojnë gjashtë ditët e ardhshme në Spanjë, duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve, që do ta luajnë kundër Tottenham Hotspur, në Madrid, transmeton lajmi.net.

Skuadra që do të niset nga’John Lennon Airport’ të hënën në mbrëmje. Në këtë grup bëjnë pjesë 26 lojtarë të cilët do të stërviten në Andaluzi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të Liverpool që do të marrë pjesë në këtë kamp stërvitor, para finales së madhe.

Alexander-Arnold, Alisson, Brewster, Fabinho, Firmino, Gomez, Henderson, Jones, Keita, Kelleher, Lallana, Lovren, Mane, Matip, Mignolet, Milner, Moreno, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Salah, Shaqiri, Sturridge, Van Dijk, Wijnaldum, Woodburn.

Biletat për finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit e Tottenhamit kanë dalë në shitje online me çmim të paparë deri tash, në vlerë prej 40 mijë funtesh.

Liverpooli dhe Tottenhami do të ndajnë 33 mijë bileta për finalen që zhvillohet më 1 qershor në Wanda Metropolitano në Madrid me kapacitet prej 68 mijë ulësesh, raporton SkySports.

Fansat kanë nisur të kërkojnë në faqe të tjera online për bileta dhe janë të gatshëm të paguajnë mijëra euro, pasi UEFA i ndan pëmes lotarisë.

Në një nga këto faqet, “Stubhub”, ka bileta me çmim më të lartë se 40 mijë funte. Më e lira aty është 3455 funte.

Vetë UEFA ka thënë se shitja përmes platformave të tjera nuk është e autorizuar.

Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson, thotë se “reis”-at nuk kanë asnjë peng edhe pse e humbën titullin në javën e fundit. “Dhamë gjithçka, por asnjë peng. Kemi qenë të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit dhe dhamë gjithçka në fushë. Duhet të përqendroheshim në ndeshjen me Uolvesin.

Nuk luajtëm shumë mirë, por morëm rezultatin dhe kjo ishte gjithçka kishte rëndësi. Humbëm vetëm një herë këtë sezon, njerëzit mund të flasin për barazimet e shumta, por ne dhamë gjithçka për t’i fituar ato ndeshje.

Dhamë gjithçka gjatë gjithë sezonit. Siti është një skuadër fantastike dhe duhet t’u heqim kapelën. Sezonin tjetër do të japim gjithçka për ta fituar”, tha mesfushori. Ndërsa mbrojtësi Aleksander-Arnold tha: “Jam i zhgënjyer. Është një goditje e rëndë, por Siti provoi se është një prej ekipeve më të mira në botë. Ne humbëm vetëm një ndeshje dhe duhet ta kishim fituar titullin, por përfundoi kështu si përfundoi dhe do provojmë sërish vitin tjetër”.

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka treguar arsyen kryesore pse e la Liverpoolin para katër sezoneve.

‘Qytetarët’ e fituan titullin për herë të dytë radhazi, pasi në fund triumfuan për shkak të një dallimi vetëm një pikë me ‘Të Kuqtë’.

E më i lumturi nga kjo duket të jetë Sterling, i cili ka treguar se trofet ishin arsyeja kryesore pse u largua nga ‘Anfield’, përcjell lajmi.net.

‘’Kjo është saktësisht ajo se për çfarë kam ardhur tek ky klub, për të fituar trofe, për të qenë pjesë e këtyre momenteve’’.

‘’Jam shumë i lumtur që po fitoj për herë të dytë Premier Ligën. Është fantastike, është e mrekullueshme’’, deklaroi Sterling.

Përveç triumfit kolektiv, ai fitoi edhe çmimin si ‘Lojtari më i mirë i ri’ për edicionin 2018-19. /Lajmi.net/

Mohamed Salah është rikuperuar tërësisht nga dëmtimi dhe është i gatshëm të paraqitet në ndeshjen të cilën sot Liverpool e luan kundër Wolverhamptonit, që është ndeshja e fundit e Premierligës angleze këtë sezon, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez finalist i Ligës së Kampionëve, nga ku thonë se Salah është i gatshëm për ndeshjen e sotme e cila luhet në ora 16:00 (koha jonë) në “Anfield”, në të cilën nëse Liverpool triumfon ndërsa Manchester City nuk shënon fitore në fushë mysafire te Brighton, atëherë “Reds” do të bëhen kampion i Anglisë, për herë të parë pas 29 vitesh.

Salah, i cili nga shkaku i dëmtimit nuk luajti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (4: 0), është golashënuesi i parë i ligës me 22 gola. Nëse mbetet edhe pas ndeshjes së sotme, do të bëhet lojtari i parë i Liverpoolit që ka marrë “këpucën e artë” për dy sezone të njëpasnjëshme.

Kujtojmë se lojtarët e Liverpoolit më 1 qershor në stadiumin Metropolitano në Madrid, do të luajnë finalen e Ligës së Kampioneve kundër Tottenhamit.

Ernesto Valverde e rinovoi kontratën në mesin e muajit shkurt, por pas eliminimit në “Anfield”, e ardhmja e tij nuk është më e sigurt. Nuk ka asgjë të qartë nëse do të vazhdojë apo do të shkarkohet. Drejtuesit e skuadrës katalanase janë duke bërë një reflektim për sa i përket situatës momentale me synimin për të projektuar të ardhmen.

