Gili dhe bashkëshorti i saj, Ilir Berani kanë 35 vite së bashku.

Në gjithë këto vite, nuk do ishte gabim të pyesnim nëse martesa e tyre ka kaluar ndonjë krizë ose jo!Gili u përgjigj kështu në “E Diell”:

“Para se të vinim në program, bëmë luftë në veturë, në shtëpi, në rrugë, por këtu (TV) jemi mirë” u përgjigj duke qeshur ajo. “Cila martesë nuk ka probleme, nga ato të voglat teknike” ka argumentuar më tej këngëtarja. “Nuk kam pasur kriza të mëdha sepse familja është e shenjtë, fëmijët janë aty për të na mbajtur baraspeshën, për të treguar që nuk jemi më të rinj, kemi një moshë që duhet të jemi në shërbim të tyre” ka deklaruar ajo.

Sa i takon raportit më bashkëshortin, Gili tregoi me shaka se e ka gjetur gjithmonë formën që të jenë gjithmonë bashkë dhe ai të mos e “mashtrojë”. /Lajmi.net

Meltem Miraloglu është kurorëzuar me martesë në fshehtësi me miliarderin amerikan 80-vjeçar“>80-vjeçar.

Megjithëse ishte munduar që martesën ta mbante larg syve të publikut, mediat turke e kanë zbuluar lajmin i cili po bën xhiron e rrjetit.

Dasma e çiftit është mbajtur 10 ditë më parë dhe aktorja ka shkuar në Amerikë.

Çfarë i ka bërë të gjithëve përshtypje është fakti se Meltem ka luajtur rolin e një vajze të re në serialin “Jeta vazhdon” tetë vite më parë dhe në film, ajo martohej me një 70-vjeçar.

Duket se ky rol i ka parashikuar asaj të ardhmen, pasi historia e serialit u realizua në jetën reale. /Albeu

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është i bindur se do të ndodh koalicioni LDK-VV, duke thënë se nuk duket si “martesë” e vështirë, transmeton Literal Media.

‘’Kryeministrin e ka vendosur populli më 6 tetor. Subjekti që del i pari fiton mandatin për formimin e Qeverisë. LDK dhe VV nuk janë një martesë e vështirë sic duket’’, tha ai.

‘’Qe një vit e gjysmë kemi pasë bashkëpunim të mirë. Është racionale dhe e dëshirueshme njëkohësisht’’, shtoi Kurti. /Literal media

Tashmë dhe siç është bërë e ditur rrjete sociale janë vendet ku shumë nga personazhe të njohur ose të thjeshtë kanë gjetur dashurinë e tyre.

Kjo ka ndodhur dhe për reperin e njohur Skerdi Ago i i cli prej kohësh është i lidhur me gazetaren e njohur Vesa Rama e cila është 6 muajsh shtatzënë.

I pyetur nga ndjekësit se  se si e ka njohur Vesën ai ka treguar se shkesi ishte Instagrami.

Image

Më parë Skerdi ka treguar se ka folur me Vesën në Instagram për një intervistë që do i bënte në portal dhe aty ka nisur gjithçka.

Reperi është pyetur gjithashtu edhe për dasmën dhe ka konfirmuar lajmet se do martohet së shpejti pasi fëmija të vijë në jetë. /Syri.net

Image

Sa më të vjetër që të martoheni, aq më të vogla do të jenë shanset për t’u ndarë, thuhet sipas një studimi. Një analizë nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se pas një pike të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20-ave, rreziku nga ndarja fillon të rritet përderisa plakeni. Rreziku nga divorci fillon të rritet në mënyrë të vazhdueshme në fillim të 20-ave, por diku në të 30-at e hershme ai fillon të bjerë.

Siç edhe tha Wolfinger: “Ata të cilët martohen në të 20-at e tyre kanë më shumë gjasa që të divorcohen sesa ata të cilët martohet në të 30-at e tyre.” Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA.

Rreziku më i madh i divorcit të çifteve të rinj vjen nga një kuptim intuitiv – në fillim të 20’ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person i cili dukej shumë i mirë për ty kur ishe 19 duket më pak i mirë kur je 30.

Është e rëndësishme ta dini që ne po flasim vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30-ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët. Duke parë normat e divorceve, Wolfinger gjeti se njerëzit të cilët u martuan në moshën 35-vjeçare kishin 19% më pak rrezik për t’u divorcuar, krahasuar me ata të cilët ishin martuar në të 20-at e tyre.

