Ajo ishte qendra e vëmendjes muajin e kaluar, sepse ajo u akuzua për mashtrim dhe zhvatje të një çifti zviceran. Edhe pse ajo është ende nën hetime kjo nuk e ka ndalur artisten që të zhvillojë artin e saj.

Më pak se një javë më parë, ajo përjetoi edhe humbjen e një të dashuri të familjes. Babai i saj ndërroi jetë, duke e lënë atë dhe familjen e saj shumë të pikëlluar.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve fatkeqe në jetën e saj, Loredana sot publikon projektin e saj më të ri i cili do të quhet “Labyrinth”.

Projektin e saj ajo ia dedikon babait të saj, duke shkruar në Instagram:

“Babë falënderoj Zotin që të paktën të la të shijoje fillimin e suksesit tim…e tani e tutje do i jap edhe një herë më shumë mund vetëm për shpirtin tënd. Pusho i qetë, unë do të të bëj krenar!”

Reperja e njohur pak ditë më parë ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmine trishtë.

Babai i saj Lush Zefi ishte ndarë nga jeta dhe me anë të një postimi falenderoi të gjithë ata që i kishin qëndruar afër në këto ditë të vështira.

Gjithashtu nuk mungoi as postimi nga bashkëshorti i saj Mozzik ku shkruante ndër të tjera:

‘Do të kujtoj sa të jem gjallë’.

Dhe ditën e djeshme Loredana i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj dhe më vonë ka publikuar dhe disa foto ku me fjalët që ka thënë për të ka prekur të gjithë ndjekësit.

“Falemindierit baba. Ne jemi 10 vëllezër e motra, dhe e kemi nënën më të mirë. Sot qëndruam tek varri yt për ta dhënë lamtumiren. Mos e harro një gjë: Nuk më intereson asgjë kur është në pyetje familja dhe kjo është ajo që unë do ta bëjë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Prej ditësh në media po komentohet për ngjarjen dhe akuzat lidhur me Loredanën. Pasi një çift zviceran tha se këngëtarja i kishte marrë 900.000 franga, një tjetër rast u bë i ditur ku ish-shoqja e Loredanës tregonte se ajo dhe vëllai i reperes i kishin marrë kartën e kreditit dhe i kishin harxhuar të gjitha lekët.

Por çdo ditë e më shumë akuza të reja dalin për reperen dhe siç duket tashmë mund të jenë përfshirë edhe anëtarë të tjerë të familjes e bëhet fjapë për njërin prej vëllezërve të reperes që konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” dhe vëllai i Mozzik-ut, Getinjo.

Petra Z., viktima e rastit Loredana, jo vetëm që i transferoi para reperes, por sipas 20min.ch, paratë rrodhën edhe tek anëtarët e shumtë të familjes.

Vëllai i saj me emrin Berat, duke u paraqitur si “Antonio Cas”, mori nga Petra Z. 200 mijë franga të gatshme ndërkohe nëna e Loredanës mori rreth 3500 franga zvicerane.

Image

Vëllai i Mozzik-ut, i cili gjithashtu është një artist i suksesshëm kosovar që ka arritur të jetë në krye të listave shqiptare gjatë vitit 2016, mori 12 mijë franga nga Petra Z, më 13.12.2017. Kjo është dëshmuar me urdhërpagesa, të cilat i ka në dispozicion 20min.ch.

Petra Z. ishte mashtruar duke menduar se shumat e transferuara do të përdoreshin për të marrë paratë e saj nga kredia e saj. Përveç kësaj, më 2 gusht 2018, një i afërm i Loredanës, përdori kartën e kreditit të Hans Z., burrit të Petra Z., për të porositur kozmetikë me vlerë 60 dollarë në internet.

Vëllai tjetër i reperes, Agoni, e mbajti Petra Z, për disa muaj duke i premtuar me dhjetëra mesazhe se ajo do t’i merrte paratë e saj. Petra Z ka transferuar para edhe për vëllanë tjetër të Loredanës me emrin Faton.

Pse Petra Z. ia transferoi paratë këtyre personave të panjohur?

“Loredana më kërcënoi”, shpjegon viktima.

Ajo tha se nëse nuk paguaj, nuk do t’i shoh kurrë më paratë e mia, shpjegoi më tej Petra Z.

Pasi u arrestua Loredana Zefi, Fatoni, vëllai i saj, e thirri Petra Z. nga Kosova, të martën e kaluar.

“Ai më tha se ishte faji im që policia ka marrë një grua që ka fëmijë të vogël dhe ka bastisur shtëpinë e saj”, thotë Petra Z.

Siç tregojnë hulumtime të 20min.ch, Fatoni u dëbua nga Zvicra. Në maj të vitit 2016, Gjykata e Luzernit, hodhi poshtë ankesën e tij, pasi Fatoni ishte i ndjekur penalisht. Që nga viti 1999, ai është dënuar jo më pak se 73 herë për vjedhje, sipas prive.al. 

Image

Konferenca e djeshme për shtyp e reperes Loredana dhe bashkëshortit të saj Mozzik është ndjekur me shumë interes edhe nga mediat zvicerane.

Duket se ata kanë pasur mendimet e tyre për deklaratat që ka lëshuar reperja, e cila sqaroi gjithçka, duke pranuar se paratë janë marrë, por me dëshirë dhe vullnet nga pala tjetër, në këtë rast nga çifti zviceran, dhe se nuk është ajo shumë parash që është përfolur në media.

Ajo çfarë i ka bërë përshtypje portalit zvicerian “20 Minuten” ka qenë deklarata e avokatit Tomë Gashi, i cili është shprehur se 700 00 mijë franga në Zvicër nuk janë dhe aq shumë para, pasi standardi i jetesës është më i lartë se në Kosovë.

Gjithashtu po kjo media raporton se deklarata e avokatit Tomë Gashi ku sqaron se “në qoftë se Loredana përfaqëson të gjithë shqiptarët, atëherë kjo është gjë shumë e mirë”, nuk ishte aspak e hijshme.

Ndërkohë një tjetër media “blick.ch” është tallur me figurën e Loredanës duke e krahasuar me atë të ndjerit Karl Lagerfield, ikonën e modës botërore. Ky krahasim erdhi për shkak të veshjes së reperes në konferencën e sotme.

Image
Image