Çifti zviceran që po e akuzon Loredanën për mashtrim, ka reaguar pasi Loredana u shpall “Artistja më e mirë në Zvicër”, nga “MTV EMA”.

“Loredana nuk duhet të marrë ndonjë çmim”, me këtë titull e nisi artikullin për Loredanën prestigjiozja “Blick.ch”.

Reperja Loredana Zefi (24) është vlerësuar me çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” nga MTV në Sevilla, Spanjë, shkruan Blick.ch, transmeton lajmi.net.

Kjo gjë nuk u përshtatet viktimave të supozuara të mashtrimit.

Blick njoftoi më parë se, Loredana Zefi (24) akuzohet nga një çift nga kantoni i Valais se ua mori mijëra franga.

Sidoqoftë, reperja u nderua si artistja më e mirë zvicerane në “MTV Europe Music Awards” në Sevilla, të Spanjës.

Për më tepër, reperja e cila thuhet se çiftit iu paraqit si “Anna Landmann”, u fotografua me superyllin e futbollit, Cristiano Ronaldo (34 vjeç). Viktimat ndihen të hutuar pasi panë fotot.

Derisa Loredana pozoi në tapetin e kuq, çifti zviceran po presin për paratë në Valais.

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por, unë nuk mund ta ndryshojë atë”, ka thënë bashkëshorti i Petras.

Ai thotë se deri tani nuk ka pasur kërkim falje, kurse shton “Do të më pëlqente sikur të kishte fituar Stefanie Heinzmann (30 vjeçe). Ajo vjen nga rajoni ynë dhe nuk i ka borxh askujt para”.

Çifti reagoi publikisht edhe kur Loredana bleu një “Mercedes S 62 Coupe” të ri.

“Ne jetojmë në varfëri, Loredana ka tre makina”, kishte thënë e zhgënjyer Petra Z, transmeton lajmi.net.

Pasi u publikua fotoja e Loredanës me Ronaldon, reagime pati edhe në internet, me këtë rast komentuesit thonë se futbollisti mund të vuajë nga takimi me reperen.

“Tani e dimë se tek kush do të zhvendoset ajo. Petra ishte vetëm fillimi!”, shkruan një komentues.

Kujtojmë se Loredana në një konferencë para medieve në Prishtinë, kishte mohuar pretendimet e çiftit zviceran, duke thënë se Petra Z. ia kishte dhënë paratë vullnetarisht. /Lajmi.net/

Suksesi evropian i “Sweet but Psycho” u kurorëzua dje për Ava Max me çmimin “Best Push” në MTV Europe Music Awards 2019.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe e lindur në SHBA arriti të mposhte konkurrencën e Billie Eilish, H.E.R., Mabel dhe Rosalía, duke marrë një çmim të rëndësishëm për artistët e rinj në evenimentin më të rëndësishëm të muzikës në Evropë.

Ava ishte edhe një performueseve në skenën e Seviljes, ku elektrizoi publikun me hitet e saj “Torn” dhe “Sweet but Psycho”.

Loredana ishte artistja tjetër shqiptare që u vlerësua në MTV Ema. Ajo u shpall si këngëtarja më e mirë zviceriane për vitin 2019-të, ndërkohë që në të njëjtën kategori ishte edhe shqiptarja tjetër Ilira.

Bebe Rexha, gjithashtu këngëtare me origjinë shqiptare, ishte nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, për këngën “Call You Mine” të publikuar me The Chainsmokers, por pa mundur të fitojë./Top channel

Reperja shqiptare dhe futbollisti portugez janë takuar në Sevillë.

Në organizimin e mbajtur nga ‘MTV Europe music awards’ në Sevillë, shumë emra të njohur nga bota e sportit dhe shoubzit kanë udhëtuar në qytetin andaluzian, shkruan lajmi.net.

Pak më parë ndamë disa imazhe të Ronaldos me bashkëshorten e saj, dhe tani është reperja Loredana që ka ndarë një imazh me yllin e kombëtares portugeze.

Loredana është nominuar për çmimin ‘Best new swiss artis’ dhe është favorite për ta ‘rrëmbyer’ këtë çmim. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

@cristiano

A post shared by Loredana (@loredana) on

Loredana ka treguar se kujt ia dedikon gjitha sukseset e saj.

Loredana Zefi është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Nuk janë të pakta fotografitë që reperja ia publikon vajzës së saj Hanës, të cilës tashmë ia dedikon çdo sukses.

Loredana ka publikuar një fotografi, në të cilën u shfaq me vajzën në krah dhe një pllakë që ka marrë për njërin nga projektet e saj.

“Nga rruga, Hana nuk ka plan për 1! Gjithçka vetëm për ty Hana!”, ka shkruar ajo sipër imazhit të ëmbël.

Për ndryshe, Loredana së fundi i ka dhënë fund lidhjes me reperin Mozzik. /Lajmi.net/

Reperja shumë e përfolur, Loredana Zefi e cila jeton dhe vepron në Zvicër, vazhdon të komentohet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Mozzik, kjo pasi dyshja hoqën të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale dhe tashmë as nuk ndiçen nga njëri-tjetri.