(Kosova Sot Online)

Një prej emrave të njohur të shoubizit i ka dhënë fund beqarisë.

Artisti i njohur, Macro, e ka kurorëzuar me martesë dashurinë me Eritën, shkruan lajmi.net.

Çifti janë të lidhur prej një kohe të gjatë e ishte pikërisht nusja ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit një foto në të cilën shihet me vello e lumtur pranë bashkëshortit por nuk kanë munguar postime edhe nga vetë Macro.

Kujtojmë se ai jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës dhe njihet për bashkëpunimin me reperin shqiptar Capital T në këngën “Ces’t la guerre” të publikuar para dy vitesh, këngë kjo e cila ka grumbulluar mbi 24 milionë klikime në Youtube./Lajmi.net/

Cristiano Ronaldo ka folur për planet rreth martesës me Georgina Rodriguez.

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai planifikon të martohet me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Futbollisti 34 vjeçar dhe e dashura e tij, 25 vjeçe, janë në lidhje që nga viti 2016 dhe pranon se është ëndërr e nënës së tij që çifti të martohen.

Duke folur me Piers Morgan, ai tha: “Ajo më ka ndihmuar shumë. Sigurisht unë jam i dashuruar me të. Ne do martohemi një ditë, është ëndrra e nënës time”.

Georgina u fut mirë në jetën e Ronaldos dhe të fëmijëve të tij, Cristiano Jr, 9 vjeç, binjakët Eva dhe Mateo, dy vjeç dhe Alana 22 muajshe.

Georgina kohën e fundit pranoi se nuk është e lehtë të jesh në lidhje me dikë të famshëm si Ronaldo.

Ish-asistentja e dyqanit rrëfeu se ishte dashuri në shikim të parë kur u takuan për herë të parë dhe zbuloi gjithashtu se si ajo josh futbollistin. /Lajmi.net/

Bukuroshja shqiptare, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.

Çifti i popullarizuar i skenës u njohën gjatë xhirimeve të hit serialit komik, “O Sa Mirë”, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua vetëm disa muaj më parë.

Pasi e bënë publike lidhjen e tyre, ata njoftuan edhe për datën e dasmës, të cilën kishin vendosur ta bënin në shtator.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga dita e rëndësishme e jetës së tyre, të cilën e kanë zbukuruar më shumë edhe shumë yje të njohura me prezencën e tyre.

Është raportuar se pas martesës, moderatorja dhe aktori do të jetojnë në Kosovë. /Alsat M

Që prej kur ishin martuar Alexis Brett dhe David, familja e tyre ishte e mbushur me djem.

Megjithatë, kjo ndërroi kur pas 15 vitesh martesë dhe 10 djemsh, ata u bënë me një vajzë, transmeton lajmi.net.

“Ne morëm malin. Po prisja të lindja një djalë tjetër, por kur e kuptova se isthe një vajzë, fytyra ime ndërroi tërësisht”, deklaroi Alexis për The Mail.

Lindja e vajzës së saj, të emëruar Cameron pas aktores Cameron Diaz, ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm tek vëllezërit e saj, mosha e të cilëve rangohet nga 2 në 17 vjeç.

“Ajo tashmë është duke pasur ndikim pozitiv tek djemtë. Në përgjithësi, ata janë sjellur shumë më mirë në prezencë të saj, duke u munduar të qëndrojnë të qetë që të mos e zgjojnë nga gjumi”, deklaroi tutje nëna e 11 fëmijëve.

Arritja e Cameron, e cila peshoi 3,2 kilogramë kur lindi, konsiston në kompletimin e familjes së Alexis.

“Ne duhet të ndalemi që nga tani”, tha Alexis duke qeshur. /Lajmi.net/

Loredana Zefi i ka habitur të gjithë me postimin e fundit.

Reperja Loredana Zefi është aktive në Instagram, shkruan lajmi.net.

Emri i saj kohët e fundit ka qenë ndër më të komentuarit në mediat rozë për arsye të ndryshme, e së fundmi lidhur me krizën me reperin Mozzik.

Për këtë çështje nuk kanë folur asnjëri, mirëpo fakti se ai nuk e ka uruar për ditëlindje e nuk u panë bashkë në festë ngjalli shumë dyshime.

Pas gjithë kësaj Loredana ua ka bërë kokën lëmsh të gjithëve. Ajo e ka bërë një postim në Instagram dhe pranë tij ka thënë se do të martohet me një femër./Lajmi.net/