Reperi i njohur Mozzik, ka qenë një emër mjaft i përfolur muajve të fundit.

Që kur nëna e vajzës së tij, Loredana Zefi, bëri njoftimin se do të ishte tashmë një nënë beqare – interesimi për jetën e reperit nga Ferizaj vetëm sa vjen e rritej.

Duket se lidhur me të gjitha ngjarjet e tij të fundit në jetë, ai ka vendosur që të reagojë së fundmi përmes një shkrimi të ndjeshëm, të bërë në InstaStory.

Mozzik ka shkruar se pa marrë parasysh sfidat, asgjë nuk do ta ndalojë drejt rrugës së suksesit, dhe se është mirënjohës për të gjitha ato që ka rritur rrethuar nga personat që e shoqëruan në këtë rrugëtim.

“Do qëndroj pa lëvizur karakterin vetëm duke forcuar atë, do i qëndroj besnik sakrificave të mia falë atyre që jam këtu…Do i rikujtoj të gjitha momentet e hidhura, në momentet më të mira që ta di që ato po nuk i mbajte mirë, ikin e nuk kthehen më…Do eci kryelartë pa ndalur epshin për sukses…Do kujtoj fytyrën e nënës kur e bëra të qante…e si lotëve të saj i shpalla luftë që t’ia kthejë buzëqeshjen nga që e meriton…Më duaj ose më urrej, të dyja janë ndjenja”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

Foto: Mozzik/InstaStory

Përndryshe, reperi ka paralajmëruar edhe se me 8 nëntor, do të publikojë këngën e tij më të re me titull “Dhelpër dinake”. /Telegrafi/

Ndikimi i jetës private në atë profesionale ndikon shumë te çdo artistë. Edhe Mozzik së fundmi ka kaluar në një periudhë të vështirë të jetës së tij, duke u ndarë me gruan e tij, Loredanën.

Pas konfirmimit të Loredanës se ata do të kenë një pushim si në jetën private ashtu edhe në biznes, tani edhe Mozzik vjen me një mesazh, shkruan rtv21.tv.

“Ndoshta nuk di gjithçka, por e di që Zoti nuk ka Instagram, por prapë më ndjek kudo”, ka shkruar Mozzik në gjuhën gjermane. Loredana po ashtu bëri të ditur se në turneun BONNIE & CLYDE do të performojë e vetme. Ndryshe, më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, Hanës. /21Media

Pas ndarjes, Loredana dhe Mozzik janë fokusuar te muzika dhe kanë premtuar projekte të reja, pavarësisht se anuluan koncertin e përbashkët që kishin planifikuar. Por pas dore nuk kanë lënë gjënë më të rëndësishme, vajzën e tyre të vogël, për të cilën do të kujdesen së bashku.

Madje ata kanë marrë një vendim për llogarinë e Hanës në Instagram në të cilën ka pasur disa ndryshime së fundi. Llogaria menaxhohej vetëm nga Loredana por tashmë, biografia e saj është përditësuar duke shtuar edhe babin Mozzik.Duket se ish-çifti do të vijojë secili me postimet e veta të  fotove dhe videove nga momentet që kalojnë me vajzën e tyre. /Lexo.al

Loredana dhe Mozzik me shumë gjasa i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pavarësisht se ende nuk kanë pranuar asgjë publikisht.

Ata kanë disa kohë që nuk janë parë bashkë dhe ditëlindjet i festuan të ndarë.

Madje, Loredana dhe Mozzik as nuk e uruan njëri-tjetrin në rrjetetsociale.

Në fillim ata nuk reaguan fare lidhur me lajmet, megjithatë postimet e fundit që po bëjnë në rrjetetsociale, kanë ngjallur shumë dyshime.

Duket se këngëtarët po hedhin kunja për njëri-tjetrin dhe e fundit është Loredana.

Reperja ka publikuar në Instastory dy foto dhe në secilën prej tyre ka shkruar dedikime që mund të jenë për Mozzik.

Tek fotoja e parë ajo shfaqet para një pasqyrë dhe në të shkruan: “Unë ta thyej zemrën aq sa ti të mos e ndjesh më”.

Ndërsa në foton tjetër ajo i drejtohet një ish të dashuri.

“Nëse nuk je e lumtur me jetën tënde, thjesht mendo që dikush po takohet me ish-in tënd dhe mendon se ai është special”, shkruan Loredana.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë fshirë nga Instagram-i fotot ku shfaqeshin bashkë dhe kanë lënë vetëm ato të koncerteve. Gjithashtu ata nuk ndiqen as në rrjetetsociale. /Albeu

Mozzik ka treguar se kush mendon se është këngëtarja më e mirë shqiptare dhe nuk është Loredana.

Mozzik së fundi iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në Instagram, të cilët donin të dinin më shumë rreth tij, shkruan lajmi.net.