Këtë para pak minutash e ka konfirmuar edhe vetë artistja përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Lori tha se gjatë kësaj periudhe do punojë edhe më shumë pasi tashmë paratë që dërgon në shtëpi janë të përgjysmuara sepse me Mozzik kanë vendosur t’i ndajnë rrugët private si dhe ato biznesore.

Shkrimi i saj i plotë në Instagram:

Për të gjithë fansat e mi! Siç e keni vënë re tashmë, unë aktualisht jam ndarë nga Mozzik. Ne të dy vendosëm të bënim një pushim – biznes, si dhe privat. Për mua, kjo aktualisht do të thotë ndryshim shumë i madh jetësorë prandaj edhe do të punoj edhe më shumë. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur që vetëm unë të përformojë në turneun, BONNIE & CLYDE TOUR 2020. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen përsëri për të gjetur njëri-tjetrin.

Tani e tutje, unë e çoj bukën vetëm në shtëpi dhe kjo është arsyeja pse unë do të punoj edhe më shumë dhe të përshpejtoj. Mund t’ju premtoj se do të bëj maksimumin në turne.

Tani e tutje, jam një nënë beqare,  gjë e cila vetëm më bën më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen – turneu po shkon perfekt! KING LORI TOUR 2020 // E ftuar speciale (Hana). /arbresh.info

Loredana ditë më parë publikoi video-projektin ‘Genick’.

Loredana Zefi ditë më parë publikoi albumin e saj të parë në karrierë dhe bashkë me albumin për fansat e saj solli edhe një videoklip të ri, shkruan lajmi.net.

Kënga e titulluar ‘Genick’ po del të jetë hiti i radhës nga reperja kosovare e cila brenda tre ditëve arriti katër milionë klikime në Youtube me klipin e saj të ri.

Edhe albumi i parë i Loredanës po pëlqehet nga publiku ku ndër këngët më të spikatura është bashkëpunimi me Getinjon ‘Feuer’. /Lajmi.net/

Mozzik dhe Loredana marrin këtë vendim Reperi i njohur,  Mozzik dhe reperja Loredana Zefi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it. Kohëve të fundit ata janë përfolur për një ndarje mirëpo asnjëri nga ta nuk e ka pohuar as mohuar këtë, shkruan rtv21.tv.

Çifti siç duket kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje dhe siç po shihet tani e kanë tejkaluar këtë problem. Mozzik gjatë një postimi në llogarinë ë tij në Instagram ai po e përkrah gruan e tij, në projektin e saj të ri. 

Projekti i Loredanës do të dal nesër në orën 23:59. Loredana dhe Mozzik në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzur me emrin Hana.

Dyshja deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur mijëra klikime në Youtube. “Eiskalt”,  “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e çiftit, të cilat i sollën të shoqëruar me videoklipe. /21Media

Loredana Zefi i ka habitur të gjithë me postimin e fundit.

Reperja Loredana Zefi është aktive në Instagram, shkruan lajmi.net.

Emri i saj kohët e fundit ka qenë ndër më të komentuarit në mediat rozë për arsye të ndryshme, e së fundmi lidhur me krizën me reperin Mozzik.

Për këtë çështje nuk kanë folur asnjëri, mirëpo fakti se ai nuk e ka uruar për ditëlindje e nuk u panë bashkë në festë ngjalli shumë dyshime.

Pas gjithë kësaj Loredana ua ka bërë kokën lëmsh të gjithëve. Ajo e ka bërë një postim në Instagram dhe pranë tij ka thënë se do të martohet me një femër./Lajmi.net/

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të. Ndërsa dje ka publikuar projektin e saj të radhës me reperin me prejardhje nga Turqia, Meron. Projekti është titulluar “ Kein Problem”. Vetëm disa orë pas publikmit, kënga ka arritur më shume se 450 mijë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv.

Loredana ka pasur një sukses të madh në projektin e saj të fundit “Eiskalt”, që e solli në bashkëpunim me partnerin e saj, Mozzik. Kënga tani ka arritur më shume se 16 milionë klikime./21Media

Po flitet për krizë mes çiftit Loredana dhe Mozzik.

Para disa ditësh është raportuar se reperi Mozzik dhe partnerja e saj Loredana po shkojnë drejt ndarjes, shkruan lajmi.net.

Dyshja nuk kanë folur lidhur me këtë fakt mirëpo janë disa detaje të reja çojnë në dyshime për prishje të raporteve mes dyshes.

Loredana sot feston ditëlindjen, e Mozzik nuk e ka uruar fare publikisht, mirëpo edhe në një postim ku ajo shihet duke festuar natën e kaluar, reperi nuk është askund.

Të paktën në atë postim Mozzik nuk shihet, e se çfarë po ndodh me çiftin, a do të ketë ndonjë sqarim për publikun e fansat e shumtë mbetet të shihet./Lajmi.net/