Por kërkojnë se si ta ringrenë sërish ekipin pas atij eliminimi të turpshëm nga Champions-i, por mbi të gjitha po kërkojnë të kuptojnë nëse Valverde është i duhuri apo duhet të largohet. Çdo vendim që do të merret është i kuptueshëm, por e sigurt është që nuk do të bëhet asnjë lëvizje apo zyrtarizim përpara finales së Kupës së Mbretit. Barcelona do të luajë më 25 maj kundër Valencias. Humbja me goleadë kundër Liverpulit e la shumë të zhgënjyer vetë trajnerin. Ishte e dyta radhazi në dy vite (edhe kundër Romës).

Nuk është më i paprekshëm dhe duket se ishtrajneri i Atletikos së Bilbaos ka humbur mbështetjen në zyrat dhe në dhomat e zhveshjes. Në orët e fundit, askush nuk është shprehur për Valverden. Kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm dhe ka opsion rinovimin edhe për një vit tjetër. Vendos Leo Mesi- Lionel Mesi nuk është thjesht një lojtar te Barcelona. Është kapiteni i skuadrës dhe fjala e tij ka shumë rëndësi edhe për të ardhmen e trajnerit. Deri tani ai ka qenë i pozicionuar pro Valverdes dhe e ka mbështetur gjithmonë. Në këto momente është e vështirë të deshifrohet mendimi i tij për vazhdimin apo largimin e trajnerit, por drejtuesit do të flasin edhe me Mesin për diçka të tillë. Nëse Leo pozicionohet pro trajnerit, atëherë Bartomeu do ta ketë shumë të vështirë ta shkarkojë pasi do të prishte ekuilibrat në skuadër dhe në dhomat e zhveshjes.

ALTERNATIVAT– Ernesto Valverde mund të qëndrojë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse drejtuesit katalanas mendojnë se në treg nuk ka trajnerë të mëdhenj dhe që mund të nisin një projekt fitues te Barcelona. Përveç Erik Ten Hagut, emri i të cilit qarkullon prej disa kohësh, ka dalë në skenë edhe Ronald Kuman. Duket shumë i vështirë sepse prej pak kohësh ka marrë drejtimin e kombëtares së Holandës me misionin dhe synimin për ta ringritur në majat e futbollit.

Sulmuesi uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez është prekur shumë nga eliminimi i Ligës së Kampionëve.

Liverpool ka rikthyer rezultatin ndaj Barcelonës – pas fitores së sotme 4:0 dhe tani ‘Reds’ do të luajnë në finalen e madhe të Madridit, përcjell GazetaBlic.

Suarez ka kërkuar falje për tifozët e Barçës, pasi sipas tij asgjë nuk ka funksionuar sot tek ekipi i katalunasve.

“Ne duhet të jemi shumë vetëkritikë, është hera e dytë që po na ndodhë e njëjta gjë, nuk mund ta bëjmë të njëjtin gabim dy vjet me radhë”, tha fillimisht Suarez.

“Ata bënë atë që donin të bënin, shënuan në fillim, ata besuan nga minuta e parë deri në të fundit”.

“Në golin e katërt ne dukemi si fëmijë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjitha kritikat që do të marrim tani”.

“Ne jemi shumë të mërzitur, shumë të lënduar, ndiejmë dhimbjen, pasi jemi profesionistë”, përfundoi ai.

Liverpool luan sonte ndeshjen e kthimit përballë Barcelonës e vlefshme për gjysmë-finalet e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë u humb me rezultatin e thellë 0-3 duke ia minimizuar shanset djemve të Kloop për të kaluar në finale.

Përtej rezultatit, Liverpool vjen edhe me dy mungesa shumë të rëndësishme si Salah dhe Firminio.

Me shumë gjasa këto lojtarë do të zëvendësohen nga Origi she Shaqiri por trajneri Kloop ka thirrur në skuadër talentin 19-vjeçar, Rhian Brewster i cili mund të bëjë deputimin e tij me skuadrë e Liverpool.

Një shans artë i për djaloshin i cili dhe në ëndrra nuk do ta kishte menduar të deputonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve përballë skuadrës ndoshta më të mirë në botë për momentin.

Liverpooli pritet të ketë mungesa të mëdha në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Reds do të jenë nikoqir të katalunasve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në Anfield dhe vendasit synojnë të bëjnë befasi pas humbjes 3-0 në Camp Nou.

Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë, jo vetëm për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, por edhe për mungesat që Reds do t’i kenë.

I pari që është i konfirmuar se do të mungojë është mesfushori Naby Keita, i cili u detyrua ta lëshoj ndeshjen e parë në fillim të lojës dhe do të mungojë dy javë.

SNjë emër tjetër që do t’i mungojë klubit anglez është edhe sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, i cili ka pësuar lëndim në stërvitjet para ndeshjes ndaj Newcastle.

Droja e madhe e klubit anglez është mungesa e mundshme e yllit egjiptian, Mohamed Salah, i cili është në dyshim për këtë ndeshjes pas lëndimit të pësuar në ndeshje ndaj Newcastle, ku u detyrua të zëvendësohet në pjesën e dytë.