Një prej tyre e pyeti se çfarë mendon për Kidën dhe a do të ketë ndonjë tjetër bashkëpunim me të.

“Kida kongtarja ma e mir n’troje Shqiptare”, ishte përgjigja e Mozzik, i cili nuk tregoi nëse do bëjë ndonjë duet me të.

Për ndryshe, Kida ishte së fundi e pranishme në promovimin e albumit të ri nga Loredana. /Lajmi.net/

Mozzik po sjell diçka të re.

Ka pak ditë që Loredana ka lansuar albumin “King Lori”, të cilin e promovoi në një ndejë ku mblodhi miqtë dhe bashkëpunëtorët, shkruan lajmi.net.

Por, edhe Mozzik gjatë kësaj periudhe ka punuar pa ndalë rreth projekteve të reja, të cilat duket se do t’i përmbledh në një album.

Ai së fundi i është përgjigjur ndjekësve në “InstaStory”, ku një prej tyre e pyeti “Detaje rreth albumit?”.

Përgjigja e Mozzik ishte “Secila kong “HIT” nuk mujsha ndryshe m’falni”, ku la të kuptohej se bëhet fjalë për album dhe supozohet që “HIT” të jetë titulli i tij.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur reperi kësaj radhe. /Lajmi.net/

Mozzik dhe Loredana marrin këtë vendim Reperi i njohur,  Mozzik dhe reperja Loredana Zefi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it. Kohëve të fundit ata janë përfolur për një ndarje mirëpo asnjëri nga ta nuk e ka pohuar as mohuar këtë, shkruan rtv21.tv.

Çifti siç duket kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje dhe siç po shihet tani e kanë tejkaluar këtë problem. Mozzik gjatë një postimi në llogarinë ë tij në Instagram ai po e përkrah gruan e tij, në projektin e saj të ri. 

Projekti i Loredanës do të dal nesër në orën 23:59. Loredana dhe Mozzik në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzur me emrin Hana.

Dyshja deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur mijëra klikime në Youtube. “Eiskalt”,  “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e çiftit, të cilat i sollën të shoqëruar me videoklipe. /21Media

Loredana dhe Mozzik këto ditë kanë qenë temë kryesore e medieve rozë.

Në shtypin rozë kanë qarkulluar thashetheme se Loredana dhe Mozzik po kalojnë një krizë në lidhje, e cila po i çon drejt ndarjes.

Por, derisa asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar rreth kësaj çështjeje, mbetet vetëm thashethem.

Megjithatë, ishte Loredana ajo e cila përmes postimeve të fundit në rrjete sociale, ka dhënë detaje për biletat e koncerteve të turneut të ri.

Në këtë turne, ajo ka koncerte të njëpasnjëshme bashkë me Mozzik, ndërsa tregoi se në cilat vende ka mbaruar shitja e biletave.

Të njëjtën gjë e bëri edhe Mozzik, i cili postoi detajet lidhur me turneun e vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se “Eiskalt” titullohet projekti i fundit muzikor nga Loredana në bashkëpunim me Mozzikun. /Ballkani.info

Për një kohe, emrat e tyre ishin më të lakuarit në kuadër të lajmeve të shoubizit.

Në fakt, nuk ishte muzika e tyre ajo që i vuri plotësisht në qendër të vëmendjes çiftin Loredana Zefi dhe Mozzik, por zhvillimet e tyre në jetën private, shkruan “Kosovarja”.

Është mëse e njohur afera në të cilen ishte përfshirë Loredana. Lajmi se ajo përfitoi shuma tejet të mëdha parash nga një çift zvicëran, pushtoi mediat e Evropes.

Çështja vazhdon, por tani me këtë gjë po merren organet kompetente, ndërkohë që qarkullojnë zëra që dyshja aktualisht nuk po kalojnë ditet më të lumtura si çift.

Mozzik së fundi anuloi edhe një koncert, me arsyetimin se nuk ishte mirë me shendetin, shkruan “Kosovarja”.

YOU MAY LIKE

Për Mozzikun ishte ëndërr e kthyer në realitet. Ditën e djeshme ai dhe Unikkatil kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë nën titullin “Shqiptar”. Teksti është shkruar nga të dy reperët dhe është pritur mjaft mirë nga publiku ku ende pa u mbushur 24 orë ka mbi 600 mijë klikime në Youtube.

Mozziku e ka shprehur gjithmonë admirimin për ikonën e muzikës hip hop në Shqipëri, Unikkatil dhe për këtë projekt u shpreh se i është realizuar një ëndërr. Sigurisht që fansat e pëlqyen shumë, por ka edhe nga ata kritikët që e shprehin mendimin e tyre në komente. Disa prej tyre nuk kane mirepritur pjesen ku kendohet ne gjuhe gjermane pasi qe kenga titullohet “Shqiptar” dhe per kete arsye kane kritikuar neper komente.
/In life/

sghqhiptar2.png
shqiptar3.png
shqiptar1